Performanca ekonomike dhe fiskale në Ballkanin Perëndimor, 2021 – 2023

Performanca ekonomike dhe fiskale në Ballkanin Perëndimor, 2021 – 2023

Në vitin 2023, popullsia e Ballkanit Perëndimor (BP6) është 16.98 milionë banorë nga 17.34 milionë banorë dy vite më parë, me një pakësim prej 2.1% ( 360.000 persona).Pakësimi më i madh ndihet në Serbi me 220.000 individë më pak, në Shqipëri me 67.000 individë më pak dhe në Bosnjë-Hercegovinë (BiH) me 43.000 individë më pak.Ndërsa Maqedonia e veriut është pakësuar me 15.000 individë, Kosova me 11.000 individë dhe Mali i Zi me 4.000 individë.

Tab.1
Treguesit kryesorë ekonomikëBallkani Perëndimor
202120222023
Popullsia, 1000 persona17,34117,09316,981
PBB, ndryshim real në %8.74.13.0
PBB për frymë (EUR në PPP)12,29213,66714,250
Shkalla mesatare e papunësisë (në %)151312
Paga mesatare mujore bruto, EUR667743865
Inflacioni mesatar vjetor (në %)3128
Deficiti buxhetor (% të PBB)-3-3-2
Borxhi publik (% të PBB)544846
Fluksi i IHD-ve, EUR mln.1,1861,4851,473

Në raport me popullsinë gjithsej duket se:

–      Serbisë i mungon 3.3% e popullsisë,

–      Shqipërisë i mungon 2.4% e popullsisë,

–      Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës u mungojnë respektivisht 1.3%, 0.8%. 0.7% dhe 0.6 e popullsisë së vendeve të tyre.

Gjashtë ekonomitë[1] në 2023 janë me rritje ekonomike që variojnë nga 1% në Maqedoninë e Veriut deri në 6% në Malin e Zi, me një mesatare rritje për BP6 prej 3%. Ekonomia e BP6 përfaqëson 13% të PBB-së së Bashkimit Evropian[2].

PBB-ja mesatare për frymë e BP6 është 14.250 EURO (PPP) [3] në 2023 me një rritje me 1.958 Euro/individ krahasuar me vitin 2021.

Ndryshimi të ardhurave për frymë, 2021-2023         EUR në PPP
VENDET202120222023Ndryshimi 23/21
Mali i Zi15,46017,58018,98023%
Serbia14,24015,56016,31015%
Maqedonia e Veriut14,11015,01014,6804%
Bosnjë-Hercegovina10,99012,27012,77016%
Shqipëria10,26012,10012,79025%
Kosova8,6909,4809,97015%
BALLKANI PERËNDIMOR12,29213,66714,25016%
Burimi: https://wiiw.ac.at, BSH, FMN

Kjo rritje në vlerë absolute është e ndikuar nga ndryshimi me 3.520 Euro/individ në Malin e Zi, me 2.530 Euro/individ në Shqipëri, me 2.070 Euro/Individ në Serbi dhe më pak në Bosnjë-Hercegovinë (1.780 euro/individ), Kosovë (1.280 Euro/Individ) dhe Maqedoninë e Veriut (570 Euro/individ).

Por, ky ndryshim i madh tregon edhe vlera më të ulëta në vitin 2021, të cilat janë rritur në tre vitet e fundit dhe kanë treguar këtë ndryshim të lartë në disa vende dhe ndryshim më të vogël në tre vendet e tjera (shih PBB për frymë – Tab.2).

Krahasimi të ardhurave/frymë me nivellin më të lartë në BP6, 2021-2023
VENDET202120222023Ndryshimi 23/21
Mali i Zi100%100%100%0%
Serbia92%89%86%-7%
Maqedonia e Veriut91%85%77%-15%
Bosnjë-Hercegovina71%70%67%-5%
Shqipëria66%69%67%2%
Kosova56%54%53%-7%

Nga sa shihet në tabelën më lart, duket se Mali i Zi është me nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë duke qëndruar gjithsesi sa 40% e treguesit mesatar në BE për 2023.Ndërkohë, shihet se Serbia është në nivele të afërta e ndjekur nga Maqedonia e Veriut.Bosnjë-Hercegovina, por sepcifikisht Shqipëria dhe Kosova vijojnë të jenë në nivele afër gjysmës së vendit që kulmon brenda rajonit dhe arrijnë deri afër 1/3 të nivelit tregues të vendeve të BE-së.

Papunësia në vitin 2023 në BP6 është mesatarisht 12% me rënie mestare 3% nga viti 2021. Në këtë tregues ndikimi më të madh është nga Kosova (8.3% më pak të papunë), Bosnjë-Hercegovina (4.2% më pak të papunë) dhe Mali i Zi (3.5% më pak të papunë).

Papunësia, 2021-2023 
VENDET202120222023Ndryshimi 23/21
Mali i Zi16.614.713.1-21%
Serbia11.09.49.5-14%
Maqedonia e Veriut15.714.413.1-17%
Bosnjë-Hercegovina17.415.413.2-24%
Shqipëria11.510.910.7-7%
Kosova20.712.512.4-40%
BALLKANI PERËNDIMOR15.512.912.0-20.4%
Burimi: https://wiiw.ac.at, BSH, FMN

Një rënie më të vogël të papunësisë shikojmë në Maqedoninë e Veriut (2.6% më pak të papunë), në Serbi (1.5% më pak të papunë) dhe në Shqipëri (0.8% më pak të papunë).Niveli më i ulët i papunësisë është në Serbi me 9.5%, në Shqipëri me 10.7%, në Kosovë me 12.4%.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në mal të Zi niveli i papunësisë është 13.1% dhe në Bosnjë Hercegovinë niveli i papunësisë është 13.2%.

Ndërkohë, nëse shikojmë shkallën e punësimit në fund të tremujorit të katërt 2023, shihet se Shqipëria është me shkallën më të lartë të punësimit me 66.7%[4].

Paga mesatare në BP6 përgjatë vitit 2023 është mesatarisht 857 Euro/muaj me një rritje nominale[5] me 191 Euro (me 29%) nga viti 2021.Rritjen më të madhe të pagës mesatare shikojmë në Serbi me 239 Euro më shumë nga 2021, në Bosnjë Hercegovinë me 207 Euro më shumë nga 2021, në Maqedoninë e Veriut me 196 Euro më shumë nga 2021 dhe në Mali e Zi me 194 Euro më shumë nga 2021.

Në Shqipëri dhe në Kosovë, rritja e pagës mesatare në 2023 është respektivisht me 181 Euro dhe 126 Euro më shumë se në vitin 2021.

Pagat mesatare mujore ndaj pagës mesatare në BP6
Shtetet202120222023Ndryshimi 23/21
Kosova91%87%88%-3%
Shqipëria87%87%94%7%
Maqedonia e Veriut130%130%129%-1%
Mali i Zi148%148%142%-4%
Bosnjë-Hercegovina147%148%144%-3%
Serbia144%148%146%1%
Burimi: https://wiiw.ac.at, BSH, FMN, Eurostat

Paga mesatare më e lartë në 2023 është Serbi me 1.011 Euro/muaj e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 995 Euro/muaj, Mali i Zi me 987 Euro/muaj dhe Maqedonia e Veriut me 892 Euro/muaj.Pagat mesatare më të ulta në BP6 janë në Shqipëri me 648 Euro/muaj dhe në Kosovë me 610 Euro/muaj.

Inflacioni në vitin 2023 në BP6 është mesatarisht në nivelin 8% dhe sipas shikimeve të fundit të kryera nga ekspertët rezulton se çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve e kanë mbajtur inflacionin në nivele të larta, në dallim nga vendet e BE-së dhe OECD-së[6].

Por, nëse inflacioni mesatar në vitin 2023 shihet në krahasim me vitin 2022 ka një rënie të tij në të gjitha vendet e BP6 me përjashtim të serbisë, e cila ka rritje me 0.2%.Rënien më të madhe të inflacionit mesatar vjetor e shikojmë në Bosnjë Hercegovinë me 7.9% më pak, në Kosovë me 6.7% më pak, në Maqedoninë e Veriut me 4.8% më pak, në Malin e Zi me 4.4% më pak. Shqipëria ka uljen më të vogël vit me vit me 1.9% më pak.

Deficiti buxhetor është në nivelin mesatar për BP6 me minus (-) 2% të PBB-së me një rënie të tij me 1% nga viti 2021. Ky tregues është një lajm i mirë për financat publike të vendeve të BP6 dhe kryesisht një menaxhim më të mirë buxhetor se viti i mëparshëm.

Rënien më të madhe të deficitit buxhetor e ka Shqipëria me 3.2% më pak se në 2021, e ndjekur nga Mali i Zi me 3.1% më pak se në 2021,  Serbia me 1.9% më pak se në 2021, Bosnjë Hercegovina me 1.3% më pak. Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë ulur deficitin buxhetor, respektivisht me 1% dhe 0.5% më pak se në 2021.Nivelin më të ulët të deficitit buxhetor në 2023 e ka Bosnjë Hercegovina, e cila madje ka suficit buxhetor me 1% të PBB-së.

Kosova është me deficitin buxhetor në nivelin sa 0.3% të PBB-së. Nivel relativisht të ulët të deficitit buxhetor e kanë edhe Shqipëria dhe Serbia, respektivisht me -1.4% të PBB-së dhe -2.2% të PBB-së.Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë deficite të larta buxhetore, sa -4.9% të PBB-së dhe 5% të PBB-së. Borxhi publik, si një tregues më i plotë i politikave fiskale në vitet e fundit shihet me rënie në nivelin mesatar tregues për BP6 me 8% më pak. Niveli mesatar i birxhit publik për BP6 është në 2023 sa 46% e PBB-së së përbashkët.

Borxhi publik, 2021 – 2023në % të PBB
202120222023Ndryshimi 23/21
Mali i Zi8469.270.5-16%
Shqipëria74.564.559.5-20%
Serbia57.155.652.3-8%
Maqedonia e Veriut51.450.450-3%
Bosnjë-Hercegovina33.929.326.7-21%
Kosova21.119.717.2-18%
BALLKANI PERËNDIMOR53.748.146.0-15%

Në rënien e dukshme të nivelit mesatar të borxhit publik në BP6 ndikimin më të madh e ka dhënë Shqipëria (15% më pak borxhe), Mali i Zi (13.5% më pak borxhe) dhe Bosnjë-Hercegovina (7.2% më pak borxhe).

Një rënie më të vogël të borxhit publik e shikojmë në Serbi (4.8% më pak borxhe), në Kosovë (3.9% më pak borxhe) dhe në Maqedoninë e Veriut (1.4% më pak borxhe).

Nivelin më të ulët të borxhit publik në 2023 e ka Kosova (sa 17.2% e PBB-së), Bosnjë-Hercegovina (sa 26.7% e PBB-së).Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, dhe Mali i Zi janë afër dyfishit të borxhit publik të dy vendeve më lart dhe respektivisht në vitin 2023 kanë nivele të borxhit sa 50% e PBB-së, sa 52.3% e PBB-së, sa 59.5% e PBB-së dhe sa 70.5% e PBB-së.

Kjo tregon ende për një presion të shtuar për dalje në tregun e huaj dhe vendas kryesisht për të përballuar nivelin e lartë të çmimeve, investimeve publike dhe rritjen e shpenzimeve për paga dhe politika sociale.

Fluksi i investimeve të huaja direkte (IHD) shihet se mesatarsiht për vendet e BP6 është në të njëjtat vlera si në vitin 2022. Megjtihatë, vijon që vendin e parë për fluksin hyrës të IHD-ve e mban Serbia (4.52 miliardë Euro) dhe vendin e dytë e mban Shqipëria (1.49 miliardë Euro). Vendet e tjera kanë një vlerë investimesh poshtë nivelit 1 miliard Euro dhe kanë një fluks hyrës nga 487 milionë Euro në Malin e Zi, në 650 milion Euro në Maqedoninë e Veriut duke vijuar me 816 milionë Euro në Kosovë dhe 874 milionë Euro në Bosnjë-Hercegovinë.

Rritjen më të madhe të IHD-ve në 2023 e mban Serbia me vlerë nominale 636 milionë Euro më shumë nga 2021, Shqipëria ka 458 milionë Euro më shumë nga 2021 dhe Kosova ka 395 milionë Euro më shumë nga 2021.Bosnjë-Hercegovina ka një rritje në 2023 me 296 milionë Euro më shumë nga 2021 dhe Maqedonia e veriut ka një rritje me 75 milionë Euro më shumë nga 2021.

Vendi i vetëm me një rënie të flukse hyrëse të investimeve në 2023 është Mali i Zi me 104 milionë Euro më pak se 2021, pasi  ka rritje të madhe e IHD-vë ne 2022 me 242 milionë Euro më shumë se në 2021. Megjithë treguesit më lart shfaqin momente optimizimi për gjallërimin e ekonomive të BP6, shihet se ende konkurueshmëria nuk është tipari kryesor i politikave të zhvillimit ekonomik, megjithëse për këtë qëllim janë angazhuar burime dhe kapacitete në rritje nga qeveritë.

Gjithsesi, rritja e kërkesës konsumatore dhe rritja e aksesit në kreditim, të ndikuar nga kufizimet ende të dukshme në konkurueshmëri nga kompanitë e BP vijojnë të ndikojnë në mbajtjen e një deficiti tregtar të lartë.

BP6: IHD për frymë, 2021-2023EUR/Frymë
Vendet202120222023Ndryshimi 23/21
Mali i Zi9551,350792-17%
Serbia56966568420%
Shqipëria36749454348%
Maqedonia e Veriut31343035714%
Kosova23641446095%
Bosnjë-Hercegovina17722025645%
BALLKANI PERËNDIMOR40755947216%
Burimi: https://wiiw.ac.at, BSH, FMN 

Duket se të ardhurat për frymë më ta larta janë në Malin e Zi dhe ndiqen më tej nga Serbia dhe Shqipëria.

Kosova ka një rritje të ndjeshme të të IHD-ve për frymë, por ende mbetet nën nivelin mesatar të rajonit. Përbërja e IHD për këtë periudhë përbëhet nga industria automotive dhe pjesëve për makina, energjia e rinovueshme dhe shërbimet e turizmit dhe ato të teknologjisë, pa harruar edhe investimet që po rriten për industrinë e mbrojtjes.

IHD në BP gjithsesi konsiderohen të kufizuara, nëse krahasohen me treguesin e IHD për frymë në vendet e BE-së, si dhe potencialin që egziston për të thithur investime nga këto vende, apo edhe nga vende të tjera në zhvillim të shpejtë. Kështu, IHD për frymë në BP janë sa gjysma e IHD për frymë në vendet e BE-së.

Investimet në kërkim dhe zhvillim, vijojnë të jenë në nivele të ulta, që arrijnë deri në 1% të totalit të shpenzimeve buxhetore që planifikohet dhe realizohet në BP, ku përjashtim është Mali i Zi, që ka planifikuar shpenzime në rritje për 2022. Kjo qasje, nëse nuk ndryshon praktikisht do të shkaktojë mungesë në produktin e kërkimeve shkencore, por edhe në mallrat dhe shërbimet që gjenerohen prej teknologjisë së avancuar.

Mungesa e vëmendjes së nevojshme për të ndryshuar si kapacitetet që nevojiten, por edhe burimet për të mundësuar ndryshimin do të prodhojë efekte negative që nuk do të mundet ti shërojë apo sistemojë koha, pasi zhvillimi i këtij sektori kërkon kohën e vet për të qenë efektiv në ekonomi dhe jetën sociale.

Tab.3
Treguesit kryesorë ekonomikëShqipëriaBosnjë – HercegovinaKosova  Mali i ZiMaqedonia e VeriutSerbia
202120222023202120222023202120222023202120222023202120222023202120222023
Popullsia, 1000 persona2,8122,7782,7453,4533,4343,4101,7861,7681,7756196176151,8371,8321,8226,8346,6646,614
PBB, ndryshim real në %8.84.83.57.44.21.710.74.33.3136.464.52.217.72.52.5
PBB për frymë (EUR në PPP)10,26012,10012,79010,99012,27012,7708,6909,4809,97015,46017,58018,98014,11015,01014,68014,24015,56016,310
Shkalla mesatare e papunësisë (në %)11.510.910.717.415.413.220.712.512.416.614.713.115.714.413.1119.49.5
Paga mesatare mujore bruto, EUR4675206947888819954845216107938839876967738927728801,011
Inflacioni mesatar vjetor (në %)26.74.82146.13.411.64.92.4138.63.214.29.44.111.912.1
Deficiti buxhetor (% të PBB)-4.6-3.7-1.4-0.3-0.41-1.3-0.5-0.3-1.9-5.1-5-5.4-4.4-4.9-4.1-3.2-2.2
Borxhi publik (% të PBB)74.564.559.533.929.326.721.119.717.28469.270.551.450.45057.155.652.3
Fluksi i IHD-ve, EUR mln.1,0321,3721,4906107548744217328165918334875757886503,8864,4324,522

[1] Shqipëria, Bosnja – Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia

[2] https://www.statista.com/statistics/1373346/eu-gdp-member-states-2022/

[3] në terma të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) – tregon që PBB-ja e të gjitha vendeve të vlerësohet në një nivel çmimesh uniforme dhe në këtë mënyrë pasqyron vetëm dallimet në vëllimin aktual të ekonomisë.

[4] https://altax.al/shkalla-e-punesimit-ne-tr-4-2023-ne-vendet-e-zhvilluara-dhe-ne-ballkanin-perendimor/

[5] paratë që ju paguhen nga një punëdhënës për punën tuaj. Një pagë nominale nuk përshtatet për inflacionin.

[6] https://altax.al/inflacioni-i-ushqimeve-vijoi-te-bjere-per-te-15-in-muaj-radhazi-ne-vendet-e-oecd/

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: