Vështrimi Civil: Projektbuxheti 2024 për Gjirokastritët

Procesi i buxhetimit publik është një proces ku merren vendime të rëndësishme publike. Për këtë arsye, ajo shihet si një mundësi e madhe për pjesëmarrjen e qytetarëve. Në qasjen tradicionale të buxhetimit, rolet e qytetarëve në proceset buxhetore janë të kufizuara, ndërsa në qasjen e bazuar në qytetarë, ata luajnë një rol në rritje. Kjo qasje buxhetore e përdorur nga administratat qendrore përdoret më së shumti në administratat lokale.

Dialogu ndërmjet administratorëve dhe qytetarëve është një mekanizëm i dobishëm për rritjen e llogaridhënies në zonat e kontestuara. Një dialog i tillë është një mjet i vlefshëm për të përmirësuar besimin e qytetarëve në qeveri. Ai harmonizon vendimet buxhetore me prioritetet dhe vlerat aktuale të qytetarëve. Për më tepër, pjesëmarrja mund të ushqejë informacion të dobishëm në buxhet. Qytetarët në qytetet me më shumë pjesëmarrje ishin më pak cinikë dhe më mbështetës ndaj pushteteve vendore.

Buxheti i Bashkisë 2024 është një nismë që shërben si një qasje oponence teknike dhe reflektim i zërit qytetar bazuar te metodologjia jonë e Auditit Social për pushtetin vendor, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantuan që në fillimet e vitit 2022. Në analizën që krahason arritjet e vitit 2023 (të dhëna operative), si dhe reagimet e qytetarëve të përmbledhur nga pyetësori për këtë qëllim gjatë Shtator – Tetor 2023 është përdorur si një e dhënë e bazuar në dy drejtime për të bërë një përqasje të pikave të takimit dhe atyre që ndahen midis ofertës buxhetore dhe rregullatore të bashkisë me kërkesat dhe reagimet e publikut vendor.

Një qasje produktive që vlen në situatën dhe kontekstin ekonomik është përmbledhja me komentet e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirja e fortë e pjesës aktive të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.

Buxheti i pregatitur nga bashkia bazohet dhe ndahet në pesë kategori, të cilat mbulojnë a) Pagat dhe kontributet, b) Mallra dhe mirëmbajtje, c) Shërbimet vendore, d) Borxhe dhe subvencione dhe d) Investime kapitale.

Përshkrim

Pushtetet vendore mund të japin një kontribut të rëndësishëm për mirëqenien publike nëpërmjet zbatimit të politikave të qeverisë dhe të ofrimit të shërbimeve publike vendore, që janë të rëndësishme për qytetarët vendas.

Avantazhi i tyre i veçantë fiskal qëndron në afërsinë e qytetarëve me vendimmarrësit dhe administratorët e programeve që ofrojnë shërbimet.

Pushteti vendor ka potencialin të jetë më transparenti dhe niveli i përgjegjshëm i qeverisë në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit.

Megjithatë, realizimi i plotë i këtij premtimi kërkon administratë të fortë fiskale në mënyrë që të reflektohen interesat e qytetarëve në programet lokale dhe që politikat të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme fiskale. Kështu, burimet nuk e humbasin efikasiteti dhe munden të bëhen efektive, duke u bazuar në operacione të plota dhe në ngushtim të akteve korruptive. Potenciali i reagimit ndaj qytetarit do të thotë pak nëse burimet e synuara për të ofruar shërbime rrëshqasin në xhepat e politikanëve dhe burokratëve vendorë.

Referenca e pandryshueshme sipas formatit të hartuar tashmë nga bashkia e bazuar te modeli tip i udhëzuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk pranon ndryshime esenciale, pasi ato konsiderohen se janë e drejtë autori e qeverisjes.

Sfida kryesore e angazhimit të qytetarëve në procesin e diskutimit publik mbi buxhetimin vendor është se buxheti i paraqitur atyre tashmë është hartuar dhe në konsultime mbetet vetëm të pranohen ato fakte, kur duhet që të jepet kohë dhe ndihmë me ekspertizë civile dhe intelektualët vendore që të krijohen bazat për argumentime dhe një zë qytetar të strukturuar përballë bashkisë

Faza në të cilën, buxheti është bërë gati dhe prezantohet në formë projekti është vështirë të ndryshohen linjat buxhetore dhe shumat e alokuara. Qytetarët duke e parë këtë dhe nga përvoja e viteve të kaluara kanë kuptuar se propozimet e tyre nuk kanë një ndikim të madh për buxhetin, janë të dekurajuar dhe hezitojnë për të marrë pjesë në seancat dëgjimore.

Prandaj, një zgjidhje praktike e thjeshtë do të ishte që Kryetari i Bashkisë/ drejtuesit vendorë të zhvillonin konsultime dhe sondime të opinionit qytetar përpara hartimit të buxheti.

Një fushë tjetër që duhet të jetë shumë më tepër aktive është informacioni publik online, i cili publikohet me vonesë dhe në rastin më të mirë është i vështirë të aksesohet në formatet e publikuara, që krijojnë vështirësi në lexim dhe shkarkim si dokumente.

Ndërkohë do të ishte e këshillueshme sipas përvojës tonë edhe një diskutim me disa seanca lidhur me zbatimin e buxhetit vjetor të miratuar, nga të cilat qytetarët dëgjojnë zbatimet dhe performancën vendore, por edhe për kufizime të caktuara buxhetore të përcaktuara nga

Ministria e Financave. Një informacion paraprak, si dhe veçanërisht publikimi i tij do të ndihmonte ekspertizën për të dhënë ide, do të nxiste debatin brenda qytetarëve dhe do të shërbente si një mbështetje e fortë në dialogun e pushtetit vendor me institucionet qendrore.

Në disa raste janë shfaqur nisma të projekteve për investime kapitale të pakërkuara apo që nuk janë prioritet i publikut, por pjesë e grupeve të caktuara të interesit.

Në angazhimin sipas ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, për të cilin ne kemi komunikuar përveç publikut të gjerë edhe me Komisionet e Kuvendit dhe Njësinë e Mirëqeverisjes të Qeverisë ne jemi të vendosur lidhur me ndryshime esenciale për t’iu përmbajtur disa parimeve bazë të qeverisjes së mirë.

Qasja e administratës së orientuar nga qytetari në raport u referohet çështjeve të tilla të gjera, si: rritja e cilësisë së administratës në menaxhimin publik, forcimi i mekanizmave të llogaridhënies, sigurimi i transparencës në ofrimin e shërbimeve publike, përfshirja e ekspertizës dhe grupeve të shoqërisë civile në hartimin e politikave, përmirësimi i besimit në shteti dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit publik.