Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri dhe Kosovë

Short Description Prova

Shihni shportën

Përshkrim

Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e ALTax Center për llogaritjen e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015. Të dhënat e përdorura i përkasin realizimit të vitit 2014. Një vlerësim i kësaj natyre bëhet për here të tretë në Shqipëri dhe është duke u futur në rrugën e traditës nga qendra ALTax në ambientin ekonomik-fiskal shqiptar. Objekti i prezantimit është niveli i barrës tatimore nga njëri rajon në tjetrin, duke treguar për aftësinë që duhet të kenë në rritjen e të ardhurave nëpërmjet krahasimit me rajone të ngjashme, në funksion të financimit të shpenzimeve për investime lokale dhe qendrore. Nga ana tjetër, secili qytetar që është kontributor në buxhetin e shtetit duhet të njihet se si është barra që mban në raport me qyteta rët në rajonet e tjera shqiptare dhe ballkanike.

Llogaritja e barrës tatimore është vlerë e shtuar në debatin mbi transparencën fiskale, duke u mundësuar politikëbërësve, bizneseve, studiuesve, analistëve, medias, si dhe qytetarëve për të krahasuar shpër ndarjen e barrës tatimore. Renditja sipas barrës fiskale jep mundësinë për të analizuar vendimet mbi biznesin dhe politikat, si dhe alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike. Kjo analizë, sipas zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar më shumë, dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila industri apo zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.