-17%

Më shumë ekonomi dhe më pak egoizëm politik

Original price was: 18 €.Current price is: 15 €.

Analizat e kësaj përmbledhje studimore janë të orientuara drejt paraqitjes së faktorëve ndikues të vitit 2023 e më tej, si dhe sqarimit të disa prej faktorëve që kanë dominuar ekonominë dhe tregun shqiptar. Prezantimi i tyre në grup synon të ofrojë një panoramë ekonomike dhe fiskale për lexuesin që nuk është ekonomist apo financier dhe që dëshiron të dijë faktet dhe sqarimin e tyre për të arritur informacionin më të paanshëm dhe të vlefshëm për të ditur realisht se çfarë është. që ndodh me ekonominë dhe financat e shtetit dhe të shqiptarëve.

Në këndvështrimin e ekspertëve tanë duke parë përpara në vitin 2024, gjykojmë se kushtet ekonomike pritet të përkeqësohen në mënyrë modeste, megjithëse rritja reale e PBB-së dhe ritmi i fitimeve të sektorëve që patën performancë të mirë gjatë 2023 pritet të mbeten pozitive dhe inflacioni i përgjithshëm pritet të bjerë në rreth 3%. Por, çmimet e disa produkteve dhe shërbimeve do të rriten, edhe nga nivelet e fryra të kostove brenda vendit, por norma do të jetë më afër niveleve në përputhje me dy vite më parë.

Normat e interesit, pasi kanë arritur kulmin në vitin 2023 (3.25%) do të jenë në trajektoren rënëse por jo të menjëhershme, por ndoshta me disa faza.

Ne besojmë se normat e interesit do të mbeten mbi normën e inflacionit. Kjo do të thotë se kursimtarët do të përfitojnë në 2024 më shumë se në 2023 nga investimi afatgjatë dhe kjo mund të kthehet në favor pas dy viteve të fundit të cilat nuk konsiderohen në total si pozitive. Tashmë, kursimtarët mund të fitojnë kthime reale pozitive.

Ky matërial është përpunuar nga të dhëna dhe publikime ligjore online, nga përpunimet e ekspertëve tanë, si dhe nga të dhëna dhe publikime të përpunuara nga stafi i ALTAX në kohë të ndryshme. Të dhënat e përdorura dhe referencat ligjore të vendosura janë të marra në çdo rast nga burime zyrtare.

Kjo përmbledhje që prezantohet online është për qëllime jo fitimprurëse.

Përmbajtja e shprehur në këtë publikim, si dhe fjalët dhe termat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht  QENDRËN ALTAX në rolin e hartuesit, si dhe specifikisht dhe gjithë partnerët e saj që përmblidhen nën këtë markë të pronësisë intelektuale.

Përshkrim

Ndërsa viti 2023 u mbyll, ekonomia shqiptare po ecën më mirë se sa pritej nga parashikimet e fundvitit të kaluar. Por mund të thuhet se ky ritëm nuk përkon me pritshmëritë e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe të qytetarëve. Sektori i ndërtimit bashkë me një pjesë të shërbimeve të lidhura me industrinë e turizmit shmangën një zhvillim më të ulët.

Ndërkohë, disa sektorë që prodhojnë produkte për eksport janë në nivele rritje me një ritëm të paqëndrueshëm dhe pasiguri të niveleve të larta për vitin 2024.

Papunësia ka qenë e ulët, por më e rëndësishmja është papunësia e lartë te të rinjtë me mbi dyfishin e nivelit mesatar të papunësisë. Inflacioni po bie megjithëse shfaq një kokëfortësi dhe rezistencë që ndihmohet nga informaliteti i lartë dhe ndikime të tjera që vijnë nga paratë informale të qarkulluara me nivele rekord në vitin 2023.

Në përgjithësi ekonomia shqiptare i tejkaloi parashikimet e ekonomistëve vendas dhe të huaj për vitin 2023. Për 2024 duket se ekonomistët po shfaqin një qasje të kujdesshme në parashikimet e rritjes ekonomike të deklaruar nga qeveria në nivelin poshtë 4%.

Parashikimet me prirje optimiste të kërkojnë të besosh se nuk do të ketë një ngadalësim të rritjes, ndoshta vetëm një zhvillim të butë në një ekonomi të karakterizuar nga norma më të ulëta interesi dhe inflacion më të ulët.

Parashikimet me prirje më realiste apo dhe pesimiste pretendojnë nga analizat e bëra se ekonomia duhet të jetë më e fortë se sa pritet dhe se uljet e normave të interesit duhet të vijnë më shpejt dhe të jenë më të harmonizuara me politikën fiskale dhe masat nxitëse për ekonominë prodhuese.