Vështrimi Civil: Projektbuxheti 2024 për Dibranët

Në angazhimin sipas ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, për të cilin ne kemi komunikuar përveç publikut të gjerë edhe me Komisionet e Kuvendit dhe Njësinë e mirëqeverisjes të Qeverisë ne jemi angazhuar lidhur me ndryshime esenciale për t’iu përmbajtur disa parimeve bazë të qeverisjes së mirë. Mbajtja e konsultimeve në procesin e buxhetimit, dhe përtej kësaj periudhe buron nga detyrimi për llogaridhënie, e cila duhet të burojë nga analizat e detajuara dhe shteruese që konsiderojnë zbatueshmërinë e programit politik nëpërmjet monitorimit të vendimeve të Këshillit Bashkiak, por edhe performancës së Bashkisë dhe kryetarit të saj.

Duke qenë se vendimarrja e qeverisjes vendore buron nga procesi elektoral dhe programi politik vendor, atëherë monitorimi qytetar duhet të jetë gjithnjë në vëzhgim të veprimeve në zbatim të tyre, pasi në thelb janë ngjyrat politike që i kanë bindur të votojnë për qeverisjen vendore që u ka krijuar bindjen se do ti zbatojë ato që premton.

Ndërkohë komentet e opinionit të publikut, ku përfshihen kategori dhe shtresa të ndryshme të komunitetit vendor duhet të kryhen duke u bazuar te komenti i kualifikuar i qytetarit nëpërmjet ekspertizës së përzgjedhur.

Ligji për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale e bën këtë, por nuk ka dispozita që rregullojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në procedurat për marrjen e vendimeve me rëndësi vendore. Për më tepër, nuk ka sanksione administrative për mospërfshirjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe për moszbulimin e informacionit dhe llogaridhënies.

Nga vrojtimi dhe anketimi jonë ka më pak konsensus se çfarë nivel angazhimi është i dëshirueshëm dhe çfarë forme duhet të marrë. Mund të jetë në formën e: (a) thirrjeve publike për konsultime me qytetarë të interesuar, organizata të shoqërisë civile, ose bizneset vendase lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm; (b) të përhershme forume buxhetore ose grupe këshillimore (këshillat buxhetore), (c) mbledhjet me bashkësitë lokale (urbane/rurale), (d) pyetësorët online, (e) bisedat informale me qytetarët, etj.

Përgatitja e kërkesave buxhetore po ecën në një rrugëtim të përcaktuar në bazën ligjore, si dhe dokumentet referuese të përgatitjes së PBA 2024-2026.

 Udhëzimi i MFE për përgatitjen e PBA Vendore 2024-2026;

Formatit për plotësim i PBA 2024 – 2026

Plani Strategjik i Zhvillimit/Plani i Përgjithshëm Vendor (i teritorrit, plani social, plani i zhvillimit ekonomik, plani për mbrojtjen e mjedisit), të NJQV-së;

Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2024 -2026

Tavanet buxhetore të PBA 2024-2026 të miratuara nga Këshilli i Qarkut.

Prioritetet e Bashkisë shihen të lidhura me nivelin e shpërndarjes së shpenzimeve, por edhe politika të cilat kanë një vëmendje disavjeçare dhe që paraqiten si të rëndësishme për zhvillimin e qytetit dhe qytetarëve në kuadrin e objektivave që burojnë nga Plani i Zhvillimit Vendor dhe Strategjitë për zhvillimin e zonës sipas objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Prioritetet kryesore të shprehura në programe dhe politika të bashkisë Dibër janë pjesa e programit politik dhe në kuadër të përmbushjes së objektivave të qeverisjes qendrore.

Lexim të këndshëm!

Përshkrim

Buxheti i Bashkisë 2024 është një nismë që shërben si një qasje oponence teknike nga ana jonë dhe reflektim i zërit qytetar bazuar te metodologjia jonë e Auditit Social për pushtetin vendor, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantuan që në fillimet e vitit 2022. Në analizën që krahason arritjet e vitit 2023 (të dhëna operative), si dhe reagimet e qytetarëve të përmbledhur nga pyetësori për këtë qëllim gjatë Shtator – Tetor 2023 është përdorur si një e dhënë e bazuar në dy drejtime për të bërë një përqasje të pikave të takimit dhe atyre që ndahen midis ofertës buxhetore dhe rregullatore të bashkisë me kërkesat dhe reagimet e publikut vendor.

Një qasje produktive që vlen në situatën dhe kontekstin ekonomik është përmbledhja me komentet e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirja e fortë e pjesës aktive të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.

Buxheti vendor 2024, i cili hartohet si çdo vit duke u bazuar te të ardhurat nga paratë publike, përcakton projektet dhe shërbimet që do t’u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve vendore. Prandaj, duhet të shpërndahet mirë dhe të konsultohet thellësisht me qytetarët. Me konsolidimin e praktikave të hartimit të buxheteve të qeverisjes vendore vit pas viti, buxheti i vitit 2024 është rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe konstatojmë se është bërë i rëndësishëm për zhvillimin e lagjeve dhe fshatrave.

Buxheti i pregatitur nga bashkia bazohet dhe ndahet në pesë kategori, të cilat mbulojnë a) Pagat dhe kontributet, b) Mallra dhe mirëmbajtje, c) Shërbimet vendore, d) Projektet, e) Investime kapitale.

Kontributi i qytetarëve është i kufizuar vetëm në pak hapësira për ndërhyrje dhe ndikim te projekt buxheti. Përmbledhtazi ato janë në formën e propozimeve për shtimin ose heqjen e projekteve ose zvogëlimin/rritjen e ndonjë shume të dedikuar për një subvencionim. Gjithsesi, referenca e pandryshueshme sipas formatit të hartuar tashmë nga bashkia e bazuar te modeli tip i udhëzuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk pranon ndryshime esenciale, pasi ato konsiderohen se janë e drejtë autori e qeverisjes.