Tatimet në Shqipëri 2008 – 2010

Ajo që do të lexoni në këtë publikim është një përmbledhje e sistemit tatimor në Shqipëri dhe një përshkrim i aktivitetit të administratës tatimore qendrore. Të dhënat statistikore që prezantojnë treguesit e vitit 2008-2010 janë paraqitur të ndërthurur me ekonominë e vendit dhe zbatimin e politikave të qeverisë në kuadër të programeve për zhvillimin ekonomik dhe pregatitjen e vendit për integrimin në Bashkimin Europian.

Category: Etiketa: ,
Shihni shportën

Përshkrim

Trajtimi i administrimit fiskal nëpërmjet performancës së operacioneve të saj duke filluar me kontrollin tatimor, vlerësimin dhe mbledhjen e detyrimeve tatimore, si dhe operacionet e hetimit tatimor dhe vendimet e apelit, të cilat të gjitha bashkë janë pjesa kryesore e gjithë veprimtarisë së një administrate tatimore.

Të dhënat janë bazuar në burime zyrtare, të publikimeve të administratës tatimore dhe Ministrisë së Financave. Ato përshkruajnë me vlera reale zhvillimet e administrimit përgjatë harkut kohor 2008 – 2010.