Autofaturimi (auto ngarkesë) i TVSH

Autofaturimi (auto ngarkesë) i TVSH

Personi në Shqipëri, të cilit i janë furnizuar shërbimet, konsiderohet sikur ta ketë bërë furnizimin në Shqipëri si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike. Përfituesi shqiptar i shërbimit duhet trajtuar pastaj ne mënyrë te tille sikur te kishte sjelle shërbimin ai:

– ne Shqipëri dhe

– ne kuadrin e veprimtarisë së tij.

MË qartë këtij personi, nga njëra anë i furnizohet një shërbim dhe nga ana tjetër ai konsiderohet sikur e furnizon po atë shërbim.

Me anë të këtij përcaktimi  bëhet e mundur që të përcaktohet si vend i kryerjes së shërbimit ai i konsumit të tij, duke taksuar përfituesin e tij në Shqipëri.

Për këto raste dokumentimi i furnizimit bëhet me me anë të skemës së autofaturimit (reverse-charge).

reverse charge [1] ka kuptimin qe marrësi i shërbimit detyrohet të llogarisë tatimin mbi vlerën e shërbimit të marrë. Ne një rast te ngjashëm, një person i tatueshëm shërbimet kur furnizohet me shërbim te marra nga jashtë Shqipërisë gjykohet sikur të furnizohen nga personi i tatueshëm dhe për të furnizuar po atë. Kjo ka efektin që shërbimet e marra nga jashtë Shqipërisë dhe nga brenda Shqipërisë të trajtohen njëlloj për qëllime TVSH.

Ne një përshtatje ne shqip te reverse charge, Autofaturimi, apo Auto-ngarkesa ka kuptimin qe marrësi i shërbimit detyrohet të llogarisë tatimin mbi vlerën e shërbimit të marrë. Ne një rast te ngjashëm, një person i tatueshëm shërbimet kur furnizohet me shërbim te marra nga jashtë Shqipërisë gjykohet sikur të furnizohen nga personi i tatueshëm dhe për të furnizuar po atë. Kjo ka efektin që shërbimet e marra nga jashtë Shqipërisë dhe nga brenda Shqipërisë të trajtohen njëlloj për qëllime TVSH.

Sipas pikës 2, neni 86 i ligjit, për shërbime të marra jashtë Shqipërisë, TVSH- ja paguhet (auto-ngarkohet) dhe deklarohet nga marrësi i shërbimit person i tatueshëm i regjistruar në Shqipëri.

NË rastin kur personi që detyrohet të auto-ngarkojë TVSH-në është një person juridik i pa-tatueshëm atëherë ai vetëm për qëllime të pagesës së TVSH-së detyrohet të deklarojë dhe paguajë TVSH-në. Personi juridik i pa-tatueshëm nuk i lind e drejta të zbresë TVSH-në e auto-ngarkuar, pasi nuk kryen transaksione të tatueshme. NË këtë rast ai është pagues i TVSH-së.

NË rastin kur zbatohet procedura e auto-ngarkesës së TVSH-së (reverse- charge) për furnizime shërbimi vendi i furnizimit të të cilave është në vendin e marrësit të shërbimit në Shqipëri, marrësi i cili është person që i nënshtrohet regjimit të bizneseve të vogla, është i detyruar të paguajë TVSH-në në Shqipëri.

[1] auto ngarkesa

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: