Mbi taksimin e të ardhurave honorarët, rentat, e të ardhura të tjera
Sipas Nenit 33, pika 1, germa ç, (deri ne fillim te vitit 2018) në lidhje me pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale, dhe pikës ë, pagesat për qiratë, të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jo-fitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 15 për qind nga shuma bruto të këtyre pagesave që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë. Po ashtu sipas germës d, të këtij neni tatimi në shkallën 15 % zbatohet edhe për të ardhurat nga pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit.
Tatimi në burim i mbajtur mbi pagesën, sipas përcaktimeve të mësipërme përfaqëson detyrimin tatimor përfundimtar.
Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jo-fitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 15 për qind nga shuma bruto e pagesave të bëra sipas përcaktimeve të mësipërme dhe ta derdhin atë në organin tatimor jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa. Tatimi i mbajtur në burim evidentohet nga personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë , organet e qeverisjes qendrore dhe vendore si dhe çdo subjekt tjetër i njohur si tillë nga legjislacioni në fuqi , nëpërmjet regjistrimeve në librat përkatës të evidentimit , të cilët përmbajnë të dhëna të plota identifikuese për subjektin përfitues , shumën e pagesës dhe tatimin e mbajtur në burim.
Trajtimi i të ardhurave nga shitja e aksioneve apo kuotave të pjesëmarrjes, bëhet sipas pikës 2.3.8 , pika 1, germa b. të Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006”Pët Tatimin mbi të Ardhurat”.
Çdo zvogëlim kapitali, që nuk ka për qëllim zvogëlimin e humbjeve konsiderohet dividend i tatueshëm dhe tatohet me 15 %, por vetëm në masën që zvogëlimi i kapitalit rrjedh nga fitimet e kapitalizuara të shoqërisë dhe jo nga kontributet në para ose në natyrë të pronarëve. Në këtë rast shtesat e kapitalit, kontributet në para ose në natyrë të ortakëve dhe zvogëlimi i kapitalit duhen bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat e Ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”.
Në zbatim të pikës 5.4, Udhëzimit nr. 5 datë, 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” edhe personat jorezidentë mbajnë në burim tatimin për të gjitha pagesat e përcaktuara më lart të kryera nga ana e tyre, kur këto pagesa kryhen nëpërmjet një selie të përhershme që ato kanë në Republikën e Shqipërisë, apo përfaqësuesit e emëruar prej tyre.
Taksimi mbi interesat e lindura nga një burim në Republikën e Shqipërisë në shkallën 15 % të shumës bruto të interesave jepet në Nenin 33, pika 1, germa c, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998”Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe në nenin 8 të këtij ligji ku bëhët fjalë për taksimin e të ardhurave personale të individëve, si dhe në pikën 5, të Udhëzimit nr .5 datë, 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”.
Në zbatim të Nenit 33, të Ligjit Nr. 8438, datë 28.12.1998” Për Tatimin mbi të Ardhurat” pika 1, germa a, dividentët të cilët shpërndahen nga shoqëritë tregtare pas taksimit të fitimeve mbi të fitimet e shoqërisë dhe vendimit të asamblesë së ortakëve të shoqërisë për shpërndarjen e dividendëve tatohen në shkallën 15 % të të ardhurave të dividendëve që do të shpërndahen.
Mbajtja e tatimit ne burim nuk zbatohet për :
-personat rezidentë shqiptarë, të regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe të tatimit mbi vlerën e shtuar ose personat e regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi bisnesin e vogël;
-dividendët dhe shpërndarjet e tjera të fitimit brenda objektit të përcaktuara në nenin 26 të ligjit Për Tatimin mbi të Ardhurat nr 8438, datë 28.12.1998.
-pagesat e bëra personave jorezidentë për shërbimet për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave.
Në Udhëzimin Nr. Udhëzimit nr.5, datë, 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të Ardhurat është përcaktuar që nuk i mbahet tatim në burim çdo personi fizik ose juridik të huaj për shërbime që ato kryejnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë, të vërtetuar me dokumentacionin përkatës financiar dhe teknik. Drejtoritë Rajonale Tatimore përkatëse kërkojnë interpretimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për trajtimin tatimor të këtyre shërbimeve.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.