Një euro më e dobët po ndikon mbi gjithçka dhe po bie pak përfitime në vend

Një euro më e dobët po ndikon mbi gjithçka dhe po bie pak përfitime në vend

Deri tani, pengesa më e madhe e euros është një politikë e vetme monetare që shpesh nuk i përshtatet kushteve ekonomike lokale. Është e zakonshme që vende të BE-së të përfitojnë në këto kushte. Në të kundërt, të tjerët ku futet edhe Shqipëria vuajnë nga ky kurs diskriminues dhe ndikon në rënien e zgjatur ekonomike dhe papunësi më të lartë në të ardhmen.

Mbështetja e tepërt e ekonomisë tek Euro po i lë investitorët të nervozuar, ku kjo dilemë mundet që të pararendë një goditje të dhimbshme për prodhuesit.

BSH është kapur në dilemën më të keqe me të cilën mund të përballet banka qendrore: nga njëra anë inflacioni është i nevojshëm të ulet dhe kërkon një rritje të normave të interesit, nga ana tjetër, rritja e ekonomisë pa eurot dhe paundët informale është anemike dhe do të përfitonte vetëm nëse do të vijonte kjo situatë.

Në fund të fundit, rënia e euros po e bën problemin e inflacionit edhe më keq sesa është tashmë duke importuar inflacion të mëtejshëm për shkak të euros së dobët, që do të thotë se një panik në vijimësi në një ekonomi informale dhe të pastrukturuar mund të kalojë në një ulje të qarkullimit dhe në një rritje të informalitetit edhe më tej.

Prandaj, në kushtet kur konsumatorët shqiptarë nxiten mjaftueshëm nga paqartësitë e tregut dhe situata ende pasive e politikave monetare dhe fiskale, ata mund të presin çmime edhe më të larta.

Mbi të gjitha, kostot e jetesës po kërcënojnë konsumin dhe turizmin të rriten, dhe për të parandaluar rritjen e kostos së jetesës dhe gërryerjen e fuqisë blerëse të familjeve politika fiskale është e vetmja rrugëdalje.

Nga kjo euro e dobësuar po krijon premisa që të përfitojë nga importuesit europianë duke e blerë edhe më lirë krahun e punës së prodhimeve të eksportit, dhe kjo po ndodh veçanërisht me Italinë dhe vendet e tjera europiane.

Një euro në rrëshqitje po i shton barrën familjeve dhe bizneseve të cilët respektivisht varen nga remitancat dhe prurjet e investimeve kapitale që tashmë janë duke u lëkundur nga inflacioni. Një monedhë më e dobët nuk po i bën më të lira investimet dhe produktet vendase, pasi e pengon informaliteti dhe mjegullia e politikës, që nuk i lejojnë importet, që të ndikojnë në kostot e tyre ende të larta.

Në kohë normale, një euro e dobët shihet si një lajm i mirë për ekonominë që varet tek importet, por këto nuk janë kohë normale për shkak të fërkimeve globale të zinxhirit të furnizimit, sanksioneve dhe problemeve strukturore të brendshme të ndikuara shumë fort nga prapambetja e politikës shqiptare.

Për udhëtarët evropianë, një euro e dobët është një ndikuese në uljen e buxheteve të planifikuara për ti shpenzuar në Shqipëri.

Në njëfarë mënyre euro e dobët nuk po forcon ekonominë shqiptare, por politikën dritëshkurtër për një borxh publik më të ulët dhe për arritjen e një inflacioni më të ulët, të cilat në realitetin informal të ekonomisë shqiptare nuk përcillen në më shumë përfitime për shtresat në nevojë, si dhe në një perspektivë afatmesme për prodhuesit dhe turizmin në veçanti.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: