Ndryshimi i përgjegjësisë tatimore dhe dy përgjegjësia tatimore
Me përgjegjësi tatimore, kuptohet lloji i tatimit që është i detyruar të paguajë tatimpaguesi.
Përgjegjësisë tatimore për çdo kategori janë si më poshtë[1]:
Tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.
Përgjegjësitë tatimore, pra detyrimet tatimore të cilat paguhen prej tyre janë:
- tatimi mbi vlerën e shtuar;
- tatimi mbi fitimin;
- tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi (në formën e mbajtjes në burim);
- tatimi mbi të ardhurat personale për shërbime të kryera, nga të tretët, shpërndarja e dividendit, etj. (në formën e mbajtjes në burim);
- kontributet e sigurimeve shoqërore;
- kontributet e sigurimeve të kujdesit shëndetësor;
- taksa nacionale (sipas llojit të aktivitetit/llojit të fushës së zbatimit të taksës);
- taksa vendore.
Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).
Përgjegjësitë tatimore, pra detyrimet tatimore të cilat paguhen prej tyre janë:
- tatimi mbi vlerën e shtuar;
- tatimi i thjeshtuar mbi fitimin;
- tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi (në formën e mbajtjes në burim), për punëmarrësin;
- tatimi mbi të ardhurat personale për shërbime të kryera, nga të tretët, individë (në formën e mbajtjes në burim);
- kontributet e sigurimeve shoqërore;
- kontributet e sigurimeve të kujdesit shëndetësor;
- taksa nacionale (sipas llojit të aktivitetit/llojit të fushës së zbatimit të taksës);
- taksa vendore.
Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin
Përgjegjësitë tatimore, pra detyrimet tatimore të cilat paguhen prej tyre janë:
- tatimi i thjeshtuar mbi fitimin;
- tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi (në formën e mbajtjes në burim), për punëmarrësin;
- tatimi mbi të ardhurat personale për shërbime të kryera, nga të tretët, individë (në formën e mbajtjes në burim);
- kontributet e sigurimeve shoqërore;
- kontributet e sigurimeve të kujdesit shëndetësor;
- taksa nacionale (sipas llojit të aktivitetit/llojit të fushës së zbatimit të taksës);
- taksa vendore.
Ndryshimi i përgjegjësisë tatimore mund te vijë nga ndikime të tilla në treguesin e:
- tejkalimi të pragut të qarkullimit vjetor për TVSH (mbi 10 milionë lekë në vit)
- tejkalimi të pragut të qarkullimit vjetor për Tatimit mbi Fitimin (mbi 14 milionë lekë në vit deri në vitin 2029, përveç profesioneve të lira)[2]
- ndryshime të statusit per te vetepunesuarit
- ndryshim (pakësim/shtim) të pergjegjesive të reja për tatime të ndryshme
Në rastet, kur kemi të bëjmë me dy përgjegjësi tatimore, kjo kuptohet që në një periudhë fiskale (disa muaj) një subjekt është i regjistruar, si biznes i vogël me tatim të thjeshtuar të fitimit dhe një tjetër periudhë fiskale gjatë të njëjtit vit regjistrohet, si biznes i madh me tatim fitimi. Për të njëjtin vit fiskal këto konsiderohen si dy përgjegjesi tatimore të tatimit mbi fitimin. Pra, kemi të bëjmë me rastin kur nga biznes i vogël kalon në mes të vitit në biznes i madh. Nisur nga ky ndryshim i përgjegjësisë tatimore (nga T.TH.F në T.F) subjekti detyrohet të bëjë dy deklarime, një për njërin tatim dhe një për tatimin tjetër.
[1] https://www.tatime.gov.al/c/4/124/kategorite
[2] https://www.kryeministria.al/newsroom/zero-tatim-fitimi-deri-ne-14-milione-leke-xhiro-zero-tvsh-deri-ne-10-milione/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.