Treguesit makroekonomikë dhe fiskalë të Maqedonisë së Veriut

Treguesit makroekonomikë dhe fiskalë të Maqedonisë së Veriut

Rritja ekonomike ka qenë e fortë në fillim të vitit 2023, por vjen pas një rritje ekonomike të ngadalësuar në vitin 2022 për shkak të konsumit privat më të dobët dhe një zvarritjeje më të madhe nga eksportet neto[1].

Rritja e prodhimit ka patur pritshmëri më të lartë por ka mbetur në nivelin e 1% vit/vit. Rritja u nxit nga eksportet, ndërsa konsumi privat, investimet dhe importet ishin më të dobëta se sa pritej.

Treguesit kryesorë ekonomikëMaqedonia e Veriut
202120222023
Popullsia, 1000 persona1,8371,8321,822
PBB, ndryshim real në %4.52.21
PBB për frymë (EUR në PPP)14,11015,01014,680
Shkalla mesatare e papunësisë (në %)15.714.413.1
Paga mesatare mujore bruto, EUR696773892
Inflacioni mesatar vjetor (në %)3.214.29.4
Deficiti buxhetor (% të PBB)-5.4-4.4-4.9
Borxhi publik (% të PBB)51.450.450
Fluksi i IHD-ve, EUR mln.575788650

Inflacioni vazhdon të jetë një sfidë, pavarësisht rënies në 9.4 për qind në 2023 nga kulmi i tij prej 14.4 përqind në 2022.

Inflacioni ra më shpejt se sa pritej, ku ngadalësimi i inflacionit do të thotë se pagat reale kanë filluar të fitojnë sërish terren, duke u rritur me më shumë se 10% në muajt e fundit të 2023.

Konsumi i familjeve, i nxitur nga remitancat, mbeti elastik përballë inflacionit vjetor ende të lartë, ndonëse gradualisht i moderuar dhe shtrëngimit të rëndësishëm të politikës monetare (me normën bazë të interesit të bankës qendrore në 6.15 për qind në fund të gushtit 2023).

Pensionet u rritën nga marsi 2023 dhe një rritje në pagën minimale hyri në fuqi nga prilli. Një eurobond 500 milionë euro u emetua në mars 2023 dhe BE-ja dha një grant për mbështetje buxhetore prej 80 milionë euro.

Rritja reale e pagave ka të ngjarë të qëndrojë ne status quo-ne aktuale për ca kohë, duke nxitur konsumin në gjysmën e parë të 2024. Kjo do të shoqërohet me paketën e mbështetjes fiskale që qeveria ka shpallur përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në prill dhe maj 2024.

Rritja ka të ngjarë të ngadalësohet në gjysmën e dytë të vitit, pasi paketa e mbështetjes fiskale, e cila përfshin rritje të përkohshme të pensioneve dhe transferta të ndryshme për grupe të ndryshme njerëzish vjen drejt fundit.

Për më tepër, mund të ketë pasiguri për formimin e qeverisë së re dhe kursin e saj të ardhshëm, veçanërisht në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kërkohen para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE

[1] https://www.imf.org/-/media/Files/Publications/CR/2024/English/1MKDEA2024001.ashx

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: