Vështrimi civil për projekt buxhetin 2024 për vlonjatët mbetet sfidë e vështirë

Vështrimi civil për projekt buxhetin 2024 për vlonjatët mbetet sfidë e vështirë

Një sfidë dhe rezultat i të gjitha sfidave të rritjes së iniciativës publike përmes pjesëmarrjes qytetare[1] janë pjesëmarrja e pakët e qytetarëve dhe veçanërisht të grupeve të interesit në seancat dëgjimore për buxhetin.

Për të ilustruar këtë sfidë, marrim rastin ende në proces të diskutimit mbi projekt-buxhetin 2024. Edhe pse bashkia ka një numër banorësh ende aktivë në diskutimet e temave të ndryshme mbi zhvillimin e qytetit dhe njësive administrative përreth tij vërehet se mesatarisht kanë marrë pjesë në seancat dëgjimore për buxhetin jo më shumë se 0.09 % e qytetarëve rezidentë të bashkisë.

Edhe pse mund të kenë kontribuar në disfavor të kësaj situate një sërë faktorësh, duke filluar nga fakti se seancat mbahen në salla të mbyllura kryesisht apo pse takimet bëhen në orare kur është pjesa aktive e ditës, apo edhe pse mbahen në një periudhë të shkurtër dhe që tashmë ka edhe një rënie të interesit për të dëgjuar këto diskutime, pasi presin pak ndryshime të ndodhin nga diskutimet e tyre dhe reagimet e zyrtarëve të bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.

Në takimin në Vlorë me përfaqësues të biznesit, pjesëtarë aktivë të shoqërisë civile dhe drejtuesen e Këshillit Bashkiak të qeverisjes së Bashkisë së Vlorës për 2019-2023, si dhe përfaqësuesit e rinj të bashkisë vlerësohet pikërisht nevoja për mobilizimin e burimeve dhe kapaciteteve njerëzore me qëllim arritjen e një niveli zhvillimi të ekonomisë dhe mirëqenies më lart se aktualisht, për arsye të shfrytëzimit të pamjaftueshëm të gjithë atyre potencialeve që ka Vlora.

Problemi kryesor i angazhimit të qytetarëve në procesin e diskutimit publik mbi buxhetimin vendor është se buxheti i paraqitur atyre tashmë është hartuar dhe në konsultime mbetet vetëm të pranohen ato fakte, kur duhet që të jepet kohë dhe ndihmë me ekspertizë civile dhe intelektualët vendore që të krijohen bazat për argumentime dhe një zë qytetar të strukturuar përballë bashkisë

Faza në të cilën, buxheti është bërë gati dhe prezantohet në formë projekti është vështirë të ndryshohen linjat buxhetore dhe shumat e alokuara. Qytetarët duke e parë këtë dhe nga përvoja e viteve të kaluara kanë kuptuar se propozimet e tyre nuk kanë një ndikim të madh për buxhetin, janë të dekurajuar dhe hezitojnë për të marrë pjesë në seancat dëgjimore.

Prandaj, një zgjidhje praktike e thjeshtë do të ishte që Kryetari i Bashkisë/ drejtuesit vendorë të zhvillonin konsultime dhe sondime të opinionit qytetar përpara hartimit të buxheti.

Një fushë tjetër që duhet të jetë shumë më tepër aktive është informacioni publik online, i cili publikohet me vonesë dhe në rastin më të mirë është i vështirë të aksesohet në formatet e publikuara, që krijojnë vështirësi në lexim dhe shkarkim si dokumente.

Raporti “Vështrimi civil: Projekt buxheti 2024 për vlonjatët” përshkruan në të gjithë përmbajtjen e tij, si qasjen e vitit 2022 për të njëtën temë diskutimi të pjesëmarrjes në buxhet të mendimit qytetar, por po ashtu edhe nevojën që ky zë të jetë i përcaktuar në ligjin për financat vendore, si pjesë e kalendarit buxhetor, por edhe një zë që duhet të vijë si një proces paralel dhe si oponencë teknike e zërit qytetar.

[1] https://altax.al/product/udhezues-per-iniciativen-publike-ne-angazhimin-qytetar-2022/

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.