Udhëzues për iniciativën publike në angazhimin qytetar, 2022

Në fillim të udhëzuesit prezantohet konteksti politik dhe shoqëror në të cilin jeton dhe vepron sot qytetari dhe shoqëria civile. Nisur nga momenti më tej në udhëzues shtrohet nevoja që organizimi i të drejtave për pjesëmarrje në vendimarrje të shihen nëpërmjet rritjes së përgjegjshmërisë së shoqërisë civile nga njera anë dhe qeverisjes vendore dhe qendrore nga ana tjetër, duke patur në krah gjithë përfaqësimin e qytetarëve për të cilët përshkruhen edhe momente specifike për koordinimin dhe veprimin.

Në fund të përmbledhjes ky Udhëzues synon që për periudhën nga një zgjedhje politike te tjetra (Vendore apo Qendrore) mund ta vendosim vetë se çfarë idesh, konstatimesh dhe propozimesh do tu vendosen në tryezën e premtimeve politikanëve dhe vendimmarrësve që vijnë me ofertat e tyre politike. Asgjë e këtij lloji nuk mund të bëhet ndryshe, prandaj ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta bërë rrejtin e shoqërisë civile në funksion të forcimit të kërkesave të qytetarëve një mjet të gjallë, efektiv dhe me ndikim për demokracinë pjesëmarrëse.

Përshkrim

Nëpërmjet një organizimi të shoqërisë civile mundet të lobohet nëpërmjet monitorimit social dhe analizës së çështjeve sipas dokumenteve kryesore që orientojnë veprimtarinë e bashkisë duke diskutuar çështjen me ta në mënyrë formale, ose duke kërkuar pjesëmarrje në një mbledhje të ardhshme të këshillit ose komitetit të ekspertëve për të diskutuar çështjet në mënyrë më formale.

Ndërtimi i presionit politik mund të përfshijë gjithashtu aktivitete të dizajnuara për të vlerësuar nivelin e mbështetjes nga qytetarët e çdo preference politike . Këto aktivitete përfshijnë diskutimin e çështjes me qytetarët e preferencave të ndryshme politike, inkurajimin e tyre për të biseduar me anëtarët e këshillit, ose analiza publike në interes të adresimit të kërkesave qytetare. Ndërtimi i presionit politik është, në thelb, ndërmarrje e aktiviteteve në nivel lokal për të ngritur konsideratën e një çështjeje specifike dhe këndvështrimin në lidhje me një çështje ku mund të ketë interesa konkurruese.

Duke qenë se vendimarrja e qeverisjes vendore buron nga procesi elektoral dhe premtimet zgjedhore, atëherë monitorimi qytetar duhet të jetë gjithnjë në vëzhgim të veprimeve në zbatim të tyre, pasi në thelb janë premtimet që ata i kanë bindur të votojnë për qeverisjen vendore që u ka krijuar bindjen se do ti zbatojë ato që premton.

Një rast i tillë mund të ishte, për shembull, nëse qytetarët do të votonin pro dy premtimeve: (a) në favor të rritjes së shpenzimeve për arsimin dhe një tjetër modeli edukimi, (b) duke kërkuar uljen e taksave vendore. Në fakt, premtimet në zgjedhjet e fundit përmbushen jo më shumë se gjysma e tyre.

Në situatat kur Këshilli Bashkiak dhe Bashkia nuk kanë marrë pikëpamjet qytetare në konsideratë të mjaftueshme përpara marrjes së një vendimi, shoqëria civile që përfaqëson vullnetin e qytertarëve mund të përpiqet të bindë një ose më shumë anëtarë të këshillit që ti rishqyrtojnë çështjet, që kanë sensibilitet për qytetarët.
Në momente të tilla iniciativat e qytetarëve gjejnë motivimin për të kërkuar zbatimin e kërkesave të tyre të përfshira në premtimet politike.