Sa duhet për të jetuar në Shqipëri gjatë vitit 2026?

Sa duhet për të jetuar në Shqipëri gjatë vitit 2026?

Inflacioni në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re presionesh gjatë pranverës dhe fillimit të sezonit veror 2026.
Sipas të dhënave të INSTAT, norma vjetore e inflacionit arriti në 3.0% në maj 2026, duke u rritur gradualisht nga 2.6% në mars.
Ky nivel mbetet i moderuar, por struktura e tij tregon presione të forta në kategoritë kryesore që prekin drejtpërdrejt buxhetin e familjeve shqiptare.
Kontributet kryesore në inflacionin e majit vijnë nga qira, ujë, energji dhe karburante (+0.84 pikë përqindje), ushqime dhe pije joalkoolike (+0.76 pikë) dhe transporti (+0.51 pikë). Këto grupe dominojnë shpenzimet e familjeve, veçanërisht për ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Me hyrjen në sezonin turistik, pritet presion shtesë në restorante, akomodim dhe shërbime, ku rritja e kërkesës mund të çojë në rritje çmimesh më të shpejta se kostot reale.
Sipas të dhënave historike të Anketës së Buxhetit të Familjeve, shpenzimet mesatare mujore për një familje (rreth 3.1 persona) ishin afër 93,000 lekë në 2024. Duke u bazuar edhe te analiza e thelluar e ALTAX “Shpenzimet familjare dhe të ardhurat që duhen në 2025” kemi ndërtuar një projeksion për vitin 2026 sipas të njëjtës strukturë shpenzimesh dhe konsumi.
Duke marrë parasysh inflacionin kumulativ dhe efektet sezonale, për vitin 2026 shpenzimet e projektuara mesatare arrijnë në 99,000 – 105,000 lekë në nivel kombëtar.
Tiranë dhe zonat turistike, kostoja mund të jetë 20-35% më e lartë.
Për një nivel jetese bazë por dinjitoze (mbulim i nevojave themelore plus rezervë minimale), një familje mesatare (3.1 persona) ka nevojë për 105,000 – 170,000 lekë neto në muaj. Nëse e llogaritim për një familje me 4 anëtarë, atëherë shpenzimet e nevojshme janë 126,000 lekë – 200,000 lekë neto në muaj.
Një çift me dy paga minimale (50,000 lekë bruto secila nga janari 2026) arrin rreth 80,000–92,000 lekë neto. Kjo mbulon nevojat bazë (ushqim + strehim), por krijon vështirësi të mëdha në transport, shëndetësi ose çdo shpenzim ekstra, duke mbajtur rrezik të lartë varfërie relative.
Një pagë mesatare (90,119 lekë bruto në tremujorin e parë 2026, +9.6% nga viti 2025) jep rreth 65,000–75,000 lekë neto. Është komode për një individ, por për një familje kërkon patjetër një pagë të dytë ose kursime të forta.
Familjet me të ardhura të ulëta ose pensione (shpesh nën 60,000 lekë) ndodhen nën presion të fortë, sidomos me rritjen e çmimeve verore.
Sezoni turistik sjell përfitime ekonomike për grupe të caktuara të familjeve, por njëkohësisht rrit koston e jetesës për banorët vendorë.
Për të amortizuar këto presione, ALTAX sugjeron masa të targetuara nga monitorim më të mirë të tregjeve, në mbështetje sociale për grupet vulnerabël, rritje të ofertës së strehimit dhe kufizim të rritjeve spekulative të çmimeve.
përfundim, pavarësisht rritjes së pagave, inflacioni i përqendruar te nevojat bazë po e bën më sfiduese përballueshmërinë e jetesës për një pjesë të madhe të familjeve shqiptare gjatë vitit 2026. Politikat ekonomike duhet të fokusohen jo vetëm te stabiliteti makro, por sidomos te mbrojtja e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.