Reformimi tatimor dhe shpërndarja e të ardhurave për individët
Reformat tatimore mund të forcojnë efektivisht stimujt për disa grupe të popullsisë dhe ekonomisë që mundet të ndikojnë në një perspektivë afatgjatë në ekonomitë ballkanike, të cilat ndodhen nën një presion të shtuar për zgjerim të tregut dhe stimujt e duhur për të mbajtur të lidhur me tregun fuqinë punëtore dhe të ardhurat e tyre për të nxitur konsumin.
Reformat në këtë qasje duhet të studiojnë dhe të mbahen sipas kontekstit dhe jo duke u bazuar te programet afatshkurtër që kanë krijuar probleme për qëndrueshmërinë e skemave për periudha afatgjata.
Qëllimi i reformimit tatimor duhet të jetë synimi për tu realizuar bazë të gjerë, si dhe të analizojnë me kujdes lehtësitë dhe përjashtimet duke filluar që barra tatimore të zhvendoset nga konsumi drejt kapitalit dhe më pak te puna.
Ndërkohë, ekonomitë që bazohen mbi të ardhurat turistike dhe industrial duhet të fillojnë të dizenjojnë skema taksimi për ndotjen dhe aktivitetet e reja bazuar te teknologjia digjitale.
Modele të caktuara të shpallura si reforma tatimore, si ajo e tatimit mbi të ardhurat në Shqipëri, duket se u mungon kjo qasje vizionare dhe bazohen mbi interesa të momentit për të patur disa të ardhura buxhetore më shumë, të ndikuara në mjaft raste në ambiciet politike dhe nga qasje populiste që përdorin politikën tatimore të uljeve të tatimeve dhe lehtësive tatimore në emër të zhvillimit, por që faktet e ritmeve ekonomive dhe mirëqenies së individëve nuk e aprovojnë këtë politikë.
Pasojat e mëdha, si efekte anësore të politikave tatimore të nxituara janë të lidhura me deformimin e moralit tatimor, krijimin e padrejtësive tatimore dhe shtrembërim të strukturës së tregut në ato segmente të ekonomisë ku përdoren këto politika, por me shtrirje edhe përtej tyre në varësi të zinxhirit të qarkullimit.
Kjo mungesë përgjegjshmërie për tatimpaguesit do përkthehet në humbje të mëtejshme të besimit te sistemi dhe ndjeshmëria e qeverisë në trajtimin e barabartë të tatimpaguesve, në zbatimin e taksave neutrale dhe të një sistemi që bazohet te drejtësia tatimore. E gjithë kjo politikë e re do të ndikojë direkt në uljen e pajtueshmërisë fiskale duke u konsideruar si një zhvlerësim i politikës për lehtësim të biznesit
Nismat e reja reformuese lidhen shumë ngushtë me efektin që kanë në besimin ndaj reformimeve të qeverisë për lehtësimin e biznesit nga taksat. Në periudhën kur nismat nuk konsiderojnë nivelin e informalitetit, të korrupsionit, të tendencës së diversifikimit dhe zhvillimeve ekonomike janë në perceptimin e tatimpaguesve si reforma me mungesa të seriozitetit dhe përgjegjshmërisë në hartimin e politikave fiskale duke ndikuar direkt kryesisht në forcimin e problemeve të pa adresuara nga qeverisja.
Prej vitit 2021 në vendet e BP6, një dukuri në rritje që ende vijon edhe në 2023 është shtimi i presionit për shpenzime sociale, ashtu si edhe në vendet e BE-së.
Ky presion për rishpërndarje më të madhe të barrës tatimore me programe sociale ndikon kryesisht edhe në reformimet e detyruara të politikave tatimore, apo ato problematika të përmendura pak më lart.
Përgjegjësia për sigurimin e shërbimeve dhe rishpërndarjes së të ardhurave ndahet ndërmjet
nivele të ndryshme të qeverisjes, por gjithsesi buxheti i qeverisë qendrore është përgjegjësi kryesor në vendet e BP6, për vetë natyrën e një decentralizimi të pjesshëm të mbledhjes së të ardhurave nga taksat dhe huatë.
Shpërndarja e të ardhurave të buxhetit ka një drejtim kryesor të saj edhe adresimin e nevojave sociale që përfshijnë pensionet, përfitimet për kategori të ndryshme qytetarësh si dhe programet e mbrojtjes sociale.
Në këtë drejtim taksat e punës marrin një kuptim më të madh, pasi presupozohet se vlera e mbledhur nga qytetarët dhe bizneset për këto taksa do të jetë në favor të rishpërndarjes nga buxheti dhe në rastin kur këto fonde nuk mjaftojnë, atëherë elementë të tjerë të të ardhurave do të mbulojnë kërkesat për më shumë fonde.
Mirëpo, që të arrihet një sasi më e madhe të hyrash në buxhet nevojiten që të sistemohen nëpërmjet adresimit me politikat e duhura edhe plagë të mbartura nga modelet qeverisëse të kaluara, si dhe siptoma të reja që prezantohen nga reformat e reja.
Një ndër problemet e mprehta të sistemit tatimor është barazia e tatimpaguesve përpara ligjit apo drejtësia tatimore.
Drejtësia tatimore i referohet ideve, politikave dhe advokimit që synojnë të arrijnë barazi dhe drejtësi sociale nëpërmjet taksave të drejta ndaj anëtarëve më të pasur të shoqërisë dhe bizneseve shumëkombëshe.
Për këtë qëllim, drejtësia tatimore shpesh fokusohet në trajtimin e parajsave fiskale (ato që nuk paguajnë sipas ligjit, brenda dhe jashtë vendit) dhe kufizimin e korrupsionit dhe abuzimit tatimor nga bizneset dhe individët e pasur dhe super të pasur.
Drejtësia tatimore përfshin trajtimin e lehtësive tatimore, por gjithashtu shkon përtej kësaj, pasi ka lidhje edhe me administrimin e dobët dhe korrupsionin që mbajnë të fuqishëm evazionin tatimor.
Por, problemi më i madh i një sistemi tatimor, pavarësisht nga kompozimi i tij është informaliteti i ekonomisë dhe mundësia që lejon sistemi tatimor për të kryer evazion tatimor.
Nëse, të ardhurave të munguara nga evazioni tatimor u shtohen edhe lehtësitë dhe përjashtimet tatimore (qokat politike), atëherë sistemi tatimor bëhet i pandjeshëm ndaj çdo reforme tatimore, sado mirë të jetë hartuar ajo.
Sistemi tatimor në Shqipëri, por nga kërkimi jonë rezulton edhe në vendet e tjera të BP6 është pikërisht me këto siptoma të cilat përcjellin për publikun ndjesinë se qeveria ka:
- mungesa të theksuara të mbajtjes së balancave të drejtësisë dhe trajtimit të barabartë tatimor,
- probleme të forta me zbatimin e kontratës sociale dhe ekonomike me publikun,
- tregues të efektivitetit të dobët në zbatimin e ligjeve në fuqi, si dhe
- nuk siguron të rinjtë dhe tatimpaguesit e tjerë se është në interesin e tyre ekonomik për të kontribuar për tatime dhe taksa për tu shpenzuar në interesin e tyre.
Janë pikërisht këto efekte që janë prezente më shumë se më përpara në BP6, që krijojnë edhe premisa për difekte të rënda në rishpërndarjen e të ardhurave dhe rritjen e mirëqenies nëpërmjet barrës tatimore. Një rishpërndarje e mirë do të ulte sadopak pabarazinë dhe polaritetin në të ardhurat që fitojnë dhe kursejnë individët.
Shpërndarja e pasurisë për të rritur, si dhe ndryshimi 2014 – 2022 | në % | |||||
Individë të rritur me pasuri në vlerën: | ||||||
VENDET | Viti | < 10,000 US.D | 10,000 – 100,000 US.D | 100,000 – 1 milion US.D | > 1 milion US.D | GINI |
SHQIPËRI | 2014 | 69.1 | 30.1 | 0.9 | 0.01 | 66.8 |
2019 | 38.0 | 57.9 | 3.9 | 0.1 | 63.7 | |
2022 | 38.0 | 55.5 | 6.4 | 0.1 | 68.6 | |
Ndryshimi (në %) | -31.1 | 25.4 | 5.5 | 0.1 | 1.8 | |
BOSNJË-HERCEGOVINË | 2014 | 61.8 | 37.1 | 1.1 | 0.01 | 66.3 |
2019 | 42.0 | 54.5 | 3.4 | 0.1 | 64.2 | |
2022 | 39.7 | 54.4 | 5.7 | 0.1 | 69.2 | |
Ndryshimi (në %) | -22.1 | 17.3 | 4.6 | 0.1 | 2.9 | |
MALI I ZI | 2014 | 48.7 | 48.4 | 2.8 | 0.01 | 65.7 |
2019 | 25.0 | 65.0 | 9.7 | 0.3 | 64.8 | |
26.1 | 53.9 | 19.5 | 0.5 | 68.1 | ||
Ndryshimi (në %) | -22.6 | 5.5 | 16.7 | 0.5 | 2.4 | |
MAQEDONI E VERIUT | 2014 | 65 | 33.9 | 1.1 | 0.01 | 69 |
2018** | 68 | 30.8 | 1.2 | 0.02 | 65.5 | |
2022 | ||||||
Ndryshimi (në %) | 3.0 | -3.1 | 0.1 | 0.0 | ||
SERBI | 2014 | 77.8 | 21.7 | 0.5 | 0.01 | 65.4 |
2019 | 47.9 | 48.7 | 3.3 | 0.1 | 67.6 | |
2022 | 41.6 | 52.6 | 5.7 | 0.1 | 71.3 | |
Ndryshimi (në %) | -36.2 | 30.9 | 5.2 | 0.1 | 5.9 | |
* të dhënat janë marrë nga Raporti i vitit 2014 dhe 2019, Credit Suisse Global Wealth Databook | ||||||
* të dhënat për Maqedoninë e Veriut janë marrë nga Raporti i vitit 2014 dhe 2018, Credit Suisse Global Wealth Databook |
Në Tabelë shihet se pabarazia është rritur dhe kjo duket nga indeksi GINI (kolona e fundit) në krahasimin mes tij në 9 vitet e fundit.
Polarizimi i të ardhurave është më i ulët në Shqipëri, ku indeksi tregon se pabarazia është rritur me 1.8 pikë. Ndërkohë, vendet e tjera kanë një rritje më të lartë të pabarazisë, që varion nga 2.4 pikë në Malin e Zi, në 2.9 pikë në Bosnjë-Hercegovinë dhe 5.9 pikë në Serbi[1].
Matja e pabarazisë për të ardhurat e individëve, sipas indeksit (koeficientit) GINI[2] duhet parë i lidhur me faktin se pabarazia ndikohet dukshëm jo vetëm prej shpërndarjes së barrës tatimore. Një nga studimet e kryera dhe i publikuar nga FES[3], pabarazia e të ardhurave kryesisht pasqyrohet me ndikime që vijnë prej pabarazisë në tregun e punës, por jo vetëm.
Sipas analizës “Pabarazia e të ardhurave në Evropën Juglindore është e lartë … Tregjet e punës janë shkaku kryesor i pabarazisë në rajon. Pabarazia në të ardhura nxitet nga papunësia dhe pasiviteti, puna e pasigurt dhe informale. Sistemet tatimore janë përgjithësisht jo mjaftueshëm progresive dhe rishpërndarëse, ndërsa transfertat sociale priren të jenë të vogla dhe mbulojnë vetëm një segment të vogël të popullsisë. Mungesa e aksesit në arsim cilësor rrit pabarazinë e mundësive dhe rezultateve. Qeveritë e kanë neglizhuar pabarazinë ekonomike në reformat e tyre socio-ekonomike…”
[1] Për M. e Veriut nuk ka të dhëna të disponueshme për 2022 dhe për Kosovën nuk ka të dhëna
[2] Indeksi Gini ose Koeficienti Gini mat shpërndarjen e të ardhurave, apo shpërndarjen e pasurisë në popullsinë e një vendi e më gjerë. Koeficienti shkon nga 0 (ose 0%) në 1 (ose 100%), ku me 0 kuptohet barazia perfekte dhe me 1 kuptohet pabarazia në nivelet më të larta.
[3] https://library.fes.de/pdf-files/bueros/sarajevo/14451.pdf
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.