Ku zbatohet TVSH-ja në ndërtim?

Ku zbatohet TVSH-ja në ndërtim?

Në referim të ligjit të TVSH-së, përsa i takon sektorit të ndërtimeve civile (por jo vetëm) procesi i ndërtimit te një objekti apo punimi ndërtimor duke u konsideruar si një shërbim (pra një bashkim operacionesh i punës dhe teknikës me lëndët e para për të krijuar produkt të gatshëm) aplikohet në këto raste:

  1. Kur shoqëritë e ndërtimit ndërtojnë për të shitur apo për të dhënë me qira, TVSH llogaritet dhe paguhet çdo muaj mbi vlerën e situacionit mujor të punimeve.

Bashkë me çdo situacion mujor do të jetë detyrimisht fatura tatimore me numër serial. Vlera e situacionit mujor do të jetë vlera e tatueshme mbi të cilën do të llogaritet TVSH-ja në masën 20%. Personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë TVSH çdo muaj. Vlera totale e këtij situacioni mujor regjistrohet në librin e shitjeve.

  1. Kur shoqëritë e ndërtimit të liçencuara profesionalisht do të ndërtojnë objekte për përdorim në biznesin e tyre të liçencuar nuk llogaritet TVSH dhe lejohet kreditimi i TVSH së paguar në blerjet e materialeve të bëra për këtë qëllim. NË këtë rast ndërtesat duhet të jenë të një tipi që përdoret në industrinë e ndërtimit dhe qëllimi i përdorimit të tyre duhet të jetë i shpallur dhe aprovuar në lejen e ndërtimit të bashkisë. Vlera e situacionit mujor regjistrohet në shitje dhe blerje.

Këtu nuk përfshihen ndërtesa të tilla si apartamente e shtëpi, hotele, punë publike etj. Për ndërtimin e të cilave gjithmonë llogaritet dhe paguhet TVSH çdo muaj mbi vlerën e situacioneve.

Kur një shoqëri ndërtimi i liçencuar si e tillë ndërton shtëpi banimi për vete, llogarit dhe paguan TVSH, e trajtuar si një vet furnizim. Ne këtë rast ajo regjistron te njëjtën vlere si ne shitje dhe ne blerje dhe ngelet gjendje TVSH-ja e materialeve te blera per kete punim ndertimor.

Nëse merret paradhënie për punimet që do të kryhen, atëherë personi i tatueshëm që merr paradhënien detyrohet të lëshojë faturë në momentin e marrjes së saj dhe këtë faturë t`a regjistrojë në librin e shitjes së periudhës tatimore në të cilën është marrë paradhënia.

Ndërkohë, TVSH në shitjen e sipërfaqeve të ndërtimit nuk aplikohet dhe ky furnizim sipas ligjit të TVSH është i përjashtuar.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: