Ndryshimi midis BB+ vs BB- i S&P

Ndryshimi midis BB+ vs BB- i S&P

Kur një kompani apo edhe qeveri dëshiron të emetojë një obligacion për të mbledhur para për ndonjë nga qëllimet e shumta të saj, ajo zakonisht kërkon shërbimet e agjencive të vlerësimit për të përcaktuar opinionet e tyre të kreditit për emetimin e obligacioneve dhe vetë emetuesit. Vlerësimet do të ndihmojnë në procesin e zbulimit të çmimit të obligacionit kur ai tregtohet tek investitorët.

Në vlerësimin e fundit të Marsit 2024 të Standard & Poor’s për Shqipërinë ka një rritje të klasifikimit të rriskut financiar nga B+ në BB-.

Po çfarë kuptimi dhe ku është përfitimi në këtë vlerësim?

Vlerësimi BB është nën nivelin e investimit ose nganjëherë referohet si me rrisk të lartë ose “i papërdorshëm” (eng. Junk). Kështu, yield-i i obligacionit është përgjithësisht më i lartë se sa i një letre me vlerë investimi për të kompensuar rrezikun më të madh të mospagesës që po merr investitori i obligacioneve[1].

Për S&P, një emetim i vlerësuar BB konsiderohet se ka “karakteristika të rëndësishme spekulative” dhe “ndërsa detyrime të tilla ka të ngjarë të kenë disa karakteristika cilësore dhe mbrojtëse, këto mund të tejkalohen nga pasiguritë e mëdha ose ekspozimet e mëdha ndaj kushteve të pafavorshme”.

Vlerësimi BB për S&P është një shkallë nën BB+ dhe një nivel mbi BB-.[2].

Vlerësimi i kreditit BB+: Vlerësimi BB+ është një rrezik krediti pak më i ulët në krahasim me një vlerësim BB. Huamarrësit me një vlerësim BB+ kanë një aftësi disi më të fortë për të përmbushur angazhimet e tyre financiare, por ata janë ende të prekshëm ndaj kushteve të pafavorshme ekonomike ose ndryshimeve në rrethana.

Vlerësimi i kreditit BB-: Vlerësimi BB- tregon një rrezik më të lartë krediti krahasuar me një vlerësim BB. Gjithsesi, huamarrësit me një vlerësim BB- kanë një aftësi disi më të dobët për të përmbushur angazhimet e tyre financiare dhe ata janë më të prekshëm ndaj kushteve të pafavorshme ekonomike ose ndryshimeve në rrethana.

Vini re se BB+, BB dhe BB- janë vlerësime krediti specifike për agjencitë e kreditit Standard & Poor dhe Fitch. Në Moody’s Ba1, Ba2 dhe Ba3 do të ishin respektivisht vlerësime ekuivalente.

Credit ratings
MOODY’sS&P 
AaaAAAPrime
Aa1AA +
Aa2AAHigh-grade
Aa3AA –
A1A +
A2AUpper-medium grade
A3A-
Baa1BBB +
Baa2BBBLower-medium grade
Baa3BBB –
Ba1BB+Junk
Ba2BBNon-investment grade
Ba3BB-
B1B+
B2BHighly speculative
B3B-
CaaCCCExtremely Speculative
CDIn Default/Recovery

[1] https://www.spglobal.com/ratings/en/about/intro-to-credit-ratings

[2] https://capital.com/bb-credit-rating-definition

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: