Shpërndarja e barrës fiskale sipas destinacionit të buxhetit në Shqipëri 2023

Shpërndarja e barrës fiskale sipas destinacionit të buxhetit në Shqipëri 2023

Shpenzimet e buxhetit në 2023 janë realizuar në shumën 674.68 miliard Lekë apo 3.6% më shumë shpenzime nga 2022 (23.7 miliard lekë më shumë në 2023). Shpenzimet e gjithsej janë sa 29.2% e PBB-së (Tabela më poshtë) me rënie me – 0.3% e PBB-së nga 2022.

Drejtimet kryesore të shpenzimeve, sipas peshës që zënë në raport me PBB është i shpërndarë sipas zërave në tabelë duke konstatuar se pagesat sociale gjithsej janë sa 11.1% e PBB-së.

    Shpenzimet buxhetore ndaj PBB në Shqipëri,  2021-2023% të PBB
Shpenzimet e buxhetit202120222023Ndryshimi 23/21
Shpenzimet për pagat dhe kontributet4.5%4.0%4.3%-0.1%
Shpenzime operative dhe mirëmbajtje3.2%3.2%3.0%-0.1%
Shpenzimet për kontributet, pronarët10.7%10.1%9.8%-0.9%
Shpenzime mbrojtje sociale*1.57%1.42%1.34%-0.2%
Shpenzime investime kapitale5.3%5.2%5.1%-0.2%
Shpenzime për buxhetin vendor2.8%2.7%3.0%0.1%
Pagesat e borxhit dhe interesat1.9%1.9%2.1%0.1%
Subvenc., Energjia, Albcontrol, Shpronësime, etj.0.5%1.9%0.5%0.0%
TOTALI30.5%30.4%29.2%-1.3%
Burimi: MeFE
* papunësia, ndihma ekonomike, bonusi lindjeve, kompensim ish-të përndjekurit politikë

Shpenzimet për mbrojtje sociale janë shpërndarë për gjithë shtresat në nevojë që janë regjistruar në regjistrat e qeverisë dhe ato zënë sa 4.5% e shpenzimeve buxhetore duke u konsideruar një nivel tejet i ulët në krahasim me vendet e rajonit dhe BE-së.

Shpenzimet për kontributet (për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve buxhetorë, për pensionet, si dhe pagesat për kompensim për ish-pronarët), përbëjnë 38% të shpenzimeve të buxhetit (sa 11.1% e PBB-së) me rënie të lehtë të peshës me – 1% nga 2021.

Shpenzimet për mbrojtjen sociale (pagesat për të papunët, për ndihmë ekonomike, për ish-të përndjekurit, për familjet në nevojë) përbëjnë 4.5% e shpenzimeve të buxhetit (sa 1.34% e PBB-së) me rënie të tyre me  – 1.8% nga 2021.

   Shpenzime sociale ndaj PBB në Shqipëri,  2021-2023% të PBB
Shpenzimet sociale202120222023Ndryshimi 23/21
Sigurimet shoqërore8.0%7.6%7.4%-0.6%
Sigurimet shëndetësore2.6%2.4%2.4%-0.3%
Për kompensim pronarësh0.1%0.1%0.1%-0.1%
Për dëshpërblim për ish-të dënuarit politikë0.05%0.05%0.05%0.0%
Ndihmë ekonomike1.29%1.19%1.11%-0.2%
Pagesa për papunësinë0.05%0.03%0.04%-0.01%
Pagesa për Bonusin e Lindjeve1.78%0.14%0.14%-1.6%
TOTALI13.9%11.5%11.1%-2.8%
Burimi: MeFE
* pa pushtetin vendor

Mirëpo, në kushtet që shpenzimet sociale nuk janë më të mëdha se 38% e shpenzimeve gjithsej, kuptohet që nuk mjaftojnë për përmbushjen e nevojave dhe kërkesave që kanë përfituesit potencialë nga fondet e paracaktuara.

Shpenzimet kapitale (për investime), mbajnë vendin e dytë në shpërndarjen e fondeve të buxhetit të shtetit me një peshë prej 17.4% në shpenzimet totale të buxhetit, me rritje të lehtë me 0.2% të PBB-së nga 2022.

  Investimet publike ndaj PBB në Shqipëri,  2021-2023% të PBB
Shpenzimet për investime kapitale202120222023Ndryshimi 23/21
Financim i brendshëm3.9%3.0%3.9%-0.1%
Fondi i Rindërtimit (Fin. Brendshëm)1.6%1.4%0.7%-0.9%
Financim i huaj (përfshirë Energjia)1.4%0.9%0.6%-0.8%
TOTALI6.9%5.2%5.1%-1.8%
Burimi: MeFE

Me rënien e peshës së fondeve për rindërtimin si dhe mbështetja nga fondet e huaja për sektorin publik të energjisë shihet se në 2023 është rritur pesha e investimeve kapitale me fonde të brendshme. Pesha e investimeve ndaj PBB-së është ulur nga 2021 me – 1.8%.

Shpenzimet për pagat dhe kontributet e sigurimeve të administratës së institucioneve të shtetit zënë një peshë sa 14.7% të shpenzimeve gjithsej të buxhetit me rritje të ndjeshme më shumë sa 1.9% të PBB-së nga 2022.

Shpenzime personeli ndaj PBB në Shqipëri,  2021-2023% të PBB
Shpenzimet për paga dhe kontribute202120222023Ndryshimi 23/21
Pagat e administratës3.8%3%4%-0.1%
Kontributet e sigurimeve0.6%1%1%-0.03%
TOTALI4.4%3.9%4.3%-0.1%
Burimi: MeFE

Shpenzimet e qeverisjes zënë vendin e tretë në shpërndarjen e fondeve të buxhetit të shtetit. Në ndryshim nga viti 2021, ato kanë rënie të peshës me -0.1% të PBB-së. Shpenzimet për rritjen e pagave të administratës e kanë rritur efektin në buxhet sa 1% e PBB-së së vitit 2023.

Nëse përfshijmë në shpenzimet e qeverisjes edhe fondet për mirëadministrimin dhe mirëmbajtjen e pronës publike, (apo shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes), të cilat përbëjnë 10.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore, me një peshë sa 3% e PBB-së, atëherë shpenzimet e qeverisjes i kushtojnë tatimpaguesve sa 7.3% e PBB-së (26.97 miliardë lekë), apo sa ¼ e shpenzimeve të buxhetit.

Shpërndarja e fondeve për pushtetin vendor përbëjnë 10% të shpenzimeve totale të buxhetit, që do të thotë 1% më shumë nga 2022.

    Transfertat për Bashkitë ndaj PBB në Shqipëri,  2021-2023% të PBB
Shpenzime për buxhetin vendor202120222023Ndryshimi 23/21
Buxheti lokal (të ardhurat e veta tatimore)1.4%1.3%1.4%-0.1%
Transfertat për bashkitë nga Buxheti Shtetit1.4%1.5%1.6%0.2%
TOTALI2.8%2.7%3.0%0.1%
Burimi: MeFE

Nëse nisemi nga vlera e borxhit që pushteti vendor ka ndaj institucioneve publike dhe furnitorëve në 2023 në vlerën 5.7 miliardë lekë (me rritje 291 milionë lekë nga 2022) kuptojmë që performanca e  buxhetit të bashkive është përkeqësuar në 2023.

Por, bazuar te rregulli i 25%, i cili është kufiri tregues i borxhit afatgjatë të një qeverisjeje vendore që nuk duhet të kalohet në raport me buxhetin vjetor, atëherë kuptojmë se bashkitë janë ende brenda kufirit të rrezikut potencial, i lidhur me pamundësinë për të paguar borxhet.

Fondet e buxhetit të dhëna për pagesat e borxheve të qeverisë në 2023 përbëjnë një nivel sa 7% e shpenzimeve totale të buxhetit, apo sa 0.1% e PBB-së më shumë nga 2021. Ndikimi më i butë nga sa duhet të ishte vjen nga kursi i ulët i këmbimit me një mbiçmim të lekut karshi euros, që përbën 54% të borxhit publik të vendit.

    Shpenzimet për borxhin publik ndaj PBB në Shqipëri,  2021-2023% të PBB
Shpenzime për borxhin dhe të tjera202120222023Ndryshimi 23/21
Interesat e brendshme1.3%1.1%1.3%-0.01%
Interesat e huaja0.7%0.7%0.8%0.1%
TOTALI1.93%1.85%2.06%0.1%
Burimi: MeFE

Megjithatë edhe pesha e shpenzimeve  është rritur në 2023 dhe kjo kosto është pjesë e kostos së investimeve dhe qeverisjes, pasi vetëm 10% e borxheve shkojnë për ndihmë në sektorët e ekonomisë, dhe pjesa kryesore shpërndahet për infrastrukturë, projektet e urbanizimit dhe infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, për sektorin energjetik publik dhe forcimin e kapaciteteve të qeverisjes.

Nëse llogaritim si kosto shtesë vonesat në përfundimin e projekteve me të paktën mesatarisht 6 muaj deri 1 vit, atëherë vlera e tyre që vlen të përmendet është deri në 6 miliardë lekë në çdo vit, kur mbarten projekte dhe shpenzimet e pakryera të vitit të mëparshëm.

Shpenzimet për shpronësimet e projekteve publike, subvencioni për AlbControl dhe hua në vitin 2023 bazuar në vendimet e qeverisë dhe ato të mbartura nga vitet përbëjnë 1.7% të shpenzimeve totale të buxhetit. Rritja në këtë masë vjen nga subvencioni për kompaninë e kontrollit të trafikut ajror, dhe shpenzimet për shpronësimet e pronave që zihen nga projektet që merr përsipër buxheti ti paguajë. Por, në këtë zë të shpenzimeve duket që ka probleme me disiplinimin e tij, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit bën përgjegjëse kompanitë publike dhe menaxhimin e dobët të tyre[1]

Në vitin 2023, llogaritet, se të ardhurat tatimore dhe jo tatimore mbulojnë 88.7% të shpenzimeve gjithsej të buxhetit. Të ardhurat e mbledhura nga tatimpaguesit dhe qytetarët që paguajnë shërbime publike mbulojnë gjithë shpenzimet korrente të përmendura më lart, si dhe 43% të shpenzimeve për investime. Pjesa e mbetur e shpenzimeve kapitale prej 53% e tyre janë mbuluar nga borxhe dhe grante, si burime shtesë dhe që kanë kosto për tu paguar në të ardhmen.

Nëse llogaritim mjaftueshmërinë e mbulimit të shpenzimeve të buxhetit, sipas emërtimit të taksave dhe tatimeve, atëherë rezulton se pagesat për fondeve sociale (sa 11.1% e PBB), sipas destinacioneve  të ndryshme[2] mbulohen me taksat dhe kontributet për punën vetëm 77% të tyre, ndërsa 23% merren nga taksat e mbledhura nga konsumi dhe kapitali.

Pushteti vendor arriti të mbulojë me të ardhurat që mbledh nga taksat dhe tarifat vendore  vetëm 46% të shpenzimeve vendore (për administratën, për shpenzimet e pushtetit vendor dhe për investime vendore), me një rënie nga 2022 me 1% më pak të nivelit të mbulimit nga të ardhurat e veta vendore.

Fondet buxhetore me destinim të tyre për zhvillimin ekonomik, por edhe rritjen e konkurueshmërisë dhe përmirësimit më të shpejtë të inovacionit, ndërmarrjeve të reja dhe kërkim – zhvillimit shihet se kanë pak hapësirë, e cila është më poshtë se 0.3% e buxhetit.

Ndërkohë, gjithë destinimet e politikave zhvillimore dhe ndihmuese për edukimin profesional janë sa 0.4% e shpenzimeve të buxhetit, si një tjetër qasje e shpenzimeve të buxhetit nëpërmjet agjensive të dedikuara por me vlerë investimi poshtë kërkesës së tregut të punës.

Për zhvillimin e ekonomisë tashmë janë në funksionim disa fonde buxhetore, të tilla si: Fondi i Zhvillimit Shqiptar, Fondi i Kompensimit të Pronarëve, Fondi i Konkurueshmërisë, Fondi i Inovacionit, Fondi Start-Up, Fondi në mbështetje të biznesit Kreativ etj.

Në ballafaqimin e të ardhurës me destinacion për kryerjen e shpenzimit që i përket asaj të ardhure, si dhe mbulimit të saj me fonde shtesë, për arsye të mosmbulimit të plotë shihet se shpenzimet kryesore që kryen buxheti nuk arrijnë dot të vetëfinancohen nga burimet e taksave që kanë emërtimin përkatës. Sinjalizimi i parë është rënia e nivelit të shpenzimit në raport me të ardhurën për kryerjen e shpenzimit.

Më e dukshme është për shpenzimet sociale, si dhe për shpenzimet e borxhit.

Të dy këto grupe shpenzimesh tregojnë si për performancë më të mirë në të ardhurën e dedikuar për to, ose jo, si dhe për uljen e kostove për shërbimet publike, njësoj si në rastin e uljes së kostos së shërbimit të borxhit, nëpërmjet daljes në tregjet ndërkombëtare me Eurobondin.

Nisur nga mbulimi i shpenzimeve dhe efektiviteti i përdorimit të tyre duhet të ketë një tjetër frymë dhe vullnet edhe debati për barrën tatimore.

Ai duhet të fillojë të ndërtohet si një kulturë e re e opinionit publik.

Në fakt duhet të jenë organizatat dhe shoqëria civile e organizuar, të cilat në kuadër të nismës globale për qeverisje të hapur duhet të synojnë të marrin si një të drejtë të tyre nga qeveria transparencën e buxhetit.

Kjo kulturë duhet të mbajë të hapur kanalin e dialogut social me qeverinë, e cila nga njëra anë të japë llogari për vendimet e saj dhe nga ana tjetër taksapaguesit të mos ndihen të lidhur me vullnetin e qeverisë për çdo hap të jetës.

Për shkak se të ardhurat tatimore janë relativisht të parashikueshme, qeveritë mund të planifikojnë përpara me siguri më të madhe

[1] https://panel.klsh.org.al/storage/phpXHwktB.pdf

[2] 1.Sigurime Shoqërore; 2.Sigurime Shëndetësore; 3.Ndihma ekonomike; 4.Kompensime për ish të përndjekurit politikë; 5.Kompensime për pronarët; 6.Pagesa e papunësisë

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: