-20%

Dita e lirisë fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe ballkanin perëndimor në 2021

Original price was: 10 €.Current price is: 8 €.

Ky raport mbulon periudhën 2020 dhe është i përbërë në 4 pjesë.
Në fillimin e raportit prezantohet barra fiskale dhe treguesit e saj për secilin vend të Ballkanit Perëndimor duke komentuar edhe arsyet e nivele të ndryshme të barrës fiskale. Pandemia është një nga ndikueset kryesore në prezantimin e një barre fiskale ndryshe nga vitet e tjera, pasi veprohet në kushtet e uljes së PBB-së.

Përshkrim

Në pjesën vijuese të raportit do të jepet një prezantim i kalendarit të lirisë fiskale, i cili është ndërtuar pikërisht sipas nivelit të barrës fiskale nga njeri vend tek tjetri.
Në pjesën e tretë do të prezantohet në mënyrë analitike barra fiskale dhe data e lirisë fiskale për kategorinë e tatimpaguesve shqiptarë që marrin pagën dhe paguajnë taksa dhe tarifa vendore, kontribute sshoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatim mbi të ardhurat personale mbi pagën që përbën pragun e tatueshëm.
Në po këtë pjesë sqarohen edhe barra fiskale për tatimet qendrore dhe vendore, si dhe kalendari i lirisë sipas segmentit të bizneseve që kryejnë aktivitet tregtar dhe janë të kategorizuara sipas modelit të segmentimit aktual që administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Në pjesën e katërt prezantohet në mënyrë analitike barra fiskale dhe data e lirisë fiskale për kategorinë e tatimpaguesve kosovarë, që marrin pagën dhe paguajnë taksa dhe tarifa vendore, kontribute shoqërore, si dhe tatim mbi të ardhurat mbi pagën që përbën pragun e tatueshëm. Më tej, në këtë pjesë do të trajtohet edhe barra fiskale dhe liria fiskale për bizneset, sipas segmentimit të bizneseve të lidhur me të ardhurat afariste, poshtë qarkullimit vjetor 50 mijë euro në vit, si dhe kategorinë e bizneseve që qarkullojnë mbi 50 mijë euro në vit dhe ato që janë biznese të mëdhenj.
Në fund të raportit do të bëhen edhe përmbledhja e gjithë prezantimit të elementëve më të dukshëm.