Barra Tatimore në Kosovë në 2023
Në Kosovë metodologjia është e njëjtë për të llogaritur barrën fiskale dhe barrën tatimore, ashtu si është sqaruar për Shqipërinë.
Barra e të hyrave të përgjithshme (fiskale) në Kosovë është si rezultat i kontributit me 88% nga të hyrat tatimore dhe 13% nga të hyrat jo-tatimore dhe grantet e ndihmat.
Performanca e buxhetit të Kosovës
Të hyrat e buxhetit të Kosovës janë sa 29.3% e BPV-së për vitin 2023. Vlera absolute e tyre është 2.9 miliardë Euro.
Pesha e të hyrave tatimore (qendrore dhe vendore) është sa 25.7% e BPV-së dhe është rritur ndjeshëm me 1.4% të BPV-së nga viti 2022 dhe në nivele të afërta edhe nga viti 2021.
Vlera absolute e të hyrave tatimore gjithsej është 2.6 miliardë Euro.
Ndërkohë, niveli i të hyrave jo-tatimore është sa 2.7% e BPV0së dhe është në të njëjtat nivele përfaqësuese në buxhet si në vitin 2022, por me një rënie nga viti 2021. Vlera absolute e tyre është 0.26 miliardë Euro.
Pjesa e buxhetit nga grantet është me një rritje të dukshme dhe përbën 1% të të hyrave të barrës fiskale. Rritja nga viti i kaluar është sa 0.7% e BPV-së dhe kjo ka ndikuar në rritjen e përgjithshme të barrës fiskale në 2023 me 2.1% në krahasim me vitin 2022. Vlera absolute e tyre është deri në 0.1 miliard Euro.
Të Hyrat Buxhetore ndaj BPV në Kosovë, 2021 – 2023 | % të BPV | |||
2021 | 2022 | 2023 | Ndryshimi 23/21 | |
Grante dhe mirëadministrim | 0.2% | 0.3% | 1.0% | 0.8% |
Të hyra tatimore | 24.5% | 24.3% | 25.7% | 1.2% |
Të hyra jo-tatimore | 3.0% | 2.68% | 2.65% | -0.3% |
TOTALI | 27.7% | 27.2% | 29.3% | 1.6% |
Struktura e të hyrave tatimore në vitin 2023 (Tabela më lart) përbëhet në pjesën kryesore nga të hyrat tatimore qendrore me 98% të totalit të të hyrave tatimore dhe nga të hyrat tatimore vendore me 2% të totalit të të hyrave tatimore gjithsej.
Të hyrat tatimore qendrore përbëjnë një shumë sa 25.2% të BPV-së[1], ndërsa të ardhurat nga të hyrat tatimore komunale përbëjnë një shumë sa 0.5% të të hyrave të buxhetit.
Të hyrat tatimore qendrore në vitin 2023 janë me rritje sa 0.8% e BPV-së nga 2022 dhe 1.1% e BPV-së të krahasuara me vitin 2021.
Të hyrat tatimore vendore janë me rritje prej 0.1% e BPV-së nga 2022 dhe po kështu është ndryshimi edhe me 2021.
Niveli i ulët i peshë që mbajnë të hyrat vetanake komunale është tregues i nivelit të ulët të administrimit, por edhe rrjedhojë e kulturës së informalitetit, pavarësisht se ekonomia në disa komuna në veri të Kosovës është e varur edhe nga destabiliteti politik.
Të hyrat tatimore ndaj BPV në Kosovë, 2021 – 2023 | % të BPV | |||
Të hyrat tatimore | 2021 | 2022 | 2023 | Ndryshimi 23/21 |
Të hyrat tatimore qendrore | 24.1% | 24.4% | 25.2% | 1.1% |
Të hyrat tatimore vendore | 0.4% | 0.4% | 0.5% | 0.1% |
TOTALI | 24.5% | 24.8% | 25.7% | 1.2% |
Të hyrat tatimore për buxhetin, historikisht kanë përcjellur trendin e aktivitetit ekonomik të varur nga importi, me një përmirësim të vogël në rritje në drejtim të strukturimit të barrës edhe ndaj prodhimit, kryesisht të lidhur me burimet natyrore.
Megjithëse baza e këtyre të hyrave vazhdon të jetë e ulët, falë dizenjimit dhe implementimit të reformave strukturore ka sinjale pozitive për një trend më të përshpejtuar të rritjes përtej asaj të shtyrë nga rritja e aktivitetit ekonomik (si rezultat i rritjes së përmbushjes vullnetare dhe ngushtimit të hendekut tatimor).
Kjo peshë dhe varësi e madhe e të hyrave nga doganat ende nuk ka pritshmëri të ndryshojë edhe pse po varet më shumë me reformat e kryera në vitet e fundit në drejtim të forcimit të zhvillimeve të brendshme strukturore ekonomike.
Të dhënat e burimeve të të ardhurave në të paktën tre vitet e fundit sugjerojnë se zhvendosja e barrës tatimore nga konsumi drejt tatimeve direkte mbi punën dhe kapitalin është ende qëndrestare dhe me gjasa do të nisë të ndryshojë në një periudhë afatgjatë.
Në këtë aspekt edhe në vitin 2023 ndikimi kryesor ekonomik është bazuar te tregtia dhe dërgesat nga jashtë vendit, të cilat kanë ndikuar konsumin e brendshëm dhe investimet private familjare.
Nga ana tjetër, ulja e prodhimit të energjisë elektrike nga burime fosile me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe kompensimi i pamjaftueshëm nga burime të ripërtëritshme të energjisë mund të paraqesin mungesa në prodhim dhe kështu të ndikojnë ne rritjen e çmimeve të energjisë[2].
Në të hyrat tatimore gjithsej në 2023, peshën kryesore e mbajnë të ardhurat nga doganat me 60.5% (Tab. 43).
Të hyrat nga tatimet indirekte (TVSH neto dhe Akcizë), me 19.1% e barrës tatimore gjithsej kanë qëndruar në të njëjtën peshë ndaj BPV-së si në 2022, por për arsye se është rritur niveli i rimbursimeve me 0.1% të BPV-së.
Pesha kryesore në të hyrat e TVSH me ndikim prej vlerës të importeve të mallrave, si rrjedhojë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Të hyrat nga tatimet direkte (Tatimi në të Ardhurat e korporatave dhe Tatimi në të Ardhura Personale) janë sa 4.7% e barrës tatimore gjithsej.
Të hyrat tatimore analitike ndaj BPV në Kosovë, 2021 – 2023 % të BPV | ||||
Nga Tatimet dhe Doganat | 2021 | 2022 | 2023 | Ndryshimi 23/21 |
Tatimi i Vlerës së Shtuar | 12.9% | 13.3% | 14.1% | 1.2% |
Administrata Tatimore | 3.7% | 4.2% | 4.4% | 0.7% |
Doganat | 10.0% | 9.8% | 9.7% | -0.3% |
minus Rimbursim TVSH | 0.8% | 0.7% | 0.8% | -0.02% |
Tatimi i Vlerës së Shtuar (Neto) | 12.9% | 13.3% | 13.3% | 0.4% |
Tatimi në të Ardhurat e korporatave | 1.4% | 1.8% | 2.0% | 0.5% |
Akcizat | 6.3% | 5.9% | 5.8% | -0.5% |
Tatimi në të Ardhura Personale | 2.4% | 2.4% | 2.7% | 0.3% |
Të hyra komunale | 0.5% | 0.4% | 0.5% | 0.0% |
Tarifat doganore | 1.57% | 1.50% | 1.41% | -0.2% |
TOTALI (Neto) | 25.1% | 25.3% | 25.6% | 0.5% |
Struktura e të hyrave sipas llojeve të tatimeve, shihet se përbëhet në pjesën më të madhe TVSh-ja me 52%, por me rënie nga 2022 për 0.6% të BPV-së.
Akciza përbën 22% të të hyrave tatimore gjithsej me një rënie të lehtë sa 0.1% e BPV-së nga 2022.
Tatimi në të Ardhurat e korporatave përbën 8% të të hyrave tatimore gjithsej, ndërsa tatimi në të Ardhura Personale përbën 10.5% të të hyrave tatimore gjithsej.
Të hyrat e tjera (tarifa doganore dhe komunale) përbëjnë 7.5% të të hyrave tatimore gjithsej.
Kjo strukturë e të hyrave është rezultat i përbërjes strukturore të ekonomisë kosovare, e cila ka një varësi nga importet dhe si rrjedhojë rezulton me deficit të lartë tregtar.
Le ti shikjojmë zërat tatimorë më në detaje më poshtë.
TVSH-ja përbëhet në strukturën e saj me 31% nga TVSH-ja vendore dhe me 69% nga TVSH-ja kufitare (doganat), raport i cili vijon i pandryshuar nga 2022.Në vitin 2023,TVSH-ja e brendshme dhe nga importi në nivelin bruto të saj është sa 14.1% e BPV-së, ku TVSH e brendshme (mblidhet nga aktivitetet brenda vendit) është sa 4.4% e BPV-së dhe TVSH nga doganat (importi i mallrave) është sa 9.7% e BPV-së.
TVSH e brendshme është rritur me 0.2% të BPV-së nga 2022 dhe me një rritje sa 0.7% e BPV-së nga 2021.
TVSH-ja nga importi është ulur me 0.1% të BPV-së nga 2022 dhe me një rënies sa 0.3% e BPV-së nga 2021.
Rimbursimi për bizneset është sa 0.8% e BPV-së në 2023, duke ndikuar te vlera bruto e TVSH-së, e cila pas zbritjes së rimbursimit është sa 13.3% e BPV-së. Në krahasim me 2022, rimbursimi është rritur sa 0.1% e BPV-së duke arritur nivelin e peshës së rimbursimeve të 2021.
Të hyrat nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave është rritur mesatarisht sa 0.2 % e BPV-së, me një ndryshim vit me vit me 11.1%. Vlera absolute e tyre është 0.2 miliard Euro.
Të hyrat nga Tatimi në të Ardhurat Personale janë rritur mesatarisht 12.5%, me një ndryshim prej 0.3% të BPV-së nga 2022. Në vlerë absolute të hyrat janë 0.26 miliard Euro.
Kjo rritje është e mbështetur në zhvillimet e tregut privat që ka rezultuar në rritje pagash në përballje me shtrenjtimin e kostos së jetesës, si dhe si një masë parandaluese në një tendencë tkurrje në tregun e punës, si efekt i liberalizimit të vizave hyrëse në BE dhe ofertës joshëse të tregut të punës në këto vende.
Këto rritje janë tatimore në vlerat më lart janë edhe rrjedhojë e ndikimit të strukturimit ekonomik, duke reflektuar në rritje të bazës tatimore (BPV-Tatimet Indirekte + Subvencionet dhe Transferet) për secilin tatim dhe pjesa tjetër nga ulja e stokut të borxhit tatimor.
Të hyrat e arkëtuara nga Dogana e Kosovës në vitin 2023 janë në shumën 1.66 miliard Euro. Në raste të mos ndryshimit të normave tatimore, të hyrat kufitare historikisht kanë përcjellur vlerën dhe sasinë e importit.
Të hyrat nga akciza në 2023 janë ulur mesatarisht me – 1.7% vit me vit, edhe pse ka rritje në vlerë absolute me 76 milion Euro për arsye të volumeve të shtuara në importe.
Tarifat doganore kanë regjistruar në buxhet ulje mesatarisht me – 6% bazuar në uljen e volumit gjithsej të importeve të mallrave të cilat janë baza tatimore e këtyre të hyrave, si dhe efektin negativ në të hyra nga MSA dhe Marrëveshja për Tregti të Lirë.
Të hyrat jo-tatimore gjatë 2023 arritën vlerën prej 0.29 miliardë Euro, apo një rënie e lehtë në peshën ndaj BPV-së me – 0.03%. Në terma absolutë të hyra jo-tatimore në 2023 janë me rritje me 4.7 milionë Euro më shumë nga 2022.
Të hyrat vetanake nga komunat pësuan rritje në peshën ndaj BVPV-së me 0.1% të saj. Në terma absolutë të hyrat vetanake në 2023 arrijnë deri 0.1 miliardë Euro dhe bashkë me transfertën e buxhetit arrijnë në 0.65 miliardë Euro në vitin 2023
[1] Në të hyrat tatimore përfshihen edhe renta minerare dhe disa taksa dhe ngarkesa nga niveli qendror dhe lokal i qeverisjes që janë zëra përbërës në të hyrat jotatimore.
[2] https://kk.rks-gov.net/decan/wp-content/uploads/sites/9/2024/03/Ligji-Nr.-08-L-260-Ndarjet-Buxhetore-2024.pdf
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.