Përmbledhja për tatimin e transferimit të të drejtës së pronësisë dhe taksën mbi pasurinë e paluajtshme

Përmbledhja për tatimin e transferimit të të drejtës së pronësisë dhe taksën mbi pasurinë e paluajtshme

ALTAX  pas një përgatitje të një materiali orientues të legjislacionit në fuqi dhe ligjeve që pritet te hyjnë në fuqi prej janarit 2024 ju prezanton Përmbledhja ligjore për tatimin e transferimit të të drejtës së pronësisë dhe taksën mbi pasurinë e paluajtshme është një reference i bazuar në të dhënat e ligjeve që përfshijnë tatimin m bi të ardhurat dhe taksat vendore duke synuar që të përmbledhë dhe përfshijë në një qasje më të plotë bazën e taksës dhe tatimit, objektin e tij, përjashtimet dhe mjaft informacione të tjera nga ligjet e reja që hyjnë në fuqi pas vitit 2023.

Me ndryshimet ligjore në vitin 2023, ku nga njëra anë është miratuar ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili imponon edhe disa rregulla të reja lidhur me mënyrën kush tatohet dhe kush jo, por edhe me një disiplinim më të mirë të transaksioneve në rastet e trashëgimnisë dhe dhurimeve.

Nga ana tjetër, ligji i ri i tatimit mbi pasurinë që pritet të miratohet këtë fundviti 2023 tregon një barrë të re të taksës së pronës, e cila tashmë synon të kthehet në një instrument fiskal i fuqishëm për buxhetin vendor.

Përmbledhja që prezantohet për publikun shqiptar vjen si një harmonizim dhe një sqarim më integral lidhur me kuptimin e këtyre dy detyrimeve fiskale, por edhe si një nevojë për qartësim për shumë qytetarë që nuk arrijnë të kuptojnë dallimin dhe adresimin e plotë të tyre.

Harmonizimi i zbatimit të ligjit aktual me ndryshimet e reja ligjore është një nevojë parësore, për të bërë të kuptueshme bazën e taksave, referencat e tyre, si dhe mënyrën se si do të zbatohen prej secilit nivel qeverisje.

Ju ftojmë ti referoheni direkt dokumentit te përmbledhur ne postin Publikime.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: