Transaksion shitje trualli ndërtimi dhe trajtimi tatimor

Transaksion shitje trualli ndërtimi dhe trajtimi tatimor

Shitësi: Individe te regjistruar si person juridik ne gjykaten e rrethit Tirane me emrin tregtar Y shpk, por i paregjistruar si person i tatueshem ne organet tatimore.

Blerësi: Shoqeria X Construction, i regjistruar si shoqeri me aktivitet kryerje punimesh per ndertim objekte banimi e sherbimi.

Periudha e shit-blerjes: Viti 2015

Vlera e transaksionit:  1 milion Euro

Paguar tatim: 4 % e cmimit te shitjes

Sqarimi i pozicionit ligjor ne reaport me legjislacionin fiskal te paleve pjesemarrese ne kete transaksion.

  • Sipas ligjit “Per tatimin mbi te ardhurat”, Neni 8, pika dh. Konsiderohen si te ardhura personale te tatueshme, të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.
  • Ne baze te nenit 11. Te ligjit Nr.8438, date 28.12.1998 me siper “kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme tatohet sipas pasqyrës Nr. 2, e cila i bashkëlidhet këtij ligji, ndërsa pasuritë e paluajtshme tokë bujqësore tatohen në masën 0.5% të çmimit të shitjes. Tatimi derdhet nga personi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit te sendet e mësipërme, në përputhje me aktet ligjore. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranë zyrave të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme janë të detyruaraâ  që, brenda 10 ditëve, të derdhin tatimin e paguar sipas parashikimeve të këtij neni”.

Individet, qe kane bere nje transaksion nen emrin e personit juridik Y shpk nuk jane objekt i tatimit mbi fitimin, pasi sipas Ligjit Nr.8438, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”, Neni 16 tatimit mbi fitimin i nënshtrohen këta persona:

  • Personat juridikë dhe ortakëritë dhe që janë regjistruar për TVSH-në.
  • Çdo person tjetër, pavarësisht nga forma juridike e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar.
  • Gjithë personat fizikë, të regjistruar në TVSH dhe që nuk janë subjekte të tatimit mbi biznesin e vogël.

Nisur nga objekti i mesiperm, neni 3 “Detyrimi për të kërkuar regjistrimin” i Ligjit te TVSH-se percakton se:

  1. Personi që nuk eshtë i regjistruar detyrohet të kërkojë të regjistrohet:
  2. Brenda 15 ditëve nga data e fillimit të veprimtarisë së tij ekonomike, kur qarkullimi i tij që kryhet apo do të kryhet është me i madh se kufiri minimal i regjistrimit,;
  3. Brenda 15 ditëve pas përfundimit të vitit kalendarik, nëqoftëse gjatë këtij viti qarkullimi rritet mbi kufirin minimal të regjistrimit.
  4. Qarkullimi që merret parasysh përfshin të gjitha veprimtaritë ekonomike të kryera nga i njëjti person dhe llogaritet në bazë të çmimit gjithsej që duhet të paguajë blerësi.
  5. NË qoftë se personi fillon ose ndërpret veprimtaritë e tij ekonomike gjatë një viti kalendarik, qarkullimi në lidhje me kufirin minimal të regjistrimit llogaritet në proporcion me kohezgjatjen e veprimtarive.
  6. Kufiri minimal i regjistrimit është 5 milion lekë (për vit kalendarik).

Ligjiâ â€œper TVSH-ne, percakton se kush furnizim perfshihet ne veprimtari ekonomike:

€œfurnizimi është pjesë e veprimtarisë ekonomike të një personi, nëse furnizimi është kryer prej tij si pjesë e, ose e lidhur me Çdo veprimtari të tij ekonomike të pavarur, kushdo qoftë qëllimi ose rezultati i saj. Ne kete kuptim “veprimtari ekonomike” do të thotë çdo aktivitet që kryhet rregullisht, me synimin për të marrë fitime, duke përfshirë aktivitetin profesional dhe ekonomik, i cili zbatohet nëpërmjet kushteve kontraktuale apo transaksioneve ekonomike, sipas nocioneve të Kodit Civil.

Po keshtu, sipas udhezimit te TVSH-se qarkullimi që duhet të merret parasysh është qarkullimi gjithsej i realizuar nga i njëjti person, pavaresisht nga statusi i tij.

Qarkullimi gjithsej përfshin të gjitha furnizimet e bëra nga një person: furnizimet e tatueshme, furnizimet e përjashtuara, furnizimet për eksport. Ai përfshin gjithashtu edhe furnizimet e tjera që mund të kryhen gjatë veprimtarisë së personit si ndihmat, subvencionet etj. Qarkullimi llogaritet ne baze te çmimit total që paguan blerësi. Çmimi përfshin edhe tatimet dhe çdo detyrim tjetër. Përjashtim bëjnë vetëm shitjet e aktiveve të qëndrueshme të personit të tatueshëm, si ndërtesat, makinat dhe pajisjet. Këto shitje nuk merren parasysh kur llogaritet qarkullimi gjithsej.

Konkluzioni

Sipas konfirmimit me dokumentin justifikues, nga shitesi dhe bleresi i pasurise se paluajtshme konstatohet se eshte permbushur detyrimi ligjor i pagimit te detyrimit te pagimit te kalimit te pasurise sipas legjislacionit te vitit 2005, fakt qe nuk bie ne kundershtim me asnje nga pikat e Nenit 14 “Kundervajtjet administrative” te ligjit Nr.8438, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”, i ndryshuar.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: