Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
KOSTOJA E BORXHIT PUBLIK DHE RRITJA EKONOMIKE NGA VITI 2000
0 €
Përgjigjet e politikave, duke përfshirë politikat fiskale kanë rezultuar në rritje të mprehtë të stokut të borxhit publik, si një qasje politike jo vetëm në Shqipëri.
Kostoja e borxhit publik në raport me PBB-në ka qëndruar e lartë në periudhën 1997 – 2004 dhe ka një ndikim indirekt edhe në rritjen ekonomike. Në periudhën pasuese 2005 – 2013 ka qëndruar në nivele ende të larta, por të qëndrueshme dhe madje me ulje në vitet 2006 – 2008. Pas këtij viti kostoja e borxhit është rritur përsëri deri në vitin 2016. Në periudhën vijuese 2017 – 2023 qëndrueshmëria e kostos së borxhit është shoqëruar edhe me një rënie të tij.
Nisur nga ndikimi që ka borxhi i bizneseve (private dhe publike) te borxhi publik vërehet se borxhi i bizneseve ndaj zyrave tatimore ka arritur në nivele sa 6.7% të PBB-së në 2023. Ndërkohë gjatë periudhës 2008 – 2023 janë realizuar tre falje të përgjithshme tatimore nga viti 2010 deri në atë të fundit në vitin 2016, ku borxhi tatimor ka kulmuar sa 10% e PBB-së, një nivel historik dhe dukshëm borxhi tatimor ka kulmuar në vitin 2016 me nivelin tregues sa 10% e PBB-së.
Shqetësuese lidhur me borxhin publik është fakti se në këto nivele borxhi, pesha e borxheve të bizneseve të sektorit publik ndaj tatimeve arrin sa gjysma e niveleve të mësipërme dhe borxhi i tyre mund të zhvendoset në bilancet e qeverisë gjatë rënies apo stanjacionit ekonomik, të paktën si u vërejt një mbështetje buxhetore për sektorin e energjisë, në kushtet e një transparence të mangët lidhur me ekspozimin e borxheve të kompanive publike ndaj të tretëve dhe ndaj tatimeve dhe institucioneve të tjera.
Raporti mesatar i borxhit publik ndaj PBB-së në këto 24 vite të fundit në Shqipëri (2000 – 2023) është në nivelin 63.1%, ku vitet me nivelin mbi 60% të borxhit regjistrohen në vijimësi gjatë periudhës 2012 – 2022.
Raporti mesatar i barrës tatimore për të njëjtën periudhë është 23.8%, një tregues i rëndësishëm për të treguar se politika fiskale në vend është mbështetur në financimin e buxhetit në masë të madhe te borxhet e huaja dhe të brendshme, se sa te aktivizimi i burimeve tatimore nga bizneset dhe individët.
Në një tjetër krahasim midis kostos së borxhit dhe të ardhurave tatimore gjithsej për periudhën 2000 – 2023 shihet se ndërsa të ardhurat e mbledhura regjistrohen në 7.4 triliard lekë për 24 vite, kostoja e borxhit është 832.4 miliardë lekë apo sa 11.3% e të ardhurave tatimore të buxhetit. Nëse e llogaritim si një normë kthimi të ardhura me shpenzime kuptohet se kjo është një normë e lartë e kostos së borxhit dhe natyrisht që ka ndikuar në rritjen ekonomike, nisur nga fakti i kostos së lartë të investimeve.
Ndërkohë, kostoja e borxhit publik (pagimi i interesave dhe principalit) për periudhën 2000 – 2023 është në vlerë absolute 6.5 miliardë Euro, apo sa 10% e shpenzimeve mesatare buxhetore për gjithë periudhës së bashku. Pra, ndërsa mesatarisht shpenzimet buxhetore kanë qenë sa 30.5% e PBB-së së 24 viteve të fundit, po ashtu kostoja e borxhit publik ka qenë sa 3.1% e PBB-së për të njëjtat vite.
Keto dhe te dhena te tjera ekskluzive paraqiten sipas trajtimit te tyre ne 6 pikat e punimit.
- Përshkrim
Përshkrim
Analiza e qëndrueshmërisë së borxhit publik konsiderohet si një element kyç në këtë punim, bazuar shumë edhe në mendimet dhe analizat e shprehura nga ekspertët e Fondit monetar (FMN), si dhe të Bankës Botërore (BB).
Borxhi publik është me një rol thelbësor në vendimet e FMN-së për huadhënien dhe ndihmon në vlerësimin e çështjeve kritike, të tilla si bilanci primar i nevojshëm për të stabilizuar borxhin si në skenarin bazë ashtu edhe në atë realist të goditjes dhe realizueshmëria ekonomike dhe politike e tij.
Nisur nga ky fakt, si dhe nga lëvizjet e fundit të qeverisë në drejtim të uljes së peshës së borxhit publik në raport me PBB-në, analiza është orientuar për të ofruar një kontribut në mënyrën se si është menaxhuar borxhi publik nëpërmjet kostos së borxhit, por edhe sa ka ndikuar ai në rritjen ekonomike.
Një këndvështrim tjetër i punimit është edhe vlerësimi i borxheve të brendshme të biznesit ndaj institucioneve fiskale, të cilat në vetvete prekin dhe cënojnë borxhin publik, pasi buxheti në disa raste ka financuar ndërmarrje publike duke dhënë ndikim në deficitin fiskal.
Këto vlerësime largpamëse janë thelbësore të kuptohen në aspektin se si ndryshimet në borxhin publik ka të ngjarë të ndikojnë në PBB-në reale në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.
Ky punim rishikon marrëdhënien ndërmjet borxhit publik dhe PBB-së.