-14%

Për reduktimin e TVSH-së në sektorin elektroenergjetik

Original price was: 22 €.Current price is: 19 €.

Ky opinion merret me ndikimet e mundshme të shkallëve të zbritshme të TVSH-së për buxhetin, ekonominë dhe konsumatorin. Zbatimi i një shkalle të reduktuar të TVSH-së në këto drejtime, duke tatuar më pak se shkalla standarde prodhimin dhe furnizimin me energji mund të çojë në uljen e çmimit relativ të produktit dhe kështu mundet të stimulojë kërkesën për këtë produkt.

Category: Etiketa: ,

Përshkrim

Pyetja kryesore është se si ekonomia dhe konsumatorët nga njëra anë dhe buxheti nga ana tjetër do të ndryshojnë sjelljen e tyre në përgjigje të futjes së shkallës së reduktuar të TVSH-së.

Çdo ndryshim në regjimin e TVSH-së do të ketë pasoja më të gjera ekonomike (mbi aktivitetin ekonomik, punësimin, shpërndarjen e të ardhurave etj.). Analiza e kujdesshme ekonomike mund të ndihmojë në shmangien e ndikimeve të padëshiruara.

Futja e shkallëve të shumta të TVSH-së nënkupton një rritje jo të papërfillshme në barrën e kostove administrative dhe të pajtueshmërisë së firmave përkatëse.

Megjithatë, si një përvojë që duhet konsideruar një numër i Vendeve Anëtare të BE tashmë kanë një përvojë në përdorimin e shkallëve të reduktuara të TVSH-së, kryesisht për të promovuar produkte mjedisore.

Opinioni merr në konsideratë komente mbi propozimet e munguara me studime për reduktimin e shkallës standarte të TVSH në sektor si dhe mendime mbi kompensimin në buxhet të TVSH-së së munguar nga ulja duke marrë në konsideratë edhe konsumatorin bazë dhe industrinë