Tatimi mbi të ardhurat personale, sipas ligjit të ri në 2022
Baza e tatueshme vjetore përbëhet nga:
- Të ardhurat vjetore të tatueshme të punësimit;
- Të ardhurat vjetore të tatueshme të biznesit;
- Të ardhurat vjetore të tatueshme të investimeve
- Të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%,
- Të ardhurat nga aktiviteti i biznesit do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%.
- Të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv do të tatohen me normën tatimore 8% dividentët dhe 15% të ardhurat nga investimet kapitale
1.Tatimi mbi pagat (të ardhurat nga punësimi)
Pragu i patatueshëm i pagës është 50 mijë lekë në muaj.
Paga 60.000 lekë/muaj paguan (60.000 -35.000) x 13% = 3.250 lekë/muaj
Paga 75.000 lekë/muaj paguan (75.000 – 30.000) x 13% = 5.850 lekë/muaj
Deri në nivelin e pagës bruto 200.000 lekë në muaj është e njëjta formulë
Paga 210.000 lekë/muaj paguan (210.000 – 200.000) x 23% = 2.300 lekë + 22.100 lekë = 24.400 lekë/muaj
2. Të ardhurat nga aktiviteti i biznesit
15% e fitimit neto për të ardhura vjetore ≤ 14.000.000 lekë
23% e fitimit neto për të ardhura vjetore ≥ 14.000.000 lekë
Për të vetë punësuarin me të ardhura bruto vjetore 5.000.000 lekë
- 3 % e të ardhurave ose 10 % e fitimit neto të supozuar bizneset në fushën e tregtimit me pakicë të mallrave .
- 4,5 % e të ardhurave ase 11, 2 % e fitimit neto të supozuar bar restorantet
- 4,5 % e të ardhurave ose 11 % e fitimit neto të supozuar prodhuesit e brumit
- 9% të të ardhurave ose 12 % të fitimit neto të supozuar të vetë punësuarit në shërbime profesionale (avokat, konsulent, noter, etj).
Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi | ||||
lekë/muaj | ||||
E ardhura nga paga | E ardhura e tatueshme | Norma tatimore (% mujore) | ||
Nga | Deri në | Nga | Deri në | |
0 | 50,000 | 0 | 50,000 | 0% |
50,001 | 60,000 | 0 | 35,000 | 0% |
35,001 | 60,000 | 13% mbi 35,000 | ||
60,001 | Pagën e përfituar | 0 | 30,000 | 0% |
30,001 | 200,000 | 13% mbi 30,000 | ||
200,001 | më shumë | 23% mbi 200,000 lekë + 22,100 lekë |
Përjashtim nga tatimi deri në vitin 2029:
- 0 % tatim mbi të ardhurat nga biznesi dhe tatim mbi të ardhurat e korporatës
bizneset e vogla familjare, si persona fizikë[1] dhe persona juridikë (tregti, transport, ushqim social, artizanat,) me qarkullim ≤ 14.000.000 lekë/vit.
Lehtësim për tatimin lidhur me mbajtjen e dokumentacionit për shpenzimet e biznesit
- Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10,000,000 Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.
- 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;
- 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;
- 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;
- 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;
- 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare;
- 30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.
Përjashtime për të ardhurat mikes nga punësimi, investimi kapital dhe të ardhura nga biznesi, që deklarohen si të ardhura individuale me DIVA.
Tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe biznesi, mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore:
- një shumë prej 480.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë deri 480.000 lekë;
- një shumë prej 360.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë mbi 480.000 lekë;
- një shumë kompensimi për cdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç dhe që jeton së bashku me tatimpaguesin në një familje të përbashkët prej 48,000 lekë.
Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi, të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi dhe të ardhura vjetore të tatueshme nga investimi më pak se 2.000.000 lekë mund të zbresë përveç shumave individuale sipas paragrafit më sipër, shpenzimet korrente për:
- shpenzimet për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë;
medikamentet për fëmijët e tij ose në ngarkim të tij dhe personave që ka nën kujdestarinë e vet, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
3. Të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv
Tatohen me 15% të vlerës së përfituar të ardhurat që gjenerohen nga:
- Interesat, dhe honoraret;
- Fitimet kapitale nga tjetërsimi i letrave me vlerë;
- Fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës;
- Kthimi i investimit nga skemat e pensionit privat;
- Fitimi kapital nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme;
- Të ardhurat nga qiraja e pasurive të paluajtshme;
- Të ardhurat nga nxjerrja/përfitimi i mjeteve virtuale;
- Të ardhurat nga transaksionet me mjetet virtuale.
Tatohen me 8% të vlerës së përfituar të ardhurat që gjenerohen nga dividentët e shpërndarë nga shoqëritë rezidente.
Ju mundeni qe duke shkarkuar aplikacionin e ri, te jeni me pranë informacioneve, këshillimeve dhe analizave qe nuk shterojnë dhe ju përcjellin përvojën tonë të gjatë me trajtimin e sfidave të legjislacionit.
Google Play – https://play.google.com/store/apps/details?id=com.altax
App Store – https://apps.apple.com/fr/app/altax/id6443634357?uo=2
[1] Termi “person fizik” nënkupton çdo individ, individ të vetëpunësuar apo individ tregtar. Ai përfshin të punësuarit, të vetpunësuarit, tregtarët individualë, si dhe çdo person tjetër fizik, i cili ka të ardhura nga çdo burim, të ardhura të marra nga trashëgimitë apo dhurimet, apo fitime nga lojrat e fatit sipas këtij Ligji
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.