-43%

A munden lehtësitë tatimore të përkohshme të stimulojnë shpenzimet konsumatore?

Original price was: 7 €.Current price is: 4 €.

Analiza sqaron bazuar te statistikat zyrtare problemin e lehtësive tatimore duke ju përgjigjur titullit në disa këndvështrime.

Si rregull, nëse çmimet e mallrave dhe shërbimeve bien, atëherë të ardhurat reale të konsumatorëve do të rriten. Pra, njerëzit/familjet do të kenë më shumë të ardhura në disponim për të shpenzuar dhe për këtë arsye kërkesa per prodhime vendi do të rritet.

Efikasiteti i uljes së TVSH-së varet nga shkalla në të cilën produktet e shportës dhe mallrat për konsum të përgjithshëm me TVSH të reduktuar kalojnë në treg me ulje çmimi për konsumatorët, si dhe nga shkalla në të cilën konsumatorët i përgjigjen këtyre ndryshimeve të çmimeve, duke rritur më tej konsumin e këtyre produkteve.

Një nga ndërhyrjet më të njohura dhe te synuara të politikës fiskale janë përjashtimet ose reduktimet e normës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të rritur konsumin në sektorë si: shporta ushqimore, akomodimi, energjia per familjaret, karburantet për transportin publik dhe aktivitetet e përditshme që preken më shumë nga kriza apo rritja ekonomike anemike.

TVSH-ja është tatimi indirekt i përdorur me gjerësisht mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve ne vend, i cili përbën rreth një të tretën e të ardhurave totale tatimore. Ky nivel tregues është i ngjashëm edhe në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Shqipëria ka vendosur disa lehtësira per akomodimin dhe teknologjinë informatike nen normën standarde të TVSH-së, që është 20 per qind.  Mirëpo prirjet me te fundit të politikes jane qe të mos krijojë lista të reja te mallrave dhe shërbimeve që mund të përjashtohen nga TVSH-ja ose t’i nënshtrohen një uljeje te normës standarte te TVSH-së.

Edhe pse ndërhyrja e politikes tatimore vazhdon te jete burim i shtrembërimeve ekonomike, duket se klima e re politike dhe ndikimet nga jashtë dhe brenda vendit mund ti detyrojnë politikëbërësit te japin lehtësira nga TVSH-ja, veçanërisht për produktet ushqimore në një përpjekje për të avancuar objektivat për stimulimin e konsumit familjar/privat.

Përshkrim

Një reduktim/përjashtim i taksave për të stimuluar konsumin është më efektiv sa më e madhe të jetë pjesa e shpenzuar. Praktikat e analizuara sugjerojnë se shkurtimet e taksave personale do të kenë më shumë gjasa të shpenzohen nëse ato shkojnë për individët me të ardhura më të ulëta.

Ulja/përjashtimi i taksave për individët me të ardhura më të ulëta ka të ngjarë të jetë më efektiv se disa shkurtime të tjera tatimore, përfshirë TVSH-në.

Ka disa përvoja nga përfitimet/përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat apo TVSH-ja në historinë e taksimit në Shqipëri, të cilat sugjerojnë se ulja e taksave në shkallë të gjerë ka një efekt stimulues më të vogël se ato që lidhen me individët, por kjo dëshmi nuk mund të konsiderohet plotësisht e sigurt.

Megjithatë, studimet e përjashtimeve nga taksat për kufirin e pagës dhe ato për tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH-në për biznesin e vogël na zbuluan se një pjesë e konsiderueshme e përfitimeve nga përjashtimi nga dy taksat kryesore është shpenzuar në ekonomi dhe në financimin e kapitalit. kosto e ulët.

Efekti i uljes së taksës së biznesit është i pasigurt, por nuk ka gjasa që shkurtimet e taksave të kenë efekte të mëdha nëpërmjet fluksit të parasë.