Publikohet studimi mbi lehtësitë tatimore dhe sa është nxitur konsumi

Publikohet studimi mbi lehtësitë tatimore dhe sa është nxitur konsumi

Këtë fundjavë ALTAX publikon një analizë përsa lidhet me përgjigjen e pyetjes që është edhe titulli “A munden lehtësitë tatimore të përkohshme të stimulojnë shpenzimet konsumatore?”

Bazuar në statistikat zyrtare, analiza sqaron problemin e përfitimeve tatimore duke iu përgjigjur titullit nga disa këndvështrime.

Theksi në këtë analizë vihet te disa momente që nuk duhet të vijojnë edhe më tej njësoj.

Analiza na orienton, se njësoj si ka objektiv kryesor Banka e Shqipërisë mbajtjen e inflacionit Brenda nivelit 3%, po ashtu duhet të kishte vendosur objektiv edhe qeveria për të ulur informalitetein në nivele të përafërta me vendet e rajonit dhe me synimin që në krye të dekadës qeverisëse, që sapo u mbyll të ishte në nivelet e evazionit të vendeve të BE-së.

Ndërkohë, duke mbajtur një nivel të ulët evazioni do të kishte efekt direkt edhe në një nivel të ulët të punësimit informal. Mbajtja e informalitetit të punës në nivele të ulëta duhet të ishte një tjetër objektiv i rëndësishëm i politikës së punësimit.

Nëse do të ishin vendosur këto objektiva nga qeveria vite më parë, në vetvete do të kishin nxitur edhe veprime më të forta dhe më efektive në një gamë të gjerë fushash e politikash.

Politikat aktuale duhet të mbahen në përputhje me realitetet aktuale. Në ekonominë shqiptare,  të vetëpunësuarit janë zakonisht punonjës të pavarur, me të ardhura të ulëta dhe rrjedhimisht nuk pritet të paguajnë shuma të konsiderueshme taksash.

Politikat që duhet të miratohen në të ardhmen e afërt dhe atë afatgjatë nuk mund të nxisin një ndryshim të proceseve dhe procedurave brenda vitit, por me hapa të matur dhe të konsultuar me shumë aktorë. Vendimet politike duhet të nxiten nga studime fizibiliteti, për objektiva të arritshëm dhe të përthithshëm nga realiteti ekonomik dhe social.  Kështu, fokusi duhet të jetë në promovimin e një tranzicioni afatgjatë dhe i pandikuar nga mendësia e përfitimeve elektorale, pasi në radhë të parë duhet ti shërbejë vendit dhe të ardhmes.

Në gjithë këtë analizë, ajo që ne sugjerojmë, si një përsëritje të sugjerimeve edhe më përpara është se nevojitet një strategji politike gjithëpërfshirëse dhe në disa aspekte graduale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: