Raporti i barrës tatimore në 2023 në Ballkanin Perëndimor, Shqipëri dhe Kosovë dhe Liria Fiskale 2024

Raporti i barrës tatimore në 2023 në Ballkanin Perëndimor, Shqipëri dhe Kosovë dhe Liria Fiskale 2024

Sot, ALTAX vjen përballë gjithë lexuesve dhe ndjekësve të saj me publikimin e rëndësishëm tematik Barra Tatimore në Ballkanin Perëndimor – Shqipëri, Kosovë…Dita e Lirisë Fiskale 2024. Ky  raport  trajton barrën tatimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për Shqipërinë dhe Kosovën në veçanti duke u ndalur në studimin edhe në faktorët që ndikojnë dhe që ndikohen nga barra tatimore dhe shpërndarja e saj nëpërmjet buxhetit vjetor.

Analiza e politikës dhe administrimit fiskal brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, e vëzhguar me syrin e barrës tatimore jep informacionin e duhur për bizneset dhe investitorët për të shqyrtuar efektshmërinë e politikave dhe nismave të qeverive për ekonominë. Por një rrjedhojë tjetër prej punimit mund të lidhet me ndikimin në debatin dhe konsultimin publik në momentin e paraqitjes së projekteve fiskale për shpërndarjen e barrës tatimore dhe alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike.

Kjo analizë, shërben për të parë se kush sektor apo vend është ngarkuar më shumë me barrë tatimore dhe nga ana tjetër sa ndikon e gjithë kjo qasje në funksion të programeve politike dhe në interes të votuesve dhe ekonomisë.

Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga rezidentët dhe jo rezidentët. Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale), taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet doganore sipas rajonit ku janë arkëtuar.

Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit dhe të kryeqytetit (të përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë rreth 2/5 e  të gjithë totalit të të ardhurave tatimore.

Llogaritja e barrës tatimore e paraqitur në këtë studim ka qëllim për të përcaktuar efektet që burojnë nga taksat si me qasjet për financat publike, por edhe për ekonominë dhe politikat sociale. Barra tatimore mund të rritet kur ecuria e të ardhurave tatimore është më e madhe se rritja në të ardhurat e individëve dhe bizneseve. Nëse do ti referoheshim një sistemi tatimor me norma tatimore optimale, realisht do të kishim edhe një nivel optimal të barrës tatimore, i cili nuk do të ndikonte negativisht tek prodhuesit apo konsumatorët, në drejtim të barazisë dhe neutralitetit, pa harruar drejtësinë tatimore.

Gjithsesi, në analizën e barrës tatimore dhe efekteve të saj në vitet e fundit është parë se rritja e barrës tatimore nuk është shkaku, por rezultati i nevojës për rritje të shpenzimeve publike për të mirëmbajtur strukturën social-ekonomike të vendeve, por edhe përgjegjësive të rritura të qeverive për të përballuar pritshmëritë në rritje të qytetarëve në një kohë sa më të shkurtër .

Barra tatimore, duke qenë një lidhje ndërmjet tatimit të mbledhur dhe produktit të brendshëm bruto (PBB), mund të ndikohet nga shumë komponentë ekonomikë. Në fakt, një faturë fiskale e shtetit është një nga arsyet më të rëndësishme të rritjes së barrës tatimore.

Llogaritja e barrës tatimore, në edicionin e 12-të të publikimit të tyre prezantojnëi rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e Qendrës ALTAX për llogaritjen e Ditës së Lirisë Fiskale, 2024 është bërë tashmë një referim për studiuese, gazetarë, ekspertë dhe studentë. dhe synon të krijojë një qasje të ndryshme në ambientin ekonomik e politik shqiptar.

Ju faleminderit që jeni bërë pjesë e rrjetit të ALTAX!

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: