Sot është Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë
Liria Fiskale në Kosovë mbërrin ditën e 93të të vitit 2021. Kjo ditë sipas llogaritjeve të ditëve sipas muajve të vitit bie në datën 3 Prill 2021. Në vitin 2020, Dita e Lirisë Fiskale ishte në datën 29 Mars dhe mbërriti në ditën e 88të të vitit 2020. ALTAX e llogarit për herë të 6të Indeksin e Lirisë Fiskale për Kosovën.
Kalendari i Lirisë fiskale për bizneset e të gjitha segmenteve të xhiros shikohet se edhe në Kosovë, ashtu si në Shqipëri ndryshon midis bizneseve më të mëdha në vend me ato më të voglat (përjashtuar Prishtinën) dhe janë mes tyre në një raport 2.4 : 1. Barra fiskale për dy segmentet e biznesit, sipas të ardhurave mesatare që gjenerojnë është në nivele të kuptueshme treguese të një barre më të lartë dhe pagueshmërie tatimesh e taksash prej 2.4 herë më shumë të bizneseve të mëdha lidhur me çfarë përfaqësojnë bizneset individuale në ambjentin ekonomik.
Barra fiskale në Prishtinë, për secilin segment biznesi është si vijon:
- bizneset individuale që tatohet me 3% të xhiros kanë një barrë fiskale prej 12.5 përqind;
- bizneset individuale që tatohet me 9% të xhiros kanë një barrë fiskale prej 18.5 përqind;
- bizneset të mesme me qarkullim vjetor mbi 50 mijë Euro kanë një barrë fiskale prej 27.6 përqind;
- bizneset të mesme me qarkullim vjetor mbi 500 mijë Euro kanë një barrë fiskale prej 29.7 përqind;
Kur krahasojmë barrën fiskale të bizneseve të mesme në Prishtinë, me ato të Tiranës shikohet një nivel më i lartë barre në Tiranë me 0.6% më shumë, e cila vjen më shumë nga niveli i lartë i barrës mbi kontributet e sigurimeve, që ndikon në një rritje të kostos për aktivitetet e shërbimit dhe ato të prodhimit.
Nga krahasimi mes tyre shikohet se ka nevojë që ndërsa ka një barrë të afërt për tatimet e konsumit, kjo nuk shikohet të ndodhë për normat e tatimit mbi pagat dhe kontributet. Ndërkohë, taksat vendore (komunale) kanë një ndikim të vogël në bizneset e mesme.
Sipas kalendarit të Lirisë fiskale për qytetarët dhe familjet kosovare, që i përfitojnë të ardhurat nga puna, duket se ndryshimi midis qytetarëve që kanë paga mbi 1.500 Euro/muaj me ato që kanë paga minimale, 80 Euro/muaj (përjashtuar Prishtinën) janë në një raport 1.5 : 1. Kjo tregon se barra fiskale për qytetarin me pagë minimale është 1.5 herë më e vogël se paga e qytetarit që merr pagë mujore të lartë. Ndërkohë, ndryshimi midis niveleve të pagave bruto për dy grupet është në raportin 18.8 : 1. Teorikisht, qytetari me nivelin e lartë të pagës bruto mban një barrë fiskale[1] sa 16.9% e pagës së tij, në krahasim me barrën fiskale prej 10.9%, që mban qytetari që ka pagë minimale. Por, pagueshmëria e taksave sipas nivelit të pagave varet edhe nga madhësia e bazës tatimore në rastin kur llogaritë nevojitet ti bëjë buxheti i shtetit. Dhe në këtë rast të Kosovës, nëse shikojmë barrën fiskale midis pagave të niveleve të njëjta shikojmë se barra fiskale ndaj pagave në Shqipëri është më e lartë se në Kosovë.
Kështu, për të njëjtën pagë të mesme prej 1.000 Euro, nëse krahasojmë barrën fiskale në Shqipëri me Kosovën, rezulton se barra fiskale:
- në Shqipëri është 27.3 përqind dhe Liria fiskale bie në 9 Prill;
- në Kosovë është 15.2 përqind dhe Liria fiskale bie në 25 Shkurt.
Nga ky krahasim i thjeshtë, shikohet se barra fiskale për qytetarët shqiptarë me nivel page të mesme është 80 përqind më e lartë se për qytetarët kosovarë për të njëjtën shumë page.
E gjithë panorama e barrës fiskale për pagat tregon ndryshimin e madh midis barrës së ulët të pagave në Kosovë dhe barrës së lartë të pagave në Shqipëri. Edhe pagat e patatueshme kanë një ndryshim të madh, ku barra fiskale në Shqipëri për pagën 26 mijë lekë në muaj është 15.8%, ndërsa në Kosovë barra fiskale për pagën 80 Euro në muaj është 10.9%. Ndryshimi mes tyre është 45 % më pak barrë fiskale në Kosovë. Arsyeja kryesore në këtë nivel të papajtueshëm është barra e kontributeve sociale.
Ndërsa në Kosovë kjo barrë është vetëm 5%, në Shqipëri ajo është 11.2%.
[1] jo vetëm tatim nga paga dhe kontributet, por edhe taksa e tarifa komunale
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.