Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Vështrimi Civil: Projektbuxheti 2024 për Elbasanasit
0 €
Një qasje produktive që vlen në situatën dhe kontekstin ekonomik është përmbledhja me komentet e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirja e fortë e pjesës aktive të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.
Buxheti i pregatitur nga bashkia bazohet dhe ndahet në pesë kategori, të cilat mbulojnë a) Pagat dhe kontributet, b) Mallra dhe mirëmbajtje, c) Shërbimet vendore, d) Borxhe dhe subvencione dhe d) Investime kapitale.
Në angazhimin sipas ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, për të cilin ne kemi komunikuar përveç publikut të gjerë edhe me Komisionet e Kuvendit dhe Njësinë e mirëqeverisjes të Qeverisë ne jemi angazhuar lidhur me ndryshime esenciale për t’iu përmbajtur disa parimeve bazë të qeverisjes së mirë. Mbajtja e konsultimeve në procesin e buxhetimit, dhe përtej kësaj periudhe buron nga detyrimi për llogaridhënie, e cila duhet të burojë nga analizat e detajuara dhe shteruese që konsiderojnë zbatueshmërinë e programit politik nëpërmjet monitorimit të vendimeve të Këshillit Bashkiak, por edhe performancës së Bashkisë dhe kryetarit të saj.
Ndërkohë komentet e opinionit të publikut, ku përfshihen kategori dhe shtresa të ndryshme të komunitetit vendor duhet të kryhen duke u bazuar te komenti i kualifikuar i qytetarit nëpërmjet ekspertizës së përzgjedhur.
Pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes (nëpërmjet administratës vendore), marrja e informacionit më të mirë rreth aktiviteteve bazuar në programet e qeverisë vendore është ajo që fuqizon njerëzit në qeverisjen me pjesëmarrje.
Një informacion paraprak, si dhe veçanërisht publikimi i tij do të ndihmonte ekspertizën për të dhënë ide, do të nxiste debatin brenda qytetarëve dhe do të shërbente si një mbështetje e fortë në dialogun e pushtetit vendor me institucionet qendrore.
Në disa raste janë shfaqur nisma të projekteve për investime kapitale të pakërkuara apo që nuk janë prioritet i publikut, por pjesë e grupeve të caktuara të interesit.
Nga mungesa e informacionit këto diskutime publike edhe nëse janë bërë kanë shërbyer për qëllime formalizimi të investimeve, ndoshta kanë patur të nevojshme një analizë dhe diskutim edhe nga oponenca civile qytetare.
Nisur nga kjo qasje, takimet duhet të mbahen shumë më herët se sa aktualisht, për të siguruar që qytetarët kanë mundësi të shprehin nevojat e tyre dhe propozimet për investime në lagjet dhe zonat e tyre dhe ky input duhet të pasqyrohet në fazat e hershme të hartimit të buxhetit. Kjo do të inkurajojë qytetarët të marrin pjesë në seancat dëgjimore pasi shohin mundësinë reale për idetë e tyre për t’u dëgjuar dhe për të ndikuar në shpërndarjen e fondet publike dhe kopetencave rregullatore.
- Përshkrim
Përshkrim
Sfidat financiare me të cilat përballet pushteti vendor kanë qenë të forta muajt e fundit.
Si të gjitha autoritetet vendore, edhe Elbasani përballet me presione të vazhdueshme dhe të reja financiare, për shkak të një kombinimi faktorësh. Këto përfshijnë pamjaftueshmërinë e financimit të qeverisë qendrore dhe ndikimin e niveleve të larta të vazhdueshme të inflacionit të kostos.
Këshilli ka një histori të fortë të menaxhimit të mirë financiar. Kjo do të thotë se qyteti nuk përballet me presionet e menjëhershme financiare që bëjnë disa autoritete të tjera vendore.
Megjithatë, duhet të reduktohen kostot tona dhe të rritet sasia e të ardhurave që gjenerohen në mënyrë që të mund të vazhdohet të ofrohen shërbime të rëndësishme për banorët dhe bizneset.
Lidhur me pyetjen se çfarë e bën një qeverisje vendore të përfshijë qytetarët në buxhet, studiuesit kanë identifikuar faktorët e mëposhtëm: 1) faktorët mjedisorë, si kultura politike, forma e qeverisjes vendore, madhësia e komunitetit, dhe heterogjeniteti; 2) përdorimi i mekanizmave të angazhimit, siç janë dëgjimet publike, anketat e qytetarëve dhe komitetet këshillimore; 3) hartimi i procesit të politikave, të tilla si koha dhe nxitja e pjesëmarrësve; dhe 4) roli i administratorëve publikë, veçanërisht profesionalizmi dhe qëndrimi i menaxherëve të qytetit ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve
Buxheti i Bashkisë 2024 është një nismë që shërben si një qasje oponence teknike dhe reflektim i zërit qytetar bazuar te metodologjia jonë e Auditit Social për pushtetin vendor, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantuan që në fillimet e vitit 2022. Në analizën që krahason arritjet e vitit 2023 (të dhëna operative), si dhe reagimet e qytetarëve të përmbledhur nga pyetësori për këtë qëllim gjatë Shtator – Tetor 2023 është përdorur si një e dhënë e bazuar në dy drejtime për të bërë një përqasje të pikave të takimit dhe atyre që ndahen midis ofertës buxhetore dhe rregullatore të bashkisë me kërkesat dhe reagimet e publikut vendor.