Barra tatimore në regjionet e Kosovës në 2023
Barra tatimore është produkt i të hyrave të mbledhura prej administratës tatimore qendrore dhe administratës doganore, prej të hyrave vetanake prej komunave, si dhe arkëtimet për kontributet pensionale.
Të gjitha të hyrat së bashku përbëjnë pjesën gjithëpërfshirëse që llogaritet në raport me numrin e banorëve të qarqeve në vitin 2022.
Në analizën sipas metodologjisë së llogaritjes për të gjitha të hyrat si më lart rezulton se barra tatimore mesatare[1] në Kosovën është 1.358 Euro në vit për banor.
Barra tatimore e shpërndarë mesatarisht gjatë vitit për Kosovën është 113.2 Euro në muaj për çdo banor.
Barra tatimore për banor në Kosovë, 2023 | |
Barra tatimore total | Euro/Banor |
Mitrovica | 1,316 |
Prizren | 1,216 |
Peja | 1,613 |
Gjakova | 1,559 |
Gjilan | 2,004 |
Ferizaj | 2,171 |
Prishtina | 1,684 |
Të hyrat tatimore qendrore dhe vendore, doganore bashkë me fondet pensionale dhe që janë të hyra në buxhet në vitin 2023 në raport me numrin e popullsisë sipas regjioneve, paraqiten në një renditje sipas grafikut dhe tabelës në krah të tij që i shikojmë më poshtë.
- Barra tatimore është më e lartë në regjionin Ferizaj me një mesatare prej 2.171 Euro për banor për vitin 2023.
- Në vend të dytë janë qytetarët e regjionit të Gjilanit, të cilët janë të ngarkuar me një barrë tatimore mesatare 2.004 Euro për banor në vitin 2023.
- Në vend të tretë janë banorët e regjionit të Gjakovës, që kanë paguar mesatarisht 1.559 Euro për banor në vitin 2023.
- Në vend të katërt janë banorët e regjionit të Prishtinës, që mbajnë një barrë tatimore vjetore mesatare 1.684 Euro për banor.
- Në vend të pestë janë banorët e regjionit të Pejës, që kanë mbajtur një barrë tatimore vjetore 1.613 Euro për banor.
- Në vend të gjashtë janë banorët e regjionit të Mitrovicës me një barrë tatimore vjetore prej 1.316 Euro për banor.
- Në vend të shtatë janë banorët e regjionit të Prizrenit me barrë tatimore vjetore 1.216 Euro.
Në renditjen e mësipërme, një ndikim të madh dhe me peshë ka pakësimi i popullsisë brenda regjioneve. Nga matja e fundit e popullsisë në 2021, e publikuar nga statistikat zyrtare[2], vërehet një pakësim në të gjitha regjionet e Kosovës me përjashtim të Prishtinës
[1] Në këtë barrë përfshihen TVSH-ja që paguan secili blerës për mallra dhe shërbime, për pijet dhe karburantet që paguan secili konsumator, për tatimin mbi pagat që paguan secili punonjës, pagesat e tatim fitimit nga bizneset, për tatimin mbi kapitalin që paguan secili individ që përfiton të ardhura nga qeraja, nga interesat bankare, nga shitja e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, nga pronësia intelektuale, nga dividenti, pagesat e familjeve për taksat dhe tarifat vendore, pagesat e kontributeve pensionale, tarifat dhe detyrimet doganore, taksat kombëtare dhe detyrimet e tjera tatimore, që nuk përmeden me emër.
[2] https://askapi.rks-gov.net/Custom/d3897cdf-04b9-4167-a0f3-2bd7ef842703.pdf
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.