-13%

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2012

Original price was: 8 €.Current price is: 7 €.

Edhe pse Shqipëria arriti që deri në fund të vitit 2012 ta largonte nga territori i saj rënien e madhe ekonomike që pritej të ndodhte prej krizës financiare dhe ekonomike mbarëbotërore nuk mund të thuhet dot se në vitin 2013 mund të bëjnë efekt vetëm politikat fiskale dhe marrja e huave të tjera.

Përshkrim

Për vitin që jemi dhe më tej financat publike të vendit janë të detyruara të gërmojnë dhe të gjejnë për fondet e nevojshme nga çdo cep i zërave të shpenzimeve te buxhetit për të paguar për një periudhë afatshkurtër 2-vjecare deri në 340 milion euro. Por, edhe në vijim do të duhet të paguhen për të paktën 15 vitet e ardhme deri në 40 milion euro çdo vit, pa llogaritur huara të reja në të ardhmen.

Ndërsa cdo strategji, komunikim dhe plan veprimi për sektorët me rritje ekonomike ka efekt edhe në punësim, vërehet se ka pak debat në lidhje me efektin direkt që vjen nga zhvillimi ekonomik, investimet kapitale dhe politikat e nxitjes së tregut të punës. Megjithë raportet e institucioneve për rritje të punësimit vit pas viti, Shqipëria ka ende nevojë për një numër minimalisht 200 mijë vende pune në sektorin privat për ta drejtuar ekonominë drejt një rritje të ngjashme me 4-5 vite më parë.