MIGRIMI NË GJIROKASTËR DHE EFEKTET DEMOGRAFIKE DHE EKONOMIKE

MIGRIMI NË GJIROKASTËR DHE EFEKTET DEMOGRAFIKE DHE EKONOMIKE

Lëvizjet e qytetarëve jashtë Gjirokastrës dhe brenda saj kanë ndikuar një bilanc negativ të popullsisë rezidente, në vitin 2021.

1. Nga largimet dhe ardhjet e popullsisë në vitin 2021 në Bashkinë Gjirokastër ka një humbje neto migratore në 2021 me – 181 banorë ma pak. Ndërsa në nivel qarku, ky bilanc është edhe më negativ me – 536 banorë më pak. Demografia lidhur me strukturën gjinore anon nga femrat (48.5% meshkuj dhe 51.5% femra) .

Megjithatë shihet se është dominuese popullsia në moshë pune (15-64 vite), duke paraqitur një tregues vitaliteti të pashfrytëzuar të tregut të punës (69% punësimi).

Nga ana tjetër, duke patur dobësi në luftën ndaj informalitetit, si një tregues i korrupsionit, administrata vendore duhet të koordinohet me administratën qendrore rajonale në Gjirokastër për një vëmendje që nevojitet për të ndikuar mbi tkurrjen e informalitet, për të garantuar pensionet për të ardhmen e atyre që punojnë sot, por edhe pensionistëve aktualë.

Kjo qasje anti informalitet ndaj punës është edhe një ndër faktorët nxitës që duhet të formojnë një ambjent më të pranueshëm për të qëndruar ata që janë dhe gjithashtu për rikthim të atyre që janë larguar.

Në kushtet e një lëvizje migratore në kahun negativ është një tregues tjetër për orientimin e investimeve publike në objekte sociale, shëndetësore dhe arsimore profesionale, kulturore, sportive, të cilat nevojiten në rastin e prezencës së popullsisë aktive (arsimi) dhe asaj të moshuar (qendra shëndetësore).

Vini re!
Nisur nga largimet e ndjeshme në këtë bashki në dallim nga bashkitë e tjera në vend duhet të ndërtohet edhe një politikë investimesh dhe mënyra e komunikimit me publikun bazuar te parandalimi nëpërmjet edukimit profesional, por edhe investimit në infrastrukturën shëndetësore.

2. Lëvizjet e popullsisë si jashtë dhe brenda Bashkisë nuk kanë ndikuar në uljen e të ardhurave për frymë.

Gjirokastra është një nga qytetet e pakta të vendit me prodhim të brendshëm për frymë mbi nivelin mesatar të vendit, nisur nga vendndodhja gjeografike dhe tradita në bujqësi dhe blegtori, turizëm, afërësisë kufitare me Greqinë, si dhe nga hyrje të rezidentëve nga zonat rurale.

Ashtu si është vepruar në shumicën e bashkive në Shqipëri nëpërmjet programeve territoriale është konsideruar orientimi i investimeve dhe shpenzimeve buxhetore qendrore dhe atyre vendore në funksion të zhvillimit masiv.

Në 6 vitet e fundit Gjirokastra është objekt i zbatimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar (PPK) “Shqipëria 2030” për zhvillimin e territorit nëpërmjet urbanizimit dhe aktivizimit të burimeve të zonës.

Sipas Vjetarit statistikor Rajonal, 2021 të INSTAT migrimi i brendshëm neto (hyrje-dalje) në vitin 2021 në nivel qyteti dhe qarku është në ulje të dukshme, nëse krahasohet me vitin 2017 .

Edhe pse nuk ka fakte të lidhura direkte me investimet në ndikimin e vendimarrjes për migrim, analiza jonë në kuadër të kësaj teme është orientuar për të shqyrtuar faktorët që munden të kenë ndikim në lëvizjen ose jo të banorëve.

Sipas monitorimit të statistikave dhe fakteve në studime të kryera, shihet se ajo pjesë që kanë ndryshuar vendbanimin kanë lëvizur në qendrat urbane më të mëdha, kryeqytetin e vendit, Bashkinë Tiranë dhe bashkitë e tjera fqinje, por edhe jashtë vendit , kryesisht si një nivel i pranueshëm migrimi.

Ndërkohë, gjatë 4 viteve të fundit të ardhurat për frymë janë rritur me 82.3 mijë lekë.

Ajo çfarë nënkupton ky tregues, nisur nga tkurrja e popullsisë është që përveç rritjes së ekonomisë efektet e migrimit ndryshojnë të dhënat mesatare, por jo problemet sipas nevojave të banorëve, të cilat janë ende të paadresuara në mënyrë shteruese, përderisa largimet janë ende më të mëdha se ardhjet, duke tkurrur popullsinë e Gjirokastrës me 1.5% më pak vetëm në një vit.

3. Lëvizja migratore do të ketë ndikim negativ në grupmoshat e reja dhe fuqinë punëtore e tregun e punës.

Migrimi i brendshëm në Gjirokastër është i prirur që të ofrohet drejt tregjeve jo vetëm të brendshme, por edhe jashtë vendit për pagesa më të mira të vlerës së punës.

Në këtë situatë, transparenca dhe llogaridhënia është e nevojshme që të krijojë bindjen qytetare te një siguri afatgjatë, ku procesi i konsultimit me të gjithë grupet sociale dhe ato të interesit nuk është vetëm pjesë e detyrimit ligjor, por një komunikim bazuar mbi fakte dhe argumente bazuar në analizë dhe konkluzione që duhet të ndikojnë në vendim marrje dhe ti shërbejnë nevojave afatshkurtra dhe afatmesme.

Si faktorë të brendshëm janë faktorët ekonomikë që kanë ndikuar në largimin e familjeve drejt zonave ekonomike me mundësi më të mira jetese, por kjo është e lidhur edhe me pjesëmarrjen në tregun e punës dhe ekonominë zonale, që reflekton dhe gjendjen e përgjithshme e ekonomisë (të ardhurat /frymë), që kanë ndikimin kryesor në këtë deviancë, por edhe vullneti politik që ndryshon me kalimin e viteve. Faktor tjetër është edhe gjendja e përgjithshme e ekonomisë (të ardhurat /frymë), që kanë ndikimin kryesor në këtë deviancë.

Si faktorë të jashtëm janë kushtet e favorshme ekonomike në vendin e destinacionit, perspektiva e pagave më të larta, si dhe mundësive më të mira të punësimit, edukimit për moshat e reja, si dhe krijimi dhe rritja e kapitaciteteve dhe kursimeve për të siguruar të ardhmen .

Kujdes!
Problemi i migrimit do të fillojë të ndihet edhe më shumë në bizneset vendore, ashtu si në gjithë vendin, për arsye të largimit të specialistëve të ndryshëm në sektorin privat që kërkojnë një pagesë të lartë të aftësive të tyre në tregun e huaj.
Në këtë rast, Bashkia në koordinim me institucionet rajonale duhet të sensibilizojnë nisma për një marëdhënie të re midis punëdhënësve dhe punëmarrësve për rikualifikimi të pagës dhe indeksim të saj sipas edhe kushteve aktuale të ekonomisë nën inflacion.

4. Synimi i politikave kombëtare dhe programeve vendore duhet të azhornohen me ndryshimet për të frenuar një largim të ardhëm/aktual jashtë vendit nga Gjirokastra.

Vlera e shtuar në ekonomi përgjatë 2017 – 2020 shihet të ketë patur luhatje. Nga treguesit statistikorë ka patur vijimësi në rritje të të ardhurës për frymë në vlerën 535.2 mijë nga 617.5 mijë lekë/frymë në 2021, me një rritje në të ardhurat për frymë me 15.4% më shumë krahasuar me 2017, apo mesatarisht rritje 2.9 % në vit.

Rritja e të ardhurave për frymë në këtë nivel tregon për një trend mesatar zhvillimi të mirëqenies në standarte që nuk munden të përballohen, nisur nga rritja e çmimeve, kostove të jetesës në tërësi në kërkimin për një mirëqenie të rritur duke u perceptuar edhe nga qytetarët e Bashkisë se zhvillimi ekonomik ka patur rritje të pandjeshme për familjet dhe individët, e cila është në të njëjtën kohë e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e ndryshme.

Megjithëse në këto 2 vite të fundit (prej vitit 2019) ka një rritje të investimeve përreth qytetit, si dhe investimet e filluara që 5 vite përpara në zonat rurale që lidhin shërbimet për to, duket se vlerat e investuara nuk mjaftojnë për të rritur sa duhet vlerën e shtuar në ekonomi.

Ndërkohë, vlera e rritur e banesave të zonave të urbanizuara dhe të rinovuara ka ende kohë për të arritur në një përfitim për shumë familje, por që ky ndikim në disa ekonomi familjare është me pak efekt në ekonominë e qytetit dhe rrjedhimisht edhe në të ardhurat e bashkisë për shkak të kërkesës së dobët të tregut.

5. Strategjitë sektoriale kombëtare dhe vendore në parandalimin e migrimit dhe të nxitjes së ofertës së punësimit duhet të përditësohen nëpërmjet reagimit të qeverisjes vendore dhe zërit qytetar të organizuar.

Politika kryesore zhvillimore për nxitjen e ekonomisë së qëndrueshme dhe si rrjedhojë edhe punësimit cilësor është Plani i Përgjithshëm Vendor, 2016 (PPV) .

Ky plan është llogaritur të kushtojë 140 miliard Lekë (1.1 miliard Euro) , si kosto fillestare, pa llogaritur devianca dhe rritje të kostove të ndikuara nga faktorë të ndryshëm. Për preventivin e llogaritur shihet si një nga planet me kosto mjaft të lartë krahasuar me planet e zhvillimit në bashkitë e tjera që kemi analizuar.

Drejtimet kryesore të zhvillimit janë të programuara, në Planin e detajuar vendor (PDV), me orientime në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, në urbanizim, në bujqësi dhe turizëm, në infrastrukturë arsimore, shëndetësore, për ujësjellës dhe kanalizime, për nxitjen e turizmit dhe kulturës, për rehabilitimin dhe mbrojtjen e mjedisit (lumenj, pyje, mbetjet urbane dhe të ngurta) dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë duke ruajtur balancat mes sektorëve.

PDV, i miratuar pas PPV filloi të gjejë zbatim në buxhetin e shtetit të vitit 2017 dhe në gjithë vitet e tjera në vijim me programe që ende janë në proces zbatimi deri në vitin 2030.

Nisur nga shpenzimet që janë kryer deri më sot sipas PDV, si investime kapitale me fondet e bashkisë shihet se infrastruktura dhe gjithë veprimtaria e Bashkisë janë mbuluar me 5% të buxhetit të Bashkisë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.