Takimi konsultues me autoritetet e financave për taksën e pasurisë dhe administrimin tatimor vendor

Takimi konsultues me autoritetet e financave për taksën e pasurisë dhe administrimin tatimor vendor

Ne takimin me zv. Ministren e Financave, zj. Vjero, Niveli me i lartë përgjegjës per politikat fiskale ne vend, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm per taksen e pasurisë, z. Sahitaj si dhe stafi hartues i draft ligjit “Per taksen e pasurisë ne RSH” u theksuan mjaft konstatime me vlere ne respekt te modaliteteve zbatuese te ligjit, te mënyrës se komunikimit te detyrimeve tatimore dhe përballimi i tyre nga tatimpaguesit e rinj, si dhe qasje te lidhura me pjese teknike te legjislacionit.

Nga përfaqësuesi i Albanian Tax-Economic Center – ALTAX ne këtë takim konsultues u fokusuan momente te tilla qe lidhen me nevojën per një analizë dhe reflektim ne krahasim me vitin 2019, kur u prezantua mënyra e re e taksimit.
Nga ana tjetër, nga përfaqësuesi i ALTAX u ngritën çështje per diskutim lidhur me barazinë qe duhet tu garantohet tatimpaguesve nga zbatimi i këtij ligji. Po ashtu problemet e lidhura me luftimin e informalitetit dhe bashkëpunimin qe duhet te kenë proceset hartuese te udhëzimeve dhe vendimeve ne zbatim te projekt ligjit ishin nje tjetër moment shqetësimi dhe oferte per bashkëpunim nga Albanian Tax-Economic Center – ALTAX.

Rekomandimet e tjera ishin ngushtësisht te lidhura me përvojën dhe diskutimet gjate dy viteve te fundit me bashki me peshe ne te ardhurat e buxhetit, ne kuadër te projektit “Monitorimi social përmes bashkëveprimit qytetar”, bazuar te #auditimisocial dhe qe ka qene nder arritjet me vlere ne kuadër te projekteve MATRA te mbështetura nga #NLembassy ne Tirane.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: