Çfarë përfshihet/lejohet në të ardhurat dhe shpenzimet personale për llogaritjen e tatimit?
Në Shqipëri të ardhurat personale tatohen mbi gjithë të ardhurat e përfituara brenda dhe jashte vendit nga një individ rezident dhe brenda vendit nga një individ jo rezident , përveç përjashtimeve që ka për secilin burim të ardhurash. Në vijim jepen me detaje të gjitha elementët që përfshihen dhe përjashtohen.
A. Të ardhura të tatueshme për individin
Të ardhurat e mëposhtme konsiderohen si të ardhura të tatueshme të një tatimpaguesi të tatimit mbi të ardhurat personale dhe llogariten si të ardhura vjetore. Të ardhurat janë të tatueshme pavarësisht nëse paguhen në të holla ose në natyrë. Të ardhurat në natyrë vlerësohen me vlerën e tregut.
Të ardhurat e tatueshme individuale janë:
- të ardhura nga punësimi[1];
Përjashtime
- vlera e ushqimeve të konsumuara, pijeve joalkoolike, pajisjet e punës, trajtimi mjekësor dhe përfitime të tjera të parashikuara, në ambientet ku operohet nga punëdhënësi
- imbursimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit dhe dietat e udhëtimit,
- kompensimet për punonjësit në rast të sëmundjeve, fatkeqësive apo vështirësive të jetesës
- kontributet për sigurimin e jetës, shëndetit dhe aksidenteve në punë
- të ardhurat që rrjedhin nga pagat dhe kompensimet për marrëdhëniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose të ngjashëm të vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në RSH
Përjashtime
- të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të luajtshme, përveç tjetërsimit të automjeteve, aeroplanëve dhe anijeve në qoftë se ato shiten brenda më pak se 12 muajve nga blerja;
- të ardhurat për transferimin e të drejtës së pronësisë së tokës bujqësore kur pasardhësi ligjor e mban tokën për të njëjtin qëllim dhe aktivitet;
- të ardhurat nga interesat dhe fitimi kapital i eurobondeve të emetuara nga RSH, kur përfituesi është person fizik jorezident.
Përjashtime të ndryshme
Përjashtohen nga tatimi të ardhurat e mëposhtme, që përfitohen si:
- të ardhura nga sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
- ndihma ekonomike nga buxhetet publike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës në fuqi;
- të ardhura te përjashtuara në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë;
- kompensime financiare të paguara për pronarët e pronave si shpërblim për shpronësimet e bëra nga shteti për interesa publike, ose ish-pronarëve për shpronësimin e pronës së tyre në të kaluarën;
- kompensime financiare të paguara ish-të dënuarve politikë dhe pasardhësve të tyre;
- shpërblime dhe çmime te dhëna nga institucionet shtetërore për arritje në shkencë, sport, kulturë;
- bursa për nxënës dhe të studentë;
- përfitime për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, përfitimet për dëmshpërblimet nga kontrata e sigurimit, të marra në zbatim të ligjit në fuqi për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore;
- të ardhura nga mbështetja me grante dhe subvencione në bujqësi dhe blegtori me fonde të buxhetit të shtetit ose burime të tjera.
B. Shpenzime të zbritshme për individin
Baza tatimore vjetore zvogëlohet me kompensimet dhe zbritjet.
Nëse diferenca midis të ardhurave vjetore të tatueshme dhe shumës totale të kompensimeve dhe zbritjeve është negative, baza tatimore vjetore konsiderohet të jetë zero
Tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe/ose biznesi mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore
- 600 000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë deri 600 000 lekë, ose një shumë prej 50.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë deri në 50.000 lekë;
- 420 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600 000 lekë deri në 720 000 lekë, ose një shumë prej 35.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 50.000 lekë deri në 60.000 lekë;
- 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë;
- një shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç prej 48 000 lekësh.
Vini re! Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale si më lart, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë
Tatimi mbi të ardhurat personale i pagueshëm llogaritet, për të ardhurat e tatueshme të personit dhe duke zbritur çdo:
– kreditim tatimor të huaj[4];
– tatimin e mbajtur në burim (për të ardhura nga investimi apo biznesi)
– tatimin e listëpagesës të mbajtur gjatë vitit tatimor (mbajtur nga punëdhënësi);
– parapagimet për këstet e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, të paguara gjatë vitit tatimor.
Llogaritja e tatimit të pagueshëm mbi të ardhurat personale nga punësimi dhe investimi bëhet
veçmas nga llogaritja e tatimit të pagueshëm mbi të ardhurat personale nga biznesi.
Tiranë, 2024
[1] pagat, shpërblimet dhe përfitimet që rrjedhin nga marrëdhënie punësimi
shpërblimet nga pjesëmarrja në borde drejtuese
të ardhurat e fituara nga një individ i vetëpunësuar nga më pak se 3 klientë
[2] të ardhurat e një personi fizik nga çdo aktivitet i biznesit
të ardhurat nga interesi, dividendët dhe honorarë
të ardhurat nga shitja e titujve
të ardhurat nga dhënia me qira e një biznesi
të ardhurat nga shitja e çdo lloj aktivi dhe detyrimi të biznesit
fitimi kapital i realizuar nga transferimi i aktiveve dhe pasiveve të biznesit në një riorganizim biznesi
dhuratat, grantet apo subvencionet e marra nga një person në lidhje me biznesin e tij
të ardhurat e realizuara nga personi fizik për çdo lloj tarife shërbimi teknik apo digjital automatik
fitimet kapitale nga rivlerësimi i aktiveve të biznesit, kur ato janë kontribut në natyrë në kapitalin e një shoqërie
të ardhurat nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale
të ardhurat nga transaksionet me mjete virtuale
[3] të ardhurat nga interesat, dividendët dhe honoraret
fitimet kapitale nga tjetërsimi i titujve apo instrumenteve financiare
fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës
kthimi i investimit nga skemat e pensionit privat
fitimi kapital nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme
të ardhurat nga qiraja e pasurive të paluajtshme
të ardhurat nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale
të ardhurat nga transaksionet me mjetet virtuale
të ardhurat e depozituara si fonde në pensionet private dhe që tërhiqen para kohe
[4] Nëse gjatë një viti tatimor tatimpaguesi rezident i tatimit mbi të ardhurat personale realizon të ardhura tatimore nga burime jashtë territorit të RSH, tatimit për t’u paguar nga ai tatimpagues për këto të ardhura duhet t’i zbritet shuma e tatimit të paguar në një vend të huaj mbi këto të ardhura.
Shuma e tatimit të huaj të pagueshëm duhet të vërtetohet nga dokumentacioni specifik i lëshuar për këtë qëllim nga vend-i/et i/e huaj-a ku janë realizuar të ardhurat dhe sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat
Shuma e zbritur e tatimit të huaj të paguar nuk mund të tejkalojë shumën e tatimit mbi të ardhurat personale që do të ishte e pagueshme për këto të ardhura, nëse ato do të ishin realizuar në territorin e RSH.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.