Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Vështrimi Civil: Projektbuxheti 2024 për Vlonjatët
0 €
Qeveria vendore është e detyruar të shqyrtojë nga afër se si të planifikojë që të shpenzojë para për programe dhe shërbime në mënyrë që të plotësojnë sa më mirë nevojat përbërëse të vizitorëve dhe ekonomisë zonale por dhe interesave të qëndrueshmërisë ndaj sfidave të ardhme. Në vitet e fundit për shembull kërkesat për shërbime publike janë rritur, ndërkohë që të ardhurat nga tatimi mbi pronën kanë mbetur në stanjacion dhe financimi nga shteti për këto shërbime është ulur, përveç mbulimit të shërbimeve të deleguara.
Prioritetet kryesore janë vijimësi e programit politik, Planit të Zhvillimit dhe Strategjive dhe Politikave Kombëtare në kuadër të përmbushjes së objektivave të qeverisjes qendrore.
Diskutimet publike me pjesëmarrjen e ekspertizës u ka dhënë qytetarëve një vështrim civil real se ku shpenzohet një buxhet, në një mënyrë që pasqyron më mirë pikat e forta, nevojat dhe aspiratat e popullatës dhe nga reagimi në buxhetin e 2024 duket se qasja mund të jetë më efektive.
Pushtetet vendore mund të japin një kontribut të rëndësishëm për mirëqenien publike nëpërmjet zbatimit të politikave të qeverisë dhe të ofrimit të shërbimeve publike vendore, që janë të rëndësishme për qytetarët vendas.
Avantazhi i tyre i veçantë fiskal qëndron në afërsinë e qytetarëve me vendimmarrësit dhe administratorët e programeve që ofrojnë shërbimet.
Pushteti vendor ka potencialin të jetë më transparenti dhe niveli i përgjegjshëm i qeverisë në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit.
Megjithatë, realizimi i plotë i këtij premtimi kërkon administratë të fortë fiskale në mënyrë që të reflektohen interesat e qytetarëve në programet lokale dhe që politikat të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme fiskale. Kështu, burimet nuk e humbasin efikasiteti dhe munden të bëhen efektive, duke u bazuar në operacione të plota dhe në ngushtim të akteve korruptive. Potenciali i reagimit ndaj qytetarit do të thotë pak nëse burimet e synuara për të ofruar shërbime rrëshqasin në xhepat e politikanëve dhe burokratëve vendorë.
- Përshkrim
Përshkrim
Ky Raport është një rifreskim i dialogut civil në 2023 bazuar në njohuritë e ekspertëve në lidhje me buxhetimin për Vlorën dhe për Vlonjatët dhe ku kërkesat e tyre plotësohen nga oferta buxhetore e bashkisë dhe qeverisë qendrore në 2024.
Buxheti i Bashkisë 2024 sipas vështrimit civil të ekspertizës civile është një nismë që shërben si një qasje oponence teknike dhe reflektim i zërit qytetar bazuar te metodologjia jonë e Auditit Social për pushtetin vendor, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantuan që në fillimet e vitit 2022. Në analizën që krahason arritjet e vitit 2023 (të dhëna operative), si dhe reagimet e qytetarëve të përmbledhur nga pyetësori për këtë qëllim gjatë Shtator – Tetor 2023 është përdorur si një e dhënë e bazuar në dy drejtime për të bërë një përqasje të pikave të takimit dhe atyre që ndahen midis ofertës buxhetore dhe rregullatore të bashkisë me kërkesat dhe reagimet e publikut vendor.
Një qasje produktive që vlen në situatën dhe kontekstin ekonomik është përmbledhja me komentet e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirja e fortë e pjesës aktive të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.