Tatimet, taksat, tarifat qendrore dhe vendore për banor në Shqipëri në 2023

Tatimet, taksat, tarifat qendrore dhe vendore për banor në Shqipëri në 2023

Metoda e llogaritjes së barrës tatimore e shprehur si taksa dhe tatimet për banor

Barra tatimore është bazuar mbi të dhënat mbi bazë bashkie/qarku për popullsinë dhe të ardhurat vendore të arkëtuara nga Bashkia, DPT dhe DPD. Në të ardhurat që llogariten si barrë tatimore përfshihen detyrimet e paguara nga biznesi i regjistruar në çdo bashki, si dhe për ato pagesa të taksave dhe tarifave vendore që bëjnë pjesë në të ardhurat tatimore të paguara nga individët dhe familjet, sipas përfshirjes që bëhet në buletinet fiskale.

Të dhënat statistikore në nivel vendi janë marrë nga buletini informativ i INSTAT, nga të dhëna të tjera të publikuara nga administratat tatimore, doganore dhe vendimet e raportet vjetore të miratuara nga pushteti lokal, të kryqëzuara me të dhënat e publikimeve të Fondit Monetar, Bankës Botërore, si dhe të studimeve të kryera për Shqipërinë nga projekte vendore, të cilat kanë shërbyer si referencë për llogaritjen e barrës tatimore dhe treguesve të tjerë krahasuesë.

Për llogaritjen e prodhimit të brendshëm të qarkut për vitin 2022 janë vlerësuar nga ekspertët tanë edhe botimi i Institutit të Statistikave, si dhe tendenca rajonale e strukturës së prodhimit të  brendshëm në tre vitet e mëparshme ndaj mesatares. Llogaritja e të ardhurave vendore për bashkitë është mbështetur kryesisht në llogaritjet e kapacitetit të taksave e tarifave, informacion i përfituar nga programi buxhetor i taksave dhe tarifave vendore, në realizimin e tyre, si dhe në politikat e përcaktuara për periudhën në vijim, sipas akteve ligjore për to.

Në këtë llogaritje gabimi arrin deri në ± 3 %

Barra tatimore gjithsej[1] është produkt i të hyrave të mbledhura prej administratës tatimore qendrore dhe administratës doganore, prej të hyrave prej pushtetit vendor, si dhe arkëtimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përbëjnë pjesën gjithëpërfshirëse që llogaritet në raport me numrin e banorëve të rajoneve[2] në vitin 2023[3].

  1. Nga llogaritjet sipas metodologjisë së zbatuar rezulton se barra tatimore edhe në vitin 2023 është më e lartë në rajonin Tiranë me një mesatare prej 465.99 mijë lekë për banor rezident të Tiranës gjithë vitin 2023.
  2. Në vend të dytë janë qytetarët e rajonit të Gjirokastrës, të cilët janë të ngarkuar me një barrë tatimore mesatare 158.8 mijë lekë për banor në vitin 2023. Në lidhje me shpërndarjen e barrës tatimore nëpërmjet buxhetit të bashkisë për 2023 dhe 2024, ju mund të lexoni në publikimin e dedikuar për këtë qëllim [4].
  3. Në vend të tretë janë banorët e rajonit të Lezhës që kanë paguar mesatarisht 128.8 mijë lekë/banor.
  4. Në vend të katërt janë banorët e rajonit të Durrësit që kanë mbajtur një barrë tatimore mesatare 127.8 mijë lekë.
  5. Vend të pestë janë banorët e rajonit të Vlorës (pa Bashkinë Sarandë), që mbajnë një barrë tatimore vjetore mesatare 126.4 mijë lekë. Në lidhje me shpërndarjen e barrës tatimore nëpërmjet buxhetit të bashkisë për 2023 dhe 2024, ju mund të lexoni në publikimin e dedikuar për këtë qëllim[5]
  6. Në vend të gjashtë janë banorët e rajonit të Beratit me një barrë tatimore vjetore mesatare prej 118.7 mijë lekë. Në lidhje me shpërndarjen e barrës tatimore nëpërmjet buxhetit të bashkisë për 2023 dhe 2024, ju mund të lexoni në publikimin e dedikuar për këtë qëllim [6].
  7. Në vend të shtatë janë banorët e Bashkisë së Sarandës me barrë tatimore vjetore 107.8 mijë lekë.

Në 6 rajonet e tjera shqiptare më poshtë llogaritet se barra tatimore vjetore është nën 100 mijë lekë në vit, si mund të shihen në grafikun dhe tabelën në krah tij më lart.

  1. Në vend të tetë janë banorët e rajonit së Korçës me barrë tatimore vjetore 90.2 mijë lekë.
  2. Në vend të nëntë janë banorët e rajonit të Elbasanit, që kanë mbajtur një barrë tatimore mesatare 87.8 mijë lekë. Në lidhje me shpërndarjen e barrës tatimore nëpërmjet buxhetit të bashkisë për 2023 dhe 2024, ju mund të lexoni në publikimin e dedikuar për këtë qëllim[7].
  3. Në vend të dhjetë janë banorët e rajonit të Shkodrës, që kanë mbajtur një barrë tatimore mesatare 83.1 mijë lekë.
  4. Në vend të njëmbëdhjetë janë banorët e rajonit së Fierit me barrë tatimore vjetore 75.3 mijë lekë.
  5. Në vend të dymbëdhjetë janë banorët e rajonit së Kukësit me barrë tatimore vjetore 74.8 mijë lekë.
  6. Në vend të dhjetë janë banorët e rajonit të Dibrës, që kanë mbajtur një barrë tatimore mesatare 69.3 mijë lekë. Në lidhje me shpërndarjen e barrës tatimore nëpërmjet buxhetit të bashkisë për 2023 dhe 2024, ju mund të lexoni në publikimin e dedikuar për këtë qëllim[8].

Në analizën e barrës tatimore, llogaritet se nëse barra do të shpërndahej në mënyrë të barabartë për secilin banor të Shqipërisë, pa konsideruar ndarjet rajonale, atëherë barra tatimore mesatare për për banor të Shqipërisë është 222.89 mijë lekë në vitin 2023.

Nëse barrën tatimore e llogarititm vetëm për moshën 15 vjeç e lart, atëherë ajo është 324.940 lekë për të rritur në vitin 2023.

Barra tatimore sipas bashkive më të mëdha që përfshijnë disa bashki brenda qarkut rezulton se niveli më i lartë është në Tiranë, ku mesatarisht secili banor ka mbajtur mesatarisht një barrë tatimore prej 465.992 lekë gjithë vitin 2023.

Gjithë bashkitë e tjera të vendit kanë një barrë sa 1/3 e barrës tatimore të banorëve të Tiranës, por edhe më pak se gjysma e nivelit mesatar të barrës tatimore për banor të vendit.

Nëse shikojmë barrën tatimore vetëm nga taksat dhe tarifat vendore, atëherë llogaritjet nxjerrin se:

  1. Banorët e Tiranës mbajnë barrën më të lartë vendore me 18.296 lekë në vit.
  2. Banorët e Sarandës kanë barrë tatimore vendore të lartë me 16.050 lekë në vit.
  3. Banorët e Gjirokastrës kanë barrë tatimore vendore të lartë me 14.492 lekë në vit.
  4. Banorët e Vlorës janë me një barrë tatimore vendore me 13.776 lekë në vit.
  5. Banorët e Durrësit janë me një barrë tatimore vendore me 10.699 lekë në vit.
  6. Banorët e Beratit janë me një barrë tatimore vendore me 8.318 lekë në vit.
  7. Banorët e Elbasanit janë me një barrë tatimore vendore me 7.607 lekë në vit.
  8. Banorët e Korçës janë me një barrë tatimore vendore me 6.960 lekë në vit.
  9. Banorët e Fierit janë me një barrë tatimore vendore me 6.907 lekë në vit.
  10. Banorët e Lezhës janë me një barrë tatimore vendore me 6.156 lekë në vit.
  11. Banorët e Shkodrës janë me një barrë tatimore vendore me 5.281 lekë në vit.
  12. Banorët e Kukësit janë me një barrë tatimore vendore me 3.530 lekë në vit.
  13. Banorët e Dibrës janë me një barrë tatimore vendore me 2.383 lekë në vit.

Nga krahasimi në disa nga bashkitë e vendit[9] për nivelin e shpenzimeve për banor vihet re se niveli i tyre është i lidhur ngushtësisht me barrën tatimore, ku tendenca është që sa më e vogël barra tatimore po ashtu është edhe vlera e shpenzimeve për banor

[1] Në këtë barrë përfshihen TVSH-ja që paguan secili blerës për mallra dhe shërbime, për pijet dhe karburantet që paguan secili konsumator, për tatimin mbi pagat që paguan secili punonjës, pagesat e tatim fitimit nga bizneset, për tatimin mbi kapitalin që paguan secili individ që përfiton të ardhura nga qeraja, nga interesat bankare, nga shitja e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, nga pronësia intelektuale, nga dividenti, pagesat e familjeve për taksat dhe tarifat vendore, pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tarifat dhe detyrimet doganore, taksat kombëtare dhe detyrimet e tjera tatimore, që nuk përmenden me emër.

[2] Saranda është trajtuar si një zonë e veçantë për natyrën ekonomike të saj lidhur me turizmin

[3] https://www.instat.gov.al/media/11653/popullsia-e-shqiperise-1-janar-2023.pdf

[4] https://altax.al/product/veshtrimi-civil-projektbuxheti-2024-per-gjirokastritet/

[5] https://altax.al/product/veshtrimi-civil-projektbuxheti-2024-per-vlonjatet/

[6] https://altax.al/product/veshtrimi-civil-projektbuxheti-2024-per-beratasit/

[7] https://altax.al/product/veshtrimi-civil-projektbuxheti-2024-per-elbasanasit/

[8] https://altax.al/product/veshtrimi-civil-projektbuxheti-2024-per-dibranet/

[9] https://altax.al/product/veshtrimi-civil-projektbuxheti-2024-per-5-bashki/

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: