Vendi i furnizimit për instalime në pasurinë e paluajtshme

Vendi i furnizimit për instalime në pasurinë e paluajtshme

Rasti

Një shoqëri shqiptare kryen një investim duke synuar përmirësimin e cilësisë se shërbimit te saj. Ky investim konsiston ne instalimin e një antene transmetuese për vale celulari ne Shqipëri, por si një shërbim i porositur nga një kompani rezidente ne Itali.

Pyetje

Ku është vendi i furnizimit?

Përgjigje

Sipas Nenit 20.1.b.i. te udhëzimit Nr.6, date 30.01.2015 i referuar te neni 11 i ligjit 92/2014, instalimi i antenes transmetuese konsiderohet si punim për pasurinë e paluajtshme.

Udhezimi sqaron se:

Punimet e instalimit që përmbajnë vendosjen e elementeve që e humbin karakterin e tyre të luajtshëm për shkak të përfshirjes së tyre në një tërësi të paluajtshme, për zbatimin e TVSH-së duhet të konsiderohen, si pjesë e pasurisë të paluajtshme përderisa ato kanë si qëllim të përfshijnë në ndërtime të paluajtshme aparate apo punime që janë objekt instalimi.

Me tej ne udhëzim jepen shembuj të përfshirjes ku prezantohet edhe rasti i instalimit të një antene kolektive radioje apo televizioni në një ndërtesë.

Nga gjithë përshkrimi i udhëzimit sqaron pyetjet ne lidhje me statusin e antenës dixhitale, si një pasuri e paluajtshme (aset fiks).

Ne këtë këndvështrim te këtij sqarimi nuk duhet filluar te krahasohen vlerat e përfshira ne procesin e instalimit për te saktësuar statusin e antenës. Pasi ne te kundërtën e punimeve te pasurisë se paluajtshme udhëzimi konsideron se:

Punimet që nuk përfshihen në punimet për pasuritë e paluajtshme janë ato të cilat, cilado qoftë natyra e ndërtesës ku kryhen instalimet e objekteve apo aparateve të luajtshme, në momentin që vendosen e ruajnë karakterin e tyre të luajtshëm.

Shembujt te tjerë për punimet e pasurisë se luajtshme jepen si me poshtë:

Konsiderohen si të tilla instalimet e aparaturave si: pajisjet elektro-shtëpiake, pajisjet e pavarura të ngrohjes me energji apo gaz, sobat e thjeshta dhe materiali i kuzhinave të specializuara, dollapët frigoriferikë, pajisjet e ndriçimit, llambat, llambadarët, aparatet matëse, të kontrollit, televizorët apo aparatet telefonike; elementet e sistemimit si: raftet, pasqyrat e murit, dollapë farmacie, biblioteka, mobiliet e tualetit, mbajtëse peshqirësh, raftet e lavamanit.

Nëse heqja e mjeteve të montuara mund të kryhet pa dëmtime të rënda për vetë ato apo për ndërtesën në të cilën janë instaluar, këto instalime e humbin karakterin e tyre të luajtshëm për shkak të përfshirjes së tyre në këtë ndërtesë dhe duhet të tatohen sipas regjimit të punimeve për pasuritë e paluajtshme.

Pra, në përmbledhje të gjithë sa më lart konsiderohet se:

Instalimi i antenës, përveçse është konsideruar me një rast analog si pjese e pasurisë se paluajtshme, nga ana tjetër është përforcuar ne sqarimin e paragrafit me lart. Si rrjedhim i statusit te punimit atëherë edhe vendi i furnizimit do te jete aty ku është pasuria e paluajtshme, pra ne Shqipëri dhe tatohet ne Shqipëri.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: