Vështrimi civil i projekt buxhetit 2024 bashkiak me gjirokastritët

Vështrimi civil i projekt buxhetit 2024 bashkiak me gjirokastritët

Dialogu ndërmjet administratorëve dhe qytetarëve është një mekanizëm i dobishëm për rritjen e llogaridhënies në zonat e kontestuara ishte një nga temat qendrore ne takimin me përfaqësues te Bashkisë Gjirokastër, të Këshillit Bashkiak, por edhe të shoqërisë civile dhe të biznesit vendas. Një dialog i tillë është një mjet i vlefshëm për të përmirësuar besimin e qytetarëve në qeveri. Ai harmonizon vendimet buxhetore me prioritetet dhe vlerat aktuale të qytetarëve. Për më tepër, pjesëmarrja mund të ushqejë informacion të dobishëm në buxhet. Qytetarët në qytetet me më shumë pjesëmarrje ishin më pak cinikë dhe më mbështetës ndaj pushteteve vendore.

Buxheti i Bashkisë 2024 është një nismë që shërben si një qasje oponence teknike dhe reflektim i zërit qytetar bazuar te metodologjia jonë e Auditit Social për pushtetin vendor, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantuan që në fillimet e vitit 2022. Në analizën që krahason arritjet e vitit 2023 (të dhëna operative), si dhe reagimet e qytetarëve të përmbledhur nga pyetësori për këtë qëllim gjatë Shtator – Tetor 2023 është përdorur si një e dhënë e bazuar në dy drejtime për të bërë një përqasje të pikave të takimit dhe atyre që ndahen midis ofertës buxhetore dhe rregullatore të bashkisë me kërkesat dhe reagimet e publikut vendor.

Në diskutimin me përfaqësuesin e bashkisë u theksua fakti se pjesa e mbledhjes së të ardhurave vendore ka një rritje, por që të arrihet plotësimi në të gjitha zërat e planifikuar nevojitet që edhe të përcillet shqetësimi lidhur me nivelin e ulët të bashkëpunimit midis institucioneve qëndrore me shtrirje nëpër rajonet e vendit dhe bashkisë. Konkretisht, një shqetësim është i lidhur me varësinë e pjesëve më të ndikueshme në sektorin e bujqësisë për mbështetje dhe financiam që varen nga Ministria e fushës përkatëse, por që ka ndikim në koordinimin e programeve dhe arritjen e objektivave për buzjqësinë, përsa kohë ka një shkëputje dhe moskorrdinim mes dy niveleve të pushtetit.

Në situatat kur Këshilli Bashkiak dhe Bashkia nuk kanë marrë mjaftueshëm pikëpamjet qytetare në konsideratë përpara marrjes së një vendimi, shoqëria civile që përçon me vështrimin e ekspertizës vullnetin e qytetarëve mund të përpiqet të bindë një ose më shumë anëtarë të këshillit, komisioneve të tij dhe drejtuesit e bashkisë , që ti rishqyrtojnë çështjet, që kanë sensibilitet për qytetarët.                                      

Nëpërmjet një patronazhimi prej shoqërisë civile në vend të atij partiak mundet të ndikohet nëpërmjet monitorimit social dhe analizës së çështjeve sipas dokumenteve kryesore që orientojnë veprimtarinë e bashkisë duke synuar të jenë zëri i këshillave komunitarë në takimet e Këshillit Bashkiak ose takime në nivel ekspertësh për të diskutuar çështjet në mënyrë më produktive se deri më sot. Iniciativa qytetare, sipas të drejtës së Ligjit të vetëqeverisjes vendore duhet të kthehet në një mision për arritjen e dialogut të plotësuar me kontribute dhe ndikim në vendimarrjen e bashkisë.

Përveç kësaj, konsultimet publike gjatë procesit të organizimit të buxhetit kanë neglizhuar hapat e përcaktuar nga legjislacioni. Si rrjedhojë, mbledhjet kanë një nivel të ulët të oponencës financiare dhe diskutimeve mbi fizibilitetin e projekteve buxhetore. Bashkitë janë të detyruar të dëgjojnë së paku simbolikisht për interesat e qytetarëve në fazën përfundimtare të procesin e buxhetimit.

Konkretisht, Ligji për Financat Vendore, neni 61, obligon kryetarin e Bashkisë që të sigurojë pas marrjes së propozim buxhetit të mbajë seanca dëgjimore të buxhetit dhe më pas rishikimet dhe ndryshimet (nëse e sheh të arsyeshme) e projektbuxhetit sipas të dhëna të qytetarëve.

Diskutimet publike me pjesëmarrjen e ekspertizës u ka dhënë qytetarëve një vështrim civil real se ku shpenzohet një buxhet, në një mënyrë që pasqyron më mirë pikat e forta, nevojat dhe aspiratat e popullatës dhe nga reagimi në buxhetin e 2024 duket se qasja mund të jetë më efektive.

Por, duke qenë se kuadri ligjor nuk përcakton asnjë detyrim lidhur me këtë nismë grupi i ekspertëve te ALTAX angazhim se do te vijojmë me bërjen e gjithë veprimeve qe i kemi përmendur si angazhime ne Raportin “Vështrimi civil: Projektbuxheti 2024 për Gjirokastritët” dhe do te vijojmë tu themi se çfarë kemi bere ne formate te reja

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: