Dita e Lirisë Fiskale në 2024 në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Shqipërisë
Dita e Lirisë Fiskale për Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 është dita e 114të e tij[1]. Në vitin 2024, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kjo ditë bie më herët. Në Bosnjë – Hercegovinë, Malin e Zi dhe në Serbi dita e lirisë fiskale është më shumë se 1 një muaj më vonë se në tre vendet e tjera.
Vendet | B.T 2023 (%PBB) | Liria Fiskale 2024 | ||||
Janar | Shkurt | Mars | Prill | Maj | ||
Shqipëri | 25.8 | 31 | 29 | 31 | 3 | |
Bosnjë-Hercegovinë | 36.1 | 31 | 29 | 31 | 30 | 11 |
Kosovë | 25.7 | 31 | 29 | 31 | 3 | |
Mali i Zi | 36.2 | 31 | 29 | 31 | 30 | 11 |
Maqedonia e Veriut | 28.5 | 31 | 29 | 31 | 13 | |
Serbia | 37.1 | 31 | 29 | 31 | 30 | 14 |
BP6 | 31.6 | 31 | 29 | 31 | 24 |
Edhe në vitin 2024 kjo ditë ka ardhur pa ndryshime të ndjeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndryshimi i vetëm që ka ndodhur midis dy viteve gjendet në Kosovë, e cila në vitin 2024 e feston lirinë fiskale në të njëjtën ditë si në Shqipëri.
Në Shqipëri dita e lirisë fiskale 2024 është në të njëjtën ditë si në vitin 2023.
Dita e Lirisë Fiskale përfaqëson tatimpaguesit e një vendi përballë ngarkesës së tyre nga administrata fiskale për mbledhjen e detyrimeve tatimore për buxhetin.
Kjo ditë është data treguese për tu njohur, se në çfarë dite të vitit barra ndaj buxhetit të shtetit është përmbushur apo për ti treguar tatimpaguesve se sa ditë u duhet të punojnë me qëllim që të paguajnë pjesën e tyre të detyrimeve tatimore për llogari të buxhetit.
Pas kësaj dite të ardhurat e mbetura mbeten si logjikë në xhepin e biznesit apo individit, për të paguar shpenzimet individuale, familjare apo shpenzime për bizneset.
Nga llogaritja e ditëve që konsumohen në secilin vend për të paguar taksat që përbëjnë barrën tatimore, sipas të dhënave që ka deklaruar secila nga administrata e të hyrave fiskale dhe të konfirmuara nga Ministria e Financave për secilin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, rezulton se në varësi të nivelit barrës tatimore ndaj PBB-së, Dita e Lirisë Fiskale në 2024 në Ballkanin Perëndimor vjen në 24 Prill 2024
Liria Fiskale fillon udhëtimin nëpër rajon duke trokitur së pari në Kosovë dhe në Shqipëri në të njëjtën ditë, 3 Prill. Dhjetë ditë më vonë kjo ditë festohet në Maqedoninë e Veriut në 13 Prill, me 6 ditë më vonë se viti 2023.
Muaji Prill nuk ka më asnjë datë për tu festuar si ditë e Lirisë Fiskale për secilin vend, por në mënyrë simbolike data 24 Prill është dita e lirisë fiskale në gjithë rajonin.
Dita e Lirisë Fiskale vijon udhëtimin në muajin Maj, në Malin e Zi më 11 Maj dhe në të njëjtën ditë edhe në Bosnjë-Hercegovinë. Në 14 Maj udhëtimi i lirisë fiskale mbyllet në Serbi.
Këtë vit, Shqipëria, Kosova, BiH, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut paraqiten me rritje të barrës tatimore duke u afruar më shumë midis vendeve brenda dy grupeve rajonale.
Para kësaj date i gjithë rajoni i BP6 është ende i ngarkuar me detyrime për tu paguar për barrën tatimore që i përket sipas legjislacionit dhe aktivitetit.
Nisur nga data kur festohet Liria Fiskale, secili kupton se sa i rëndon barra e buxhetit qytetarëve të vendit.
Nga ana tjetër, Liria Fiskale është indeksi që tregon se sa ditë të lira kanë bizneset dhe individët përgjatë vitit për të punuar për veten dhe familjet e tyre.
Pse ndryshon çdo vit Dita e Lirisë Fiskale?
Llogaritja e lirisë fiskale është e përbërë nga tre faktorë:
Barra e tatimeve dhe taksave mbi të ardhurat individuale,
Barra e tatimeve, taksave dhe tarifave mbi të ardhurat e bizneseve, si dhe
Barra totale e tatimeve dhe taksave si përqindje e PBB-së.
Për ta prurë këtë ditë sa më shpejt për dijeni të gjithë taksapaguesve, ALTAX prezanton për çdo vit në këtë dekadë të fundit Kalendarin e Lirisë Fiskale. Arsyeja pse ndryshon dita është e lidhur ngushtë me të ardhurat që mblidhen nga administrata fiskale dhe agjensitë që mbledhin kontributet sociale për buxhetin e shtetit.
Sa më shumë të ardhura të mblidhen gjatë një viti, aq më vonë festohet Dita e Lirisë Fiskale për vitin pasardhës. Shqipëria e pati më vonë në 2024 këtë ditë, pasi u arritën të mblidhen më shumë të ardhura se një vit më parë në raport me PBB-në. Në vende të tjera të BP-së, kjo ditë po ashtu ka ndryshuar në vitin 2024, për arsye të mbledhjes së të ardhurave jo në të njëjtin raport me PBB-në si në vitin 2023.
Këto të ardhura jo detyrimisht mund të jenë njësoj midis viteve, por mund të jenë në të njëjtin proporcion kur ato shikohen si nivel i arritur ndaj PBB-së.
Dita e Lirisë Fiskale në 2024 në Shqipëri
Dita e lirisë fiskale është treguese përsa lidhet me barrën e taksave dhe tatimeve, si dhe në mënyrë referuese u tregon gjithë shqiptarëve se sa u është dashur të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre dhe u tregon se kjo periudhë ka zgjatur deri në mbylljen e tremujorit të parë të vitit 2023 dhe vetëm pak ditë nga fillimi tremujorit të dytë.
Dita e Lirisë Fiskale u festua nga taksapaguesit në ditën e katërt të Prillit 2024.
Liria Fiskale për vitin 2024 është në ditën e 93të të vitit, që bie në datën 3 Prill.
Vendet | B.T 2023 (% PBB) | Liria Fiskale në rajone 2024 | ||||||
Janar | Shkurt | Mars | Prill | Maj | Qershor | Korrik | ||
Tirana | 53% | 31 | 29 | 31 | 30 | 31 | 30 | 12 |
Durrës | 20% | 31 | 29 | 12 | ||||
Fier | 10% | 31 | 6 | |||||
Elbasan | 18% | 31 | 29 | 5 | ||||
Vlorë | 22% | 31 | 29 | 31 | 10 | |||
Korçë | 18% | 31 | 29 | 6 | ||||
Shkodër | 17% | 31 | 29 | 3 | ||||
Lezhë | 27% | 31 | 29 | 31 | 26 | |||
Berat | 21% | 31 | 29 | 31 | 5 | |||
Gjirokastër | 22% | 31 | 29 | 31 | 7 | |||
Dibër | 14% | 31 | 20 | |||||
Kukës | 19% | 31 | 29 | 8 |
Pas kësaj periudhe, fitimet nga puna dhe kapitali i përkasin individit dhe biznesit, pasi tashmë konsiderohet se buxheti ka arritur për vetëm 3 muaj të futë në buxhet nga takspaguesit një pjesë të fitimeve të gjeneruara nga puna apo kapitali duke lënë hapësirë për tre tremujorë të tjerë të vitit që ata të punojnë për veten e tyre.
Dita që feston gjithë Shqipëria nuk përkon me ditën e lirisë fiskale të secilit rajon, pasi barra tatimore për Shqipërinë llogaritet si mesatare e gjithë barrës tatimore të rajoneve të vendit.
Sipas barrës tatimore të secilit qark, si dhe nga llogaritja sipas kalendarit të vitit rezulton që Liria Fiskale të vijë në 12 rajonet shqiptare në fillim të mes të 3-mujorit të parë deri në fillim të 3-mujorit e tretë 2024. Llogaritja e Lirisë fiskale është bazuar te raporti që barra tatimore e çdo rajoni ka ndaj PBB-së rajonale.
Rajoni i Tiranës është më i ngarkuari me barrë tatimore dhe e feston këtë ditë shumë më vonë se gjithë rajonet e tjera. Dita e Lirisë Fiskale për tatimpaguesit e Tiranës bie në 12 Korrik 2024.
Për rajonet e tjera, Dita e Lirisë Fiskale në 2024, vjen fillimisht në rajonin e Fierit. Në vitin 2024 taksapaguesit e Fierit u duhet të punojnë vetëm 37 ditë për tu liruar nga barra tatimore. Dita e Lirisë Fiskale 2024 u festua në datën 6 Shkurt 2024. Por edhe taksapaguesit e Dibrës e festuan këtë ditë 14 ditë më vonë, në datë 20 Shkurt 2024
Taksapaguesit e rajonit të Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Durrësit pritën muajin Mars 2024 për të festuar lirinë tatimore. Në vitin 2024, Dita e Lirisë Fiskale respektivisht u festua në datat 3, 5, 6 dhe 12 Mars 2024.
Taksapaguesit e rajonit të Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Lezhës ju deshën të punojnë gjatë prillit për tu liruar nga barra tatimore. Në këtë muaj, respektivisht sipas radhës më lart, ata e festuan ditën e lirisë fiskale në datat 5, 7, 10 dhe 26 Prill 2024.
Në muajt Maj dhe Qershor nuk ka ditë të lirisë fiskale.
Në datën 12 Korrik 2024 edhe taksapaguesit e Tiranës do të festojnë Ditën e Lirisë Fiskale duke punuar 194 ditë të vitit për të arritur që pas kësaj të punojnë për veten e tyre pa patur më tej barrë tatimore.
Muaji Korrik është një muaj kur tashmë taksapaguesit shqiptarë janë tashmë të gjithë të liruar nga barra tatimore.
Pas kësaj date gjithë tatimpaguesit mund të llogaritin që të ardhurat që u mbeten ti përdorin për qëllimet dhe nevojat e tyre për konsum, kursim, apo investime.
Kjo lehtësi e simbolizimit të lirimit fiskal ndihmon në nxitjen e një konsumi më të madh për familjarët, si dhe në rritjen e kursimeve dhe përdorimin e tyre për investime nga bizneset. Por, në realitet përtej simbolikës së datës, planifikimet bëhen bazuar mbi programet që bazohen te performanca e biznesit apo individuale.
[1] Viti 2024 është vit i brishtë dhe si i tillë i afron me një ditë më shumë festimet për lirinë fiskale
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.