Termat dhe kushtet

Termat dhe kushtet


Rrjeti Shqiptar i Profesionistëve që ofrojnë Kërkime, Shërbime ligjore, Këshillim, Auditim, Kontabilitet, Taksim, Marrëdhënie Punësimi dhe Edukim për Profesionistët e Rinj

Portali jonë proaktiv për mbështetjen e vendimeve për biznesin apo jetën tuaj financiare mund t’ju ndihmojë të gjeni një ndihmës tatimor, të bëni zgjedhje për përfitimet tatimore dhe shumë më tepër!

Merrni përgjigje në pyetjet tuaja të taksave dhe planifikimit financiar, bazuar në të dhënat tuaja personale dhe të biznesit.

Për më shumë burime për mbështetjen e vendimeve, vizitoni web-in tonë të internetit sipas përfitimeve të sigurta të lidhura me zonën tuaj të anëtarësisë

Gjeni një këshilltar/ trajner fiskal!

Shfletoni rubrikën tonë “Gjej Këshilltarin Fiskal” për të zgjedhur profesionistë të moshave dhe përvojave të ndryshme, si pjesëmarrës në këtë shërbim sipas vendndodhjes, specialitetit dhe më shumë. ALTAX, duke ofruar këtë mundësi synon ta bëjë më të lehtë për të gjetur zgjidhjen sa më të mirë duke shpresuar që vlefshmëria e saj të jetë më lart se sa ndihma kushton vërtet, me informacionin e çmimeve për profesionistët në fusha të caktuara të listuara drejtë në faqe!

Ju gjithashtu mund të:

– Shihni se si plotësohen nevojat tuaja me këshillat nga profesionistë

– Kërko qindra artikuj dhe dokumente në ALTAX Blog dhe Lajme

– Merrni vendime më të mira rreth planifikimit tatimor me informacione nga profesionistët dhe edukatorët e regjistruar tek ALTAX

Specialistë dhe këshilltarë fiskalë!

Nëse ndjeni se jeni i/e aftë dhe mundeni të jepni këshillime fiskale me temë nga legjislacioni fiskal, nga kontabiliteti apo nga legjislacione që lidhen me zbatimin të drejtave mbi pronën, mbi marëdhëniet tregtare, si dhe marëdhënie të punësimit

ju mundësojmë dhënien e shërbimit tuaj te klientë që klikojnë ALTAX duke e kthyer në platformën nga ku mundeni të gjeni klientelën tuaj.

Regjistrimet në ALTAX dhe plotësimi i Termave dhe Kushteve do të mundësohet duke kontaktuar më tej stafin e ALTAX për të rregulluar marëdhënien tuaj online.

Lutem postojeni formën e plotësuar tek: [email protected]

Për sqarime mbi realizimin e shërbimit dhe marrëdhëniet tuaja kontaktoni me ALTAX sipas adresës më lart, pasi te jeni regjistruar dhe të jeni bërë anëtar tek ALTAX.

Shërbimin tuaj ju mund ta kryeni vetëm duke qenë i regjistruar tek ALTAX dhe keni dërguar formatin sipas linkut https://altax.al/wp-content/uploads/2021/09/Regjistrimi-tek-ALTAX-2.pdf

Një firmë kontabiliteti mund të propozojë një strategji financiare dhe fiskale. Avokatët mund të përfshihen në përgatitjen e dokumentacionit kontraktual për zbatimin e strategjisë. Këshillat e profesionistëve në  fusha të tjera mund të jenë të nevojshem për të plotësuar detajet e strategjisë. Profesionistët në një numër profesionesh, mund të krijojnë ndonjë subjekt të nevojshëm për zbatimin e strategjisë. Çdo rregull për të përmirësuar stimujt e vendosur në profesionistët e taksave duhet të marrë parasysh funksionet e profesionet e ndryshme, si dhe faktin qe nuk mundet asnje profesionist qe te zbatoje dhe monitoroje nje strategji te tere.

Profesionistët fiskalë, qofshin ata kontabilistë, avokatë ose profesione të veçanta nga ajo e këshilluesit tatimor, në përgjithësi mund të kryejnë tre role të ndryshme për klientët e tyre, përgatitjen e deklarimin e taksave, dhënien e këshillave për pozicionin tatimor të klientit (planifikimin e taksave) ose përfaqësimin e klienti në një mosmarrëveshje tatimore para organit tatimor ose para gjykatave (procese gjyqësore dhe zgjidhje te mosmarrëveshjeve të tjera). Avokatët dhe kontabilistet jane të përfshirë rrallë në rolin e qe kryen keshilltari tatimor, por ata mbizotërojnë në kryerjen e procedurave ne rastet e konflikteve gjyqesore.

Këshilla fiskale mund t’i ndihmojë bizneset të:

Vendosin dhe realizojnë qëllimet financiare dhe fiskale

Ruajnë dhe shfrytëzojnë maksimumin e parave

Të marrin maksimumin e fondeve të akorduara nga qeveria, nisur nga fakti se bizneset kanë të drejtë të ndihen pjese e dialogut me qeverine

Ndjejnë më shumë nën kontroll financat dhe jetën

Shmangin gabimet e shtrenjta

Mbrojnë pasuritë e krijuara

TERMAT DHE KUSHTET PËR NJOHJE DHE ZBATIM MIDIS KËRKUESIT TË SHËRBIMEVE DHE KËSHILLTARIT/ESKSPERTIT/TRAJNERIT FISKAL ONLINE ME ALTAX PËRMES ALTAX.AL

Me këto Terma dhe Kushte, ne përcaktojnë rregullat, me të cilat ne, ofrohet çdo shërbim në www.altax.al.

Lutemi, lexojini me kujdes, këto Terma dhe Kushte, përpara se të porositni/jepni ndonjë Shërbim këshillimi/trajnimi fiskal nëpërmjet ALTAX.AL.

Kërkuesë të shërbimeve, që kërkoni të merrni këshillime nga specialistët nëpërmjet ALTAX, Ju duhet ta kuptoni se duke bërë porosi për ndonjë Shërbim, ju bini dakord që të zbatoni këto Terma dhe Kushte.

Menjëherë sapo ne t’ju kemi dërguar një Konfirmim për dhënien e shërbimit me shkrim për pranimin e kërkesës tuaj, këto Terma dhe Kushte do të përbëjnë Marrëveshjen e plotë mes jush, ALTAX dhe dhënësit të shërbimit përmes ALTAX.AL për ofrimin e Shërbimeve përkatëse të kërkuara.

Përkufizime dhe referenca ligjore

Kërkuesi është klienti, i cili regjistrohet në ALTAX.AL për të marrë nga platforma të gjitha shërbimet sipas kushteve dhe termave si më poshtë.

Marrëveshja interpretohet në përputhje me Ligjin Nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për Tregtinë Elektronike” (i ndryshuar)

Kriteret për Kërkuesin e Shërbimit (Klienti)

Gjatë procesit të regjistrimit Klienti duhet të plotësojë saktë të dhënat e kërkuara nga formati që shkarkon. Klienti duhet të japë informacione të plota, të sakta e të përditësuara. Klienti përpara se të mbyll fazën e regjistrimit pranon të gjitha kushtet e kontratës elektronike ku përcaktohen qartë baza ligjore, termat, përgjegjësitë e palëve, të drejtat e detyrimet, politikat e informacionit konfidencial, trajtimi i mashtrimit etj.

Klienti është përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë e fjalëkalimit të tij.

Klienti nuk paguan asnjë tarifë apo komision regjistrimi e mirëmbajtje llogarie. Në rastet kur ALTAX.AL nuk është e bindur për vërtetësinë e të dhënave të identitetit të klientit, dhe kur ky i fundit nuk i përgjigjet kërkesave për të dhëna shtesë lidhur me identitetin e tij, atëherë platforma nuk lejon kryerjen e veprimeve. Këto kufizime hiqen menjëherë sapo të verifikohen të dhënat.

E drejta e autorit

E drejta e autorit dhe e drejta e informacionit dhe aplikimeve që gjenden në ALTAX.AL janë të drejta të Qendrës ALTAX. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara dhe gjithë materiali i gjendur në këtë faqe apo që jepet nëpërmjet kësaj faqe është nuk mund të kopjohet, tjetërsohet pa citimin e burimit, apo autorizimin e Qendrës ALTAX.

Pasi, ju të keni bërë një kërkesë, ju do të merrni një email nga ne, përmes të cilit ne njohim se kemi marrë kërkesën tuaj.

Kërkesa për shërbim

Lutemi, vini re se kjo nuk do të thotë se kërkesa juaj është pranuar, pasi për ne përbën një ofertë që të blini Shërbimin përkatës. Të gjithë kërkesat janë subjekt i faktit se duhet të pranohen prej nesh, dhe ne do t’jua konfirmojmë një pranim të tillë duke ju dërguar një email. Marrëveshja mes jush dhe nesh do të formësohet vetëm atëherë kur ne t’ju dërgojmë Konfirmimin e dhënies së shërbimit nëpërmjet specialistit/këshilltarit që keni zgjedhur ju.

Disponueshmeria e Shërbimit

Te gjitha kërkesat për shërbim këshillimi apo produkte online përmes ALTAX.AL janë subjekt disponueshmërie në sasinë dhe kohën që bihet dakord. Për çdo rast nëse disponueshmëria tejkalon afatin e përgjigjes më shumë se 48 orë, atëherë kërkohet një zbritje çmimi prej 5% dhe nëse vonohet më shumë se 5 ditë pune atëherë kërkuesi i bëhet një zbritje me 10% nga çmimi që i është ofruar.

Marrëveshja për shërbimin

Marrëveshja quhet e lidhur vetëm me dhënien e shërbimit, të cilën ne konfirmojmë nëpërmjet dërgimit të emailit me përgjigjen e gatshme për rastin tuaj. Niveli i përgjigjes së dhënë dhe kënaqësia juaj për cilësinë e shërbimit do të regjistrohet nga ju duke bërë direkt vlerësimin tuaj për specialistin.

Në rastin kur, ju blini Shërbime prej specialistëve/këshilltarëve, përmes faqes sonë, përgjegjësia është individuale e tyre dhe ALTAX.AL nuk mban përgjegjësi për raste kur nuk ka përputhje midis kërkesës për shërbim dhe përgjigjes/këshillës së dhënë nga ekspertët.

Ne, mund të ofrojmë informacione dhe shërbime të tjera në faqen tone, të cilat në varësi të çmimit që ju shikoni mund ti përfitoni duke u bërë anëtar të ALTAX. Ne, nuk mundemi të marrim përsipër se produktet ose shërbimet që ju blini përmes ALTA.AL, ose prej shërbimeve, për të cilat ne kemi ofruar një lidhje në faqen tonë, do të jenë me cilësi të kënaqshme, do të jenë të përshtatshme për qëllimin ose në konformitet me përshkrimin ose specifikimet e tyre, do të kryhen me aftësi dhe kujdes të arsyeshëm,

TË DREJTA E KËRKUESIT TË SHËRBIMIT
Nëse, kërkohet një shërbim, ai mund të anullohet (i) në çdo kohë, brenda 48 orësh, nga ora pas të cilës Kërkuesi ka bërë kërkesën dhe ka marrë konfirmin nga ALTAX.AL me email për marrjen e kërkesës (nëse Shërbimi nuk është furnizuar gjatë periudhës së anullimit). Në rast anullimi nga ana juaj dhe nëse pagesa është kryer tashmë nga ju, atëherë do të merrni një rimbursim të plotë të çmimit që keni paguar për Shërbimin e papërfituar.

Për ta anulluar një Marrëveshje me ALTAX.AL, ju duhet të na informoni me shkrim.

ÇMIMI DHE PAGESA
Çmimi i shërbimit bazohet mbi vlerën që vendos çdo dhënës shërbimi duke ju referuar orëve të nevojshme që ata vlerësojnë se duhet për të kryer shërbimin.

ALTAX.AL pasi pranon për tu dhënë shërbimi njofton kërkuesin e shërbimit mbi çmimin final. Çmimi referues për orë shërbimi do të jetë siç është kuotuar në faqe, duke përjashtuar rastet e ndonjë gabimi të dukshëm dhe (përveçse, në rastet e deklaruara ndryshe) çmimi përfshin edhe tatimin e vlerës së shtuar.

Çmimet, mund të ndryshojnë kohë pas kohe, por ndryshimet në to nuk do të ndikojnë mbi porositë për të cilat është dërguar një konfirmim me email për pranimin e kërkesës.

Pagesa nga Klienti për Shërbime/Produkte të porositura duhet të kryhet vetëm nëpërmjet llogarisë bankare. Numri llogarisë së ALTAX ju bëhet i ditur në momentin e pranimit të kërkesës tuaj.

Heqje Dorë nga përgjegjësia

Ne nuk do të ndjehemi të detyruar ose përgjegjës për ndonjë vonesë në përmbushjen e shërbimit, që është objekt i dhënies prej këshilltarëve/specialistëve.

TË DREJTAT TONA
Ne kemi të drejtë të rishikojmë dhe të ndryshojmë këto Terma dhe Kushte, për të reflektuar ndryshimet në kushtet e tregut që ndikojnë biznesin tonë, ndryshimet në teknologji, ndryshime në metoda pagese, ndryshimet në ligjet përkatëse, statutet dhe kërkesat rregullatore dhe/ose ndonjë arsye tjetër, që, ne, e konsiderojmë se ka lidhje ose është e nevojshme.

Juridiksioni dhe zbatimi ligjit

Marrëveshja për blerjen e ndonjë prej Shërbimeve përmes faqes sonë do të udhëhiqen prej ligjit shqiptar.

Ne ju garantojmë ju se çdo Shërbim i blerë përmes ALTAX do të kryhet në aftësi dhe kujdes të arsyeshëm.

MARRËVESHJE ME PËRDORUESIN PËR DHËNIE SHËRBIMI PËRMES ALTAX.AL

Termat dhe kushtet

Këto Terma shpjegojnë te drejtat dhe detyrimet e te gjithë përdoruesve dhe te drejtat e detyrimet e ALTAX.AL lidhur me shërbimet e ofruara nga ju përmes kësaj faqeje me ndërmjetësimin tonë. Përpara se te realizoni kryerjen e porosisë për shërbimet që vijnë nëpërmjet ALTAX.AL, ju lutem lexoni me kujdes këto Terma dhe deklarimin e privatësisë.

Regjistrimi dhe përdorimi i faqes www.altax.al (ALTAX ose web në vijim) përbën pranimin nga ana e Përdoruesit/dhënësit të këshillave apo shërbimeve (Shërbimdhënësi) përmes ALTAX të kushteve të përgjithshme të përfshira në këtë dokument.

Përdorimi i ALTAX.AL dhe pranimi i qartë i Kushteve në momentin e regjistrimit përbën një marrëveshje ndërmjet Shërbimdhënësit dhe ALTAX.

Në rast se Shërbimdhënësi ka ndonjë kundërshtim ndaj ndonjë prej këtyre Termave dhe Kushteve të ALTAX.AL, ai nuk duhet të vazhdojë me përdorimin e kësaj faqeje interneti

Web dhe përmbajtja e saj, duke përfshirë, thjesht si shembull, tekstet dhe imazhet janë në pronësi të Qendrës ALTAX. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara përveç nëse tregohet ndryshe. Të gjitha Përmbajtjet siç mund të jenë markat tregtare, logot dhe shenjat e tjera dalluese janë marka të regjistruara nga ALTAX ose nga palët e treta të cilët u kanë dhënë atyre të drejtat përkatëse.

Përdorimi i pa autorizuar i Përmbajtjes ose në kundërshtim me këto Kushte nga Shërbimdhënësi është i ndaluar.

Menaxhimi i web është pronësi ekskluzive e ALTAX.

Shërbimdhënësi e ka të ndaluar të redaktojë dhe/ose të ndryshojë përmbajtjen e faqes, të përdorë software ose pajisje për të ndërhyrë ose të tentojë të ndërhyjë në mënyrë elektronike ose me dorë në funksionimin ose funksionalitetin e web.

Të drejtat e përdoruesve të regjistruar te ALTAX dhe atyre për dhënie shërbimi

Web është përgatitur sipas kërkesave të ALTAX për qëllim informacioni, komunikimi, edukimi, asistence dhe ofrimi të shërbimeve nga palë të treta. Përdorimi i Webs duhet të bëhet eskluzivisht në përputhje me këto Kushte si dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme.

Në mënyrë të veçantë, ALTAX i jep Shërbimdhënësit një të drejtë personale e jo të transferueshme për të përdorur web duke iu përmbajtur detyrimisht kufizimeve, si vijon:

Përdoruesi mund të shkarkojë materiale dhe dokumente nga faqja ALTAX.AL për qëllime për përdorim personal dhe jo tregtare;

Çdo përdorim i informacioneve duhet të jetë paraprakisht i autorizuar nga ALTAX;

Në rast blerje online të produkteve apo shërbimeve tek ALTAX.AL, për përdoruesit e regjistruar zbatohet një ulje çmimi nga ajo që është publikuar në produkte.

Përmbajtja e përfshirë në web mund të shkarkohet ose të riprodhohet me citim burimi, ose duke u autorizuar paraprakisht nga ALTAX.

Eshtë i ndaluar riprodhimi, modifikimi, dyfishimin, kopjimi, shpërndarja, shitja apo shfrytëzimi i Përmbajtjes së Faqes, i pa autorizuar paraprakisht me shkrim nga ana e ALTAX.

Eshtë i ndaluar përdorimi i ALTAX për të publikuar, transmetuar ose shpërndarë informacione dhe/ose materiale dhe/ose përmbajtje mbi apo përmes kësaj faqe interneti që mund të jenë jo etike, ose të kundërligjshme ose për çdo qëllim që përbën krim ose që sjell përgjegjësi civile ose shkel në çfarëdo mënyre ligjin e zbatueshëm.

Në përgjithësi, është i ndaluar përdorimi i Faqes në çdo mënyrë që shkakton ose mund të shkaktojë një shkelje të të drejtave ndaj pronësisë intelektuale të ALTAX.AL, apo të palëve të treta.

Në lidhje me seksionet ku jepen shërbime nga të tretë nëpërmjet ALTAX, ajo nuk ka asnjë detyrim dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e shërbimeve të dhëna prej tyre, pasi ky shërbim është i vlerësuar nëpërmjet përshtypjeve dhe vlerësimeve që vetë klientët do të japin për cilësinë e tyre.

Në mënyrë të veçantë, ajo nuk merr asnjë përgjegjësi në lidhje me dërgimin e materialeve nga palët e treta te klientët e faqes, të cilat mund mos jenë etike dhe në kundërshtim me ligjin për tregtinë elektronike.

Në çdo rast, Shërbimdhënësi e ka të ndaluar të kërkojë të prezantojë tek ALTAX materiale që nuk janë diskutuar përpara dhe të jenë të miratuara me shkrim.

Të drejtat e shërbimdhënësit

Në momentin e pranimit të kësaj Marrëveshje, Shërbimdhënësi bie dakort, që:

a. Lejohet ta përdorë ALTAX.AL per te kryer shërbime online te lidhura me dhënien e këshillimeve/ matërialeve/ sqarimeve/ informacioneve duke pranuar si ndërmjetës ALTAX, i cili mundëson gjetjen e klientit duke prezantuar shërbimdhënësin me klientin.

b. Shërbimdhënësi detyrohet të japë shërbim të saktë referuar në çdo rast legjislacionit dhe kuadrit rregullator fiskal në fuqi. Nëse stafi ALTAX.AL konstaton se është kryer një shërbim jo sipas kritereve të pikës më lart, atëherë kanë të drejtën mos ta dërgojnë përgjigjen në adresë të kërkuesit të shërbimit.

c. Shërbimdhënësi në komunikim me ALTAX e vendos vetë çmimin e shërbimit të tij, bazuar në njësi kohore (orë) dhe ky çmim bazë do të publikohet përbri emrit të tij bashkë me tatimet përkatëse dhe tarifën e shërbimit që vendos ALTAX mbi vlerën e shërbimit që oferton Shërbimdhënësi.

Pasi palët bien dakort mbi çmimin, ky do të jetë edhe çmimi final që ofrohet për Shërbimdhënësin, i cili ka të drejtë ta ndryshojë ofertën e tij në çdo kohë duke njoftuar të paktën 24 orë përpara stafin e ALTAX.AL te [email protected] .

Shërbimdhënësi, mundet ta ofrojë shërbimin e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë duke shfrytëzuar audiencën e ALTAX.AL.

Detyrimet e Shërbimdhënësit

Shërbimdhënësi, i cili është i regjistruar në ALTAX për të dhënë shërbime klientëve që klikojnë ALTAX.AL duhet të tregojë vetëm të dhënat personale që i kërkohen, sipas formatit që gjendet në faqe. Ai garanton se këto të dhëna personale janë të vërteta, të sakta dhe të përditësuara.

Shërbimdhënësi e jep shërbimin nëpërmjet emailit me ndërmjetësinë e ALTAX, pa tentuar të krijojë marëdhënie paralele me klientin jashtë Kushteve të kësaj Marrëveshje.

Shërbimdhënësi pranon se është përgjegjës për çdo këshillim/ shërbim/ përdorim përmes ALTAX.AL nga ana e tij dhe duhet të garantojë një përgjigje/shërbim shterues.

Shërbimdhënësi, për çdo rast që njihet me kërkesën për shërbim, përmes postës elektronike është i detyruar të përgjigjet jo më vonë se 72 orë nga koha e dërgimit të kërkesës. Nëse nuk përgjigjet brenda këtij afati, atëherë, atij do ti mbahet nga çmimi që ka ofruar 5% e tij dhe nëse vonohet më shumë se 5 ditë pune atëherë do ti mbahet nga çmimi i ofruar 10% e tij.

E drejta e autorësisë për shërbimet/këshillimet që jep Shërbimdhënësi janë në çdo rast të tijat (në rast se nuk parashikohen ndryshe në dokumente të tjera). ALTAX nuk ka të drejtë të publikojë në faqen e saj apo asnjë faqe tjetër përgjigjet/ shërbimet që japin Shërbimdhënësit.

Çdo material që Shërbimdhënësi e dërgon me email dhe kërkon të postohet në ALTAX.AL do të bëhet pronë e ALTAX, e cila mund ta përdorë atë për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.

Shërbimdhënësi është përgjegjës për zbatimin e legjislacionit fiskal për shërbimet që ofron përmes ALTAX.AL

Për lejimin e dhënies së shërbimit online, ku Shërbimdhënësi jep shërbimin nëpërmjet ALTAX.AL do të aplikohet një tarifë vjetore, e cila dakortësohet midis palëve përpara se shërbimi të bëhet aktiv online.

Viti i parë i shërbimit pas nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet përfaqësuesit të ALTAX dhe Ofruesit të Shërbimit nuk i nënshtrohet asnjë tarife të zbatueshme nga ALTAX. Pas kësaj periudhe tarifa e shërbimit do të aplikohet në varësi të shërbimeve të ofruara gjatë vitit pa pagesë.

Detyrimet e ALTAX. AL

ALTAX është e detyruar të krijojë kushtet për të patur një faqe interneti dhe adresë elektronike aktive në çdo moment të ditës. ALTAX është e detyruar të publikojë brenda 48 orësh profilin dhe ofertën, sipas formatit të plotësuar me të dhëna personale nga shërbimdhënësi. Nëse kërkohet të ndryshohet prej Shërbimdhënësit ndonjë e dhënë në lidhje me profilin apo ofertën e tij ALTAX është e detyruar të përgjigjet dhe bëjë ndryshimet brenda 24 orësh nga momenti i marrjes së kërkesës.

ALTAX është e detyruar të kryejë pagesën brenda 48 orëve prej momentit, që shërbimi i dhënë prej Shërbimdhënësit është dërguar prej tij me email në adresën [email protected].

Pagesa kryhet nëpërmjet llogarisë bankare. Për çdo vonesë përtej këtij afati (përveç se kur është ditë pushimi apo feste zyrtare) ALTAX do të paguajë një interes që është sa 1% e çmimit të ofruar nga Shërbimdhënësi.

Dalja nga përgjegjësia ALTAX.AL

ALTAX nuk mban përgjegjësi në lidhje me saktësinë, plotësinë, besueshmërinë e përmbajtjes së përgjigjeve apo shërbimit, që japin këshilluesit/specialistët/trajnerët fiskalë. Në rastet kur shërbimi i dhënë është objekt debati me klientin, ALTAX nuk mban përgjegjësi për pasoja që mund të lindin prej kësaj mosmarrëveshje, por është e detyruar që të komunikojë menjëherë me Shërbimdhënësin për ti prezantuar situatën dhe ti kërkojë zgjidhjen e saj.

Të gjitha përmbajtjet e shkarkuara nga çdo seksion i ALTAX.AL, ose nëpërmjet një lidhjeje në të, shkarkohen dhe përdoren nga përdoruesi/shërbimdhënësi nën përgjegjësinë dhe rrezikun e tij.

ALTAX nuk ka kontroll mbi Shërbimdhënësit dhe për këtë arsye, nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për përmbajtjen e shërbimit që japin Shërbimdhënësit për klientët. Në raste të tilla, për çdo shërbim aplikohen Kushtet për përdorimin e faqes dhe për marrjen e shërbimit të përgatitur nga palët e treta, për të cilat ALTAX nuk merr asnjë përgjegjësi.

Privatësia

Informacionet personale të dhëna nga Shërbimdhënësi në ALTAX.AL do të përdoren në përputhje me dispozitat e parashikuara në legjislacionin për ruajtjen e të dhënave personale. Çdo informacion ose material tjetër i dërguar në këtë faqe me postë elektronike ose mjete të tjera do të konsiderohen jokonfidenciale dhe nuk mbrohet nga e drejta e pronësisë intelektuale.

Kushte Rregulluese

Përdorimi i ALTAX.AL nënkupton pranimin e termave aktualë si një e tërë, duke përfshirë politikën ekzistuese për mbrojtjen e të dhënave personale. ALTAX mund të vazhdojë në çdo kohë me ndryshimin e afateve të tanishme, duke përfshirë politikat e mësipërme, dhe çdo ndryshim do të zbatohet nga data kur është postuar në faqe. Si rezultat, përdoruesit këshillohen të kontrollojnë rregullisht kushtet, në mënyrë që të informohen për ndryshime të mundshme. Në rast se vazhdojnë të përdorin ALTAX.AL, kuptohet se ata kanë pranuar kushtet e ndryshuara të përdorimit.

Në rast se përdoruesi/ Shërbimdhënësi ka paqartësi ose pyetje ai / ajo mund t’i drejtohen ALTAX në adresën [email protected]

ALTAX                                                       SHERBIM DHENESI

 

_________________________           _________________________

Ju lutem printojeni dhe bëni plotësimet e duhura. Më tej, pasi ta skanoni dërgojeni në një nga adresat në vijim:
[email protected]
[email protected]
[email protected]

FORMATI I REGJISTRIMIT PËR EKSPERT TEK ALTAX

Porositni shërbimin tuaj

Njihuni me Ekspertin

Nëse eksperti juaj ju përgjigjet me një shkëndijë në sy dhe me entuziazëm në zërin e tij/saj, duhet ta dini se keni gjetur dikë që është investuar në suksesin tuaj. Provojeni!

error: