Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Përmbledhje për tatimin e transferimit të të drejtës së pronësisë dhe taksën mbi pasurinë e paluajtshme
Original price was: 11 €.10 €Current price is: 10 €.
Tatimet qendrore dhe tatimet vendore aplikojnë dy ngarkesa fiskale, ku tatimi mbi transferimin e pronësisë së paluajtshme është një tatim i të ardhurës personale dhe taksa mbi pasurinë e paluajtshme është një taksë e qeverisjes vendore.
Me ndryshimet ligjore në vitin 2023, ku nga njëra anë është miratuar ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili imponon edhe disa rregulla të reja lidhur me mënyrën kush tatohet dhe kush jo, por edhe me një disiplinim më të mirë të transaksioneve në rastet e trashëgimnisë dhe dhurimeve.
Nga ana tjetër, ligji i ri i tatimit mbi pasurinë që pritet të miratohet këtë fundviti 2023 tregon një barrë të re të taksës së pronës, e cila tashmë synon të kthehet në një instrument fiskal i fuqishëm për buxhetin vendor.
Përmbledhja që prezantohet për publikun shqiptar vjen si një harmonizim dhe një sqarim më integral lidhur me kuptimin e këtyre dy detyrimeve fiskale, por edhe si një nevojë për qartësim për shumë qytetarë që nuk arrijnë të kuptojnë dallimin dhe adresimin e plotë të tyre.
Harmonizimi i zbatimit të ligjit aktual me ndryhsimet e reja ligjore është një nevojë parësore, për të bërë të kuptueshme bazën e taksave, referencat e tyre, si dhe mënyrën se si do të zbatohen prej secilit nivel qeverisje
- Përshkrim
Përshkrim
Përmbledhja që prezantohet për publikun shqiptar vjen si një harmonizim dhe një sqarim më integral lidhur me kuptimin e këtyre dy detyrimeve fiskale, por edhe si një nevojë për qartësim për shumë qytetarë që nuk arrijnë të kuptojnë dallimin dhe adresimin e plotë të tyre. Harmonizimi i zbatimit të ligjit aktual me ndryshimet e reja ligjore është një nevojë parësore, për të bërë të kuptueshme bazën e taksave, referencat e tyre, si dhe mënyrën se si do të zbatohen prej secilit nivel qeverisje.
Tatimi mbi transferimin e të drejtës mbi pronën e paluajtshme është një pikë e një rëndësie të madhe për qytetarët kur blejnë apo shesin, kur dhurojnë apo trashëgojnë një pronë të paluajtshme, kur marëdhëniet janë Brenda rrethit familjar dhe jashtë saj, si dhe një mori raportesh të tjera që kanë nevojën të jenë të kuptueshme. Duke qenë se ai duhet të paguhet brenda një periudhe kohore sapo transaksioni ndodh është e nevojshme të keni njohuri të sakta për të, informacion dhe detajime për të parë mirë se çfarë dhe kë detyron legjislacioni për të paguar tatimin.
Ndërkohë, taksa mbi pasurinë e paluajtshme është taksa më e rëndësishme vendore. Forcimi dhe modernizimi i saj, bazohet në faktorë të shumtë, ekonomikë dhe praktikë. Reformimi i kësaj takse, përben një komponent kryesor në një proces reformimi strukturor që synon transformimin rrënjësor të financave lokale dhe decentralizimin e plotë fiskal të qeverisjes vendore.
Taksa e pasurisë duhet të forcohet dhe shndërrohet në të ardhmen në shtyllën kryesore të të ardhurave vendore, prandaj, përpjekjet drejt reformimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të politikave dhe administrimit të saj duhet të shtohen, për t’i shërbyer eventualisht konsolidimit financiar të bashkive.