Vështrimi Civil: Projektbuxheti 2024 për 5 Bashki

Vendimarrja e qeverisjes vendore buron nga procesi elektoral dhe programi politik vendor.

Nisur nga ky realitet, monitorimi qytetar duhet të jetë gjithnjë në vëzhgim të veprimeve në zbatim të tyre, pasi në thelb janë ngjyrat politike që i kanë bindur të votojnë për qeverisjen vendore që u ka krijuar bindjen se do ti zbatojë ato që premton.

Në situatat kur Këshilli Bashkiak dhe Bashkia nuk kanë marrë ende mjaftueshëm pikëpamjet qytetare përpara marrjes së një vendimi, shoqëria civile që përçon me vështrimin e ekspertizës vullnetin e qytetarëve po përpiqet të ndikojë një ose më shumë anëtarë të këshillit, komisioneve të tij dhe drejtuesit e bashkisë, që ti rishqyrtojnë çështjet, që kanë sensibilitet për qytetarët.                                               

Nëpërmjet një patronazhimi prej shoqërisë civile në vend të atij partiak mundet të ndikohet nëpërmjet monitorimit social dhe analizës sipas dokumenteve kryesore që orientojnë veprimtarinë e bashkisë duke synuar të jenë zëri teknik i Këshillave komunitarë në takimet e Këshillit Bashkiak ose takime në nivel ekspertësh.

Kjo qasje vlen për të diskutuar çështjet në mënyrë më produktive se deri më sot.

Iniciativa qytetare, sipas të drejtës së Ligjit të vetëqeverisjes vendore duhet të kthehet në një mision për arritjen e dialogut të plotësuar me konstribute dhe ndikim në vendimarrjen e bashkisë.

Përshkrim

Buxheti i Bashkisë 2024 është një nismë që shërben si një qasje oponence teknike dhe reflektim i zërit qytetar bazuar te metodologjia jonë e Auditit Social për pushtetin vendor, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantuan që në fillimet e vitit 2022. Në analizën që krahason arritjet e vitit 2023 (të dhëna operative), si dhe reagimet e qytetarëve të përmbledhur nga pyetësori për këtë qëllim gjatë Shtator – Tetor 2023 është përdorur si një e dhënë e bazuar në dy drejtime për të bërë një përqasje të pikave të takimit dhe atyre që ndahen midis ofertës buxhetore dhe rregullatore të bashkisë me kërkesat dhe reagimet e publikut vendor.

Një qasje produktive që vlen në situatën dhe kontekstin ekonomik është përmbledhja me komentet e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirja e fortë e pjesës aktive të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.

Buxheti i pregatitur nga bashkia bazohet dhe ndahet në pesë kategori, të cilat mbulojnë a) Pagat dhe kontributet, b) Mallra dhe mirëmbajtje, c) Shërbimet vendore, d) Borxhe dhe subvencione dhe d) Investime kapitale.

Sfidat financiare me të cilat përballet pushteti vendor kanë qenë të forta muajt e fundit.

Të gjitha autoritetet vendore, po përballen me presione të vazhdueshme dhe të reja financiare, për shkak të një kombinimi faktorësh. Këto përfshijnë pamjaftueshmërinë e financimit të qeverisë qendrore dhe ndikimin e niveleve të larta të vazhdueshme të inflacionit të kostos.

Nga monitorimi dhe anketimi jonë vërejmë se kontributi i qytetarëve është i kufizuar vetëm në pak hapësira për ndërhyrje dhe ndikim te projekt buxheti. Përmbledhtazi ato janë në formën e propozimeve për shtimin ose heqjen e projekteve ose zvogëlimin/rritjen e ndonjë shume të dedikuar për një subvencionim. Gjithsesi, referenca e pandryshueshme sipas formatit të hartuar tashmë nga bashkia e bazuar te modeli tip i udhëzuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk pranon ndryshime esenciale, pasi ato konsiderohen se janë e drejtë autori e qeverisjes.

Lidhur me pyetjen se çfarë e bën një qeverisje vendore të përfshijë qytetarët në buxhet, ekspertët kanë identifikuar faktorët e mëposhtëm: 1) faktorët mjedisorë, si kultura politike, forma e qeverisjes vendore, madhësia e komunitetit. , dhe heterogjeniteti; 2) përdorimi i mekanizmave të angazhimit, siç janë dëgjimet publike, anketat e qytetarëve dhe komitetet këshillimore; 3) hartimi i procesit të politikave, të tilla si koha dhe nxitja e pjesëmarrësve; dhe 4) roli i administratorëve publikë, veçanërisht profesionalizmi dhe qëndrimi i menaxherëve të qytetit ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve.

Në angazhimin sipas ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, për të cilin ne kemi komunikuar përveç publikut të gjerë edhe me Komisionet e Kuvendit dhe Njësinë e mirëqeverisjes të Qeverisë ne jemi angazhuar lidhur me ndryshime esenciale për t’iu përmbajtur disa parimeve bazë të qeverisjes së mirë.

Mbajtja e konsultimeve në procesin e buxhetimit, dhe përtej kësaj periudhe buron nga detyrimi për llogaridhënie, e cila duhet të burojë nga analizat e detajuara dhe shteruese që konsiderojnë zbatueshmërinë e programit politik nëpërmjet monitorimit të vendimeve të Këshillit Bashkiak, por edhe performancës së Bashkisë dhe kryetarit të saj.

Ndërkohë komentet e opinionit të publikut, ku përfshihen kategori dhe shtresa të ndryshme të komunitetit vendor duhet të kryhen duke u bazuar te komenti i kualifikuar i qytetarit nëpërmjet ekspertizës së përzgjedhur.