ALTAX vjen me punimin e ri mbi koston e borxhit publik dhe ndikimin ne rritjen ekonomike nga 2000
ALTAX vjen me një punim të ri politko-ekonomik ku prezanton si gjetje fakte statistikore historike prej vitit 2000 deri më sot mbi qëndrueshmërinë e borxhit publik, i cili konsiderohet si një element kyç në këtë punim, bazuar shumë edhe në mendimet dhe analizat e shprehura nga ekspertët e Fondit monetar (FMN), si dhe të Bankës Botërore (BB).
Borxhi publik është me një rol thelbësor në vendimet e FMN-së për huadhënien dhe ndihmon në vlerësimin e çështjeve kritike, të tilla si bilanci primar i nevojshëm për të stabilizuar borxhin si në skenarin bazë ashtu edhe në atë realist të goditjes dhe realizueshmëria ekonomike dhe politike e tij.
Nisur nga ky fakt, si dhe nga lëvizjet e fundit të qeverisë në drejtim të uljes së peshës së borxhit publik në raport me PBB-në, analiza është orientuar për të ofruar një kontribut në mënyrën se si është menaxhuar borxhi publik nëpërmjet kostos së borxhit, por edhe sa ka ndikuar ai në rritjen ekonomike.
Një këndvështrim tjetër i punimit është edhe vlerësimi i borxheve të brendshme të biznesit ndaj institucioneve fiskale, të cilat në vetvete prekin dhe cënojnë borxhin publik, pasi buxheti në disa raste ka financuar ndërmarrje publike duke dhënë ndikim në deficitin fiskal.
Këto vlerësime largpamëse janë thelbësore të kuptohen në aspektin se si ndryshimet në borxhin publik ka të ngjarë të ndikojnë në PBB-në reale në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.
Ky punim rishikon marrëdhënien ndërmjet borxhit publik dhe PBB-së.
Dokumenti Kostoja e borxhit publik dhe rritja ekonomike nga viti 2000 ofron dëshmi të reja empirike të ndikimit të një ndikimi të borxhit publik në PBB dhe tendencën e rritjes ekonomike.
Duke përdorur të dhënat nga institucioni i financave publike, nga Banka e Shqipërisë, nga INSTAT dhe përpunime të treguesve të borxhit tatimor, ne kemi identifikuar ndryshime në borxhin publik që shihet se kanë ndikuar rritjen ekonomike dhe vëllimin e prodhimit të brendshëm.
Punimi eshte i ndertuar ne 6 pika ku nder te tjera trajton ne nje qasje te zgjeruar ndikimin e borxhit te rritja ekonomike, si dhe ndikime te tjera te brendshme qe lidhen me zbatimin e politikave buxhetore per investimet dhe menaxhimin fiskal.
Ky punim do te jete falas per lexuesit deri ne mesin e muajit Korrik 2024.
Faleminderit qe jeni pjese e rrjetit profesionist te ALTAX.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.