Për reduktimin e TVSH-së në sektorin elektro-energjetik shqiptar
Qendra ALTAX ka përgatitur dhe ka nxjerre publikimin me te fundit, ne formatin e një opinioni studimor lidhur me një diskutim qe nevojitet te këtë kërkime dhe studime te plota lidhur me sektorin elektroenergjetik, nivelin e tregut dhe ekonomisë si dhe efektet ne buxhetin e shtetit aktualisht nga ky sektor.
Ky opinion merret me ndikimet e mundshme të shkallëve të zbritshme të TVSH-së për buxhetin, ekonominë dhe konsumatorin. Zbatimi i një shkalle të reduktuar të TVSH-së në këto drejtime, duke tatuar më pak se shkalla standarde prodhimin dhe furnizimin me energji mund të çojë në uljen e çmimit relativ të produktit dhe kështu mundet të stimulojë kërkesën për këtë produkt.
Pyetja kryesore është se si ekonomia dhe konsumatorët nga njëra anë dhe buxheti nga ana tjetër do të ndryshojnë sjelljen e tyre në përgjigje të futjes së shkallës së reduktuar të TVSH-së.
Çdo ndryshim në regjimin e TVSH-së do të ketë pasoja më të gjera ekonomike (mbi aktivitetin ekonomik, punësimin, shpërndarjen e të ardhurave etj.). Analiza e kujdesshme ekonomike mund të ndihmojë në shmangien e ndikimeve të padëshiruara.
Futja e shkallëve të shumta të TVSH-së nënkupton një rritje jo të papërfillshme në barrën e kostove administrative dhe të pajtueshmërisë së firmave përkatëse.
Megjithatë, si një përvojë që duhet konsideruar një numër i Vendeve Anëtare të BE tashmë kanë një përvojë në përdorimin e shkallëve të reduktuara të TVSH-së, kryesisht për të promovuar produkte mjedisore.
Opinioni merr në konsideratë komente mbi propozimet e munguara me studime për reduktimin e shkallës standarte të TVSH në sektor si dhe mendime mbi kompensimin në buxhet të TVSH-së së munguar nga ulja duke marrë në konsideratë edhe konsumatorin bazë dhe industrinë.
Publikimin e plotë e lexoni duke klikuar KETU!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.