-29%

Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në Shqipëri, 2016

Original price was: 7 €.Current price is: 5 €.

Një përmbledhje që përshkruan organizimin e biznesit në Shqipëri sipas ligjit të shoqërive tregtare, si dhe sistemi tatimor i vitit 2016 bashkë me risitë e politikës fiskale në funksion të nxitjes së investimeve në vend.

Përshkrim

Sistemi tatimor që u hartua si paketë për vitin 2016 ka ardhur me të vecantat e tij që e bëjnë të jetë në funksion të mbështetjes së biznesit, konsumatorit dhe buxhetit. Tatimet dhe taksat janë kategorizuar në ato që konsiderohen si tatime direkte dhe indirekte.
a) tatime direkte (tatimi mbi fitimin, tatimi mbi biznesin e vogël dhe taksat)
b) tatime indirekte (tatimi mbi qarkullimin (zëvendësuar nga TVSH), akciza dhe taksat doganore).
Vitet e fundit, politika fiskale e mbledhjes së të ardhurave të buxhetit është mbështetur mbi nivelet e administrimit në:
-nivel qendror me dy agjencitë kryesore që janë: administrata tatimore qendrore dhe administrata doganore dhe;
-nivel lokal me rrjetin e administratave tatimore vendore.

Synimi i politikës është në paraqitjen e një autoriteti fiskal, i cili për arritjen e sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare, beson se përmbushja e obligimeve të tatimpaguesve mund të arrihet vullnetarisht nga ata dhe me rritjen e rolit të administratës, si bashkëpunëtorja më e ngushtë e tyre.