Dispozitat tatimore, që aplikohen mbi individët për menaxhimin e portofolit të tyre

Dispozitat tatimore, që aplikohen mbi individët për menaxhimin e portofolit të tyre

Në  pikën  2.3.4 të Udhëzimit nr. 5, datë 30.01.2006 ”Për tatimin mbi të ardhurat” , janë  trajtuar hollësisht të  ardhurat nga interesat bankare, ato të përfituara nga  letrave me vlerë apo bonot e thesarit. Në të ardhurat nga interesat bankare janë përfshirë të gjitha interesat nga llogaritë personale apo ato të përbashkëta të individëve, në banka  ose  në institucione të tjera financiare.

Moment i pagimi të të ardhurave nga interesat konsiderohet dita e pagimit të interesave në cash ose data e maturimit apo e rikapitalizimit të tyre.

Të ardhurat nga interesat bankare,  letrave me vlerë , apo bonove të thesarit të emetuara nga Qeveria, në tregun primar dhe të përfituara nga çdo  individ tatohen në shkallën 15 % Të ardhura nga interesat bankare  derdhet  në llogarinë e organit tatimor nga bankat në datën 15 të muajit pasardhës së kryerjes së pagesës së interesave. Në të njëjtën datë derdhet dhe tatimi mbi të ardhurat nga  bonot e thesarit dhe letrat me vlerë të emetuara nga Banka e Shqipërisë.

Në rastet kur përfituesi  i të ardhurave nga interesat bankare  apo nga  letrat me vlerë,  është person  fizik ose juridik tregtar, këto të ardhura të realizuara  përfshihen në të ardhura të tatueshme të  biznesit dhe tatohen në masën 15 % me tatimin mbi fitimin.

Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat,  interesat e marra nga bonot e thesarit ose nga letrat me vlerë të Qeverisë të emetuara para hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”.

Të ardhurat e përfituara nga pagesat për të drejtën e autorit dhe pronësinë intelektuale, janë të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, art, muzikë apo shkencë, që përfshijnë përdorimin apo të drejtën për të përdorur filmat kinematografikë, filmat dhe regjistrime të ndryshme për radio apo TV, çdo patentë, markë tregtare, skicë apo model, projekt, formulë sekrete, informacion apo proces teknologjik, lidhur me aktivitete industriale, tregtare apo shkencore. Edhe këto të ardhura tatohen në shkallën 15 % mbi të ardhurat personale.

Sipas pikës 2.3.6 të Udhëzimit Nr 5, datë 30.01.2006 trajtohen të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qiratë.

Me termin “enfiteozë” do të kuptohet kontrata me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorë dhe të përmirësojë një pasuri të paluajtshme, sipas përkufizimit të nenit 784 e vijues të Kodit Civil. E ardhur nga enfiteoza  konsiderohet shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë që i paguhet pronarit të pasurisë së paluajtshme nga personi që e merr pronën në përdorim. Në rastet kur marrësi në përdorim, sipas kontratës midis palëve, kryen shpenzime për përmirësimin dhe përshtatjen e kësaj pasurie për nevojat e tij, atëherë këto shpenzime do të konsiderohen si të ardhura për individin pronar të objektit dhe do të tatohen sikur të ishin e ardhur nga enfiteoza.

E ardhur nga huaja  konsiderohet çdo e ardhur e përfituar nga dhënia në formën e huasë e mjeteve monetare apo të mjeteve të tjera të ngjashme me to.

Të ardhura nga qiraja  konsiderohen të gjitha të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e tokës, ndërtesave e objekteve të tjera që shërbejnë për banim, aktivitet industrial, tregtar, shërbimi etj., por pa u kufizuar vetëm në to. Llogaritja e detyrimit tatimor për këtë kategori të ardhurash do të bëhet duke u bazuar në kontratën përkatëse.

Sipas nenit 38 të ligjit nr. Dispozita Kalimtare të ligjit të sipërpërmendur, tatimpaguesit që gëzojnë lehtësi dhe përjashtime sipas ligjit Nr. 8098, datë 28.03.1996 ”Për statusin e të verbrit” neni 4, janë të përjashtuar nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur këto persona kryejnë veprimtari private si persona juridikë, ligjit  Nr. 7811, datë 12.04.1994”Për miratimin me ndryshime të Dekretit nr. 782, datë 22.02.1994, ”Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve ” të ndryshuar, i gëzojnë ato sipas kushteve të parashikuara në këto ligje.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: