Detyrimet e blerësit kur regjistron apartamentin që blen
Pagesat si detyrime në rastin e transferimit të të drejtës së pronësisë së apartamentit/banesës në lidhje me transaksionin mes palëve janë në llogari të shitësit.
Shitësi
Individi që kalon[1] të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Pasuria e paluajtshme e kaluar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme, përcaktohet në kontratën noteriale të shitjes, e cila është nënshkruar nga palët (shitësi dhe blerësi). Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme.
Blerësi
Pasi blerësi ka kryer shlyerjen e vlerës së pasurisë së paluajtshme[2] per certifikatën e pronësisë zbaton procedurat sipas hapave që gjenden te portal qeveritar e-albania[3]
[1] me kalim të së drejtës së pronësisë, kuptohet akti i shitjes, dhurimit apo heqjes dorë nga pasuria e paluajtshme
[2] Shlyerja e vlerës së pasurisë objekt të kontratës së shitjes, vërtetohet nga dokumentacioni i përcjellë në ZVRPP, nëpërmjet njërës nga format e mëposhtme:
-Mandatarkëtimi të bankës për kalimin e shumës monetare nga blerësi në llogarinë e noterit;
-Mandatarkëtimi të bankës për kalimin e shumës monetare nga blerësi në llogarinë bankare të shitësit;
-Kontrata e sipërmarrjes/porosisë midis blerësit dhe shitësit (personit fizik/juridik) e shoqëruar me mandatarkëtimet përkatëse të porositësit në favor të sipërmarrësit
[3] https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9482
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.