Prezantohet përmbledhja e analizave ekonomike dhe fiskale “Më shumë ekonomi dhe më pak egoizëm politik”

Prezantohet përmbledhja e analizave ekonomike dhe fiskale “Më shumë ekonomi dhe më pak egoizëm politik”

Në përgjithësi ekonomia shqiptare i tejkaloi parashikimet e ekonomistëve vendas dhe të huaj për vitin 2023. Për 2024 duket se ekonomistët po shfaqin një qasje të kujdesshme në parashikimet e rritjes ekonomike të deklaruar nga qeveria në nivelin poshtë 4%.
Parashikimet me prirje optimiste të kërkojnë të besosh se nuk do të ketë një ngadalësim të rritjes, ndoshta vetëm një zhvillim të butë në një ekonomi të karakterizuar nga norma më të ulëta interesi dhe inflacion më të ulët.
Parashikimet me prirje më realiste apo dhe pesimiste pretendojnë nga analizat e bëra se ekonomia duhet të jetë më e fortë se sa pritet dhe se uljet e normave të interesit duhet të vijnë më shpejt dhe të jenë më të harmonizuara me politikën fiskale dhe masat nxitëse për ekonominë prodhuese.

Pikërisht nën këtë model të prezantuar dhe ambjent ekonomik dhe fiskal, ekspertët tanë përmblodhën për të gjithë publikun analizat dhe faktet ekonomike dhe fiskale, me qëllim që të kemi një këndvështrim më shumë në analizën që duhet të kryejmë me përgjegjshmëri për vitin 2024.

Përmbledhja “Më shumë ekonomi dhe më pak egoizëm politik” synon të ofrojë një panoramë ekonomike dhe fiskale për lexuesin që nuk është ekonomist apo financier dhe që dëshiron të dijë faktet dhe sqarimin e tyre për të arritur informacionin më të paanshëm dhe të vlefshëm për të ditur realisht se çfarë është. që ndodh me ekonominë dhe financat e shtetit dhe të shqiptarëve.

Ju ftojmë ta lexoni dhe të bëjmë komentet sipas kuptimit dhe dëshirave për më të mirën e përbashkët!

Më shumë ekonomi dhe më pak egoizëm politik

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: