Boshllëku tatimor në shqipëri 2012

Metodologjia dhe mënyra për vlerësimin e boshllëkut tatimor në vitin fiskal 2011
Krahasimi me vendet e Ballkanit dhe të Botës. Boshllëku tatimor në Shqipëri.

Përshkrim

Boshllëku tatimor (tatimi i munguar) është një shumë që i mungon buxhetit të shtetit. Studimi vjen si produkt i ekspertëve të AL-Tax Center, që vlerësuan nivelin e boshllëkut tatimor, të konsideruar si një diferencë midis tatimeve dhe taksave që duhet të hynin në buxhetin e shtetit (teorikisht) me tatimet dhe taksat që u mblodhën faktikisht në vitin fiskal 2011.

Ky dokument është punuar në grup me disa nga studiot fiskale në Shqipëri dhe vende të rajonit në një bashkëpunim disa mujor pergjatë vitit 2012. Informacioni statistikor i përdorur në dokument lidhet me rezultatet e shërbimeve të dy niveleve të administrimit të të ardhurave publike, por edhe me performancën e bashkëveprimit midis institucioneve të gjithë spektrit të administratës publike. Vlerësimi i boshllëkut tatimor mund të ketë gabime rezultati me një shmangie deri 5 përqind, nisur nga përdorimi i shumë burimeve të ndryshme.

Një përmbledhje e metodologjisë përfshin vlerësimin e boshllëkut tatimor për tatimin më të rëndësishëm të sistemit tatimor në vend. Redaktime dhe rishikime të këtij rezultati janë të mirëpritura nga biznese, ekspertë, studiuesë dhe staf akademik, apo palë të interesuara për të arritur në vlerësimin më të saktë të mundshëm bazuar në metodologjinë tipike dhe të dhënat korrekte. Raporti studimor është ndarë në katër pjesë.